XX

1K 95 12
                                    

Dy oret e fundit, ulur ne ate kafe te vogel perballe Arseles teksa flisnin per librat, muziken, filmat, femijerine, kishte qene vertete i qete. Cdo mendim i semundjes se tij i larget, i paprekshem. Ishte prezenca e saj qe perzinte tutje cdo ndjenje negative te tij. Ajo ishte si ajo rrezja e pare e  diellit pas shiut qe depertonte rete kercenuese per te perkedhelur e ngrohur token e lagesht, ajo rrezja qe thyente tapetin e nxire te thurur nga rete kercenuese. Arsela ishte ajo vija vertikale qe shnderronte nje minus ne nje plus.
Dy ore dhe nuk ishte ende i ngopur nga shoqeria e saj ndonese Arsela qe qendronte ulur prane tij ate pasdite nuk ishte vajza e energjike dhe e shkujdesur por vajza me syte e lenduar.
Te buzeqeshte, kishte premtuar qe do ta bente te buzeqeshte serisht, nje nga ato buzeqeshjet ku dhembet e saj perfekte i shpetonin burgut te buzeve te saj, nje nga ato buzeqeshjet plot jete dhe jo ajo qe vishte here pas here ate dite, me shume si nje ngritje e cepit te buzes pas se ciles nuk fshihej asgje pervec boshtires qe ajo ndjente ne ate cast. Ai ishte i sigurte qe ajo ndihej e tille, sic ishte ndjere edhe vete Eriseldi diter kur Margot i kishte shkruajtur qe deshironte te provonte dicka ndryshe, nje pauze ne lidhjet e tyre qe ishte transformuar ne nje prezence mbytese ne jeten e saj.
Eriseldi nuk ishte mbytes, ai nuk ishte posesiv, nuk ishte xheloz per miqte e saj. Kurre nuk i kishte ndaluar qe te linte te tjeret pas dore per te, kurre nuk ishte bere pjese e jetes se saj i paftuar. Nuk kishte kerkuar llogari per shoket e saj te tjere, nuk merzitej kur ajo ishte shume e zene per te takuar Eriseldin dhe prape ajo tolerancen e respektin e tij e kishte perkthyer ne nje litar te shtrenguar, mbytes rreth qafes se saj.
Cfare ka qe nuk shkon? i kishte shkruar Eriseldi dhe pergjigja e saj e vetme ishte 'Asgje'.
Dhe ate moment pas asaj fjale aq jodomethenese ishte ndjere bosh, po aq bosh sa edhe kuptimi qe Asgje mbarte pas vetes. Si nje zog kishte fluturuar nga ajo foleja e tyre e ngrohte duke e lene pas. Eriseldi nuk ishte gati te fluturonte si ajo prandaj kishte mbetur pas, duke pare se si ajo largohej prej tij, aq thjeshte, me vetem nje mesazh.

- Do te cohemi? - pyeti Arsela duke nxjerre telefonin e saj nga xhepi i palltos per te pare oren. E vetmi moment kur ajo kishte bere dicka te tille.
Per asnje moment gjate oreve te fundit nuk kishte kontrolluar faqen e facebook apo mediave te tjera sociale. Margot ishte aq ndryshe prej saj, gjithmone me iPhone e saj ne dore, nje sy gjithmone i perqendruar ne ndonje mesazh ne facebook, ndonje kerkese e re miqesie ne Instagram. Numerimi i pelqimeve te fotove qe ajo postonte, edhe ato selfiet e tyre te buzeqeshura,  ishte gjithmone me i rendesishem se Eriseldi qe qendronte perballe saj. Zgjohej ne mengjes ne krahet e tij, asnje puthje per Erisledin peprara se te kontrollonte telefonin qe mbante poshte jastekut. Nese do te njihte hidhesine e xhelozise, telefoni i Margot ishte i vetmi per te cilin do te perqafonte ate ndjenje.

- Kaq shpejt? - ia ktheu Eriseldi.
- Nuk eshte shpejte. - u pergjigj ajo teksa drejtonte ekranin e telefonit te saj drejt tij per ti treguar oren qe tregonte 19.24.
- Nuk ka asnje menyre si mund te ta ndryshoj mendjen? Jam i gatshem te vazhdoj te diskujtoj me ty rreth atij librit tend te preferuar, Olivian dhe Caleb, edhe ate Lean kokekuqen vetem qe te te bej te qendrosh. - ofroi ai.
- Mendoj se ka ardhur koha te lexosh nje romance tjeter dhe pastaj mund te ritakohemi per seancen e dyte te klubit te librit. - tha dhe serisht ajo levizja aq mekanike ku cepi i buzes se saj ne menyre robotike ngrihej per te formuar nje pseudo-buzeqeshje.
- Me jep titullin. - tha Eriseldi. Nuk pelqente te lexonte romanca por rekomandimet e saj e benin te ndihej ndryshe rreth atyre librave te mbushura me ngjarje aq klishe dhe te parashikueshme. Lexonte per tu perhumbur mes atyre rreshtave, jo i perpire nga ato xhestet e tepruara dhe velese te personazheve kryesore apo ato fjalet e tyre aq skenike, si te ndonje skenari te nje pjese teatrale te deshtuara. Lexonte dhe mendonte per Arselen dhe reagimet e saj, a qeshte ajo me ato shprehjet aq klishe, a qante kur te dashuruarit ndaheshin? Cfare mendonte por mbi te tera me cfare ndjenjash te saj ngjyroste ato fjale te printuara te librave?

- 9 Nentor. - shpalli ajo pasi u menduar rreth nje libri te pershtatshem edhe per Eriseldin.
- Do takohemi me 9 Nentor? - e vuri ne loje ndonese e kuptoi qe ai duhet te ishte titulli i librit qe ajo rekomandonte. - Lerme te te kujtoj qe eshte vitin tjeter dhe une deri atehere mund...

- Mos thuaj qe mund te kesh vdekur, - nderhyri ajo, me ate zjarrin inatcor qe digjte syte e saj. Nuk mundi ti vishte me shkelqimin e buzeqeshjes por arriti ti ngjyroste syte e saj me nervat e saj. Cdo gje ishte me mire se ai lendim qe i bente ata sy vitale te dukeshin te pergjumur, te permbysur e te thate.

- Dhe eshte titulli i librit. - shtoi ajo.
- Kur eshte takimi? - kerkoi te dinte Eriseldi perpara se te ndahej prej sa ne ate mbremje te ftohte e te erret.
- Kur te perfundosh se lexuari librin. - tha Arsela teksa shtrengoi ne dore canten e saj dhe u ngrit. Beri te njejten gje dhe pasi pershendeti kamarierin e lodhur si edhe ajo, dolen serisht ne ajrin e akullt e cpues qe sulmoi lekuren e tyre si mijera thikeza te vogla.
Qendruan te palevizur perprara hyrjes se asaj kafeneje te perhumbur ne shikimet e njeri tjetrit, te perpire serisht nga ajo heshtja e tyre.
- Une, une po shkoj. Jam kendej. - tha Arsela teksa ulte syte per te pare pllakat e piseta te atij trotuari te ngushte. Tregoi majtas me doren e saj, andej nga rruga bente nje kthese te lehte.
- Do te te shoqeroj. - tha aty per aty Eriseldi por ajo mohoi me koke. - Te lutem? - shtoi ai por Arsela mohoi serisht dhe pasi murmuriti nje 'Naten e mire' te thjeshte ktheu kurrizin per tu larguar, per tu bere nje me naten. Qendroi i palevizur, ndiqte me sy ate lekundjen e lehte te trupit te saj aps cdo hapi te hedhur, deri kur silueta e Arseles u zhduk pas ktheses se lehte.
Vetem ate here, kur ajo u gjend jashte kornizes se shikimit te tij, tere ndjenjat qe vetem ajo dinte si te largonte u rikthyen fuqishem ne qenien e Eriseldit. Kanceri.
Mund te betohej qe ndjente rrahjet e zemres se asaj mase  te lige qe rritej brenda tij, si nje qenie qe jetonte brenda trupit te Eriseldit. Ndjente helmin qe perhapej prej atij bujtesi te paftuar qe helmonte jo vetem trupin e tij, ate mbeshtjelle te shpirtit te Eriseldit, por edhe mendimet e tij, ndjenjat e tij.
Shfryu nen ze dhe nisi te ecte, ne drejtimin tjeter drejt shtepise se tij. Nje hap, dy hapa me larg Arseles, e pas cdo hapi ne te ftohte ajri behej edhe me mbytes dhe digjte mushkerite e tij, zemra e tij rrihte me fort, protestonte brenda kraharoit te Eriseldit duke kerkuar serisht ate qetesine qe vetem Arsela i falte. Madje ajo pompe ndjenjash dhimte, teksa zinxhiret e semundjes se shpifur filluan te shtrengohen serisht rreth saj...
Por ai vazhdoi te ecte... Nuk do te dorezohej, nuk do te thyhej. Jo sonte.

PS: Pompa = zemra :P :P

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now