XXI

1K 100 38
                                    

U fut ne apartamentin ne qender te Tiranes qe ndante me familjen e tij i lodhur, me frymen qe i merrej dhe me ate dhimbjen therese ne gjoks qe ishte bere me e forte pas cdo hapi. Jo kancer, nuk te lejoj te thyesh zemren time. deshironte ti thoshte asaj semundjeje nese ajo do te mund ta degjonte.
Mbylli deren me pertese pas vetes dhe u mbeshtet ne te. Vetem tre sekonda mendoi teksa mundohej me kot te normalizonte frymemarrjen e tij te shpejtuar, por mushkerite e tij refuzonin te fryheshin ashtu si nje komerdare e cpuar dhe ajo dhimbja shtrenguese kishte vendosur te vazhdonte te shtrydhte gjoksin e tij.
3 sekondat u bene nje minute e me pas dy. Ishte e ema qe u shfaq ne deren e guzhines per ta gjetur akoma mbeshtetur pas deres. E shqetesuar, me ate merakun memesor te stampuar ne fytyren e saj rendi drejt tij me njemije pyetje.
- Cfare ke Seld? - pyeti ajo teksa me doren e saj ledhatonte fytyren e tij te zbehte te pushtuar nga djerse te ftohta. I kishte munguar ajo prekja aq e bute e se emes, kishte vite qe dora e saj nuk perkedhelte fytyren e tij tashme burrerore. U perhumb ne prekjen e se emes duke kerkuar shpetim ne butesine e saj, ate butesi qe i kujtonte ato ledhatimet e neteve kur i lexonte perralle pas perralle teksa i ferkonte koken qe ai te flinte, ato perkedheljet e masazhet e palodhura kur temperatura e vendoste perfund dhe koka i dhimbte sikur te ishte duke u care. Ajo gjithmone kishte zgjidhur gjithcka, semundjet e tij te femijerise. Mama, me shero edhe nga kjo poshtersise qe po me tret pak nga pak? deshironte ti pergjerohej por heshti. Ajo ende nuk dinte asgje.
- Asgje, eca shpejte. - genjeu ai me fjalet e shqiptuara me mijera pauza mes tyre.
- Je i zbehte. - vazhdoi ajo.
- Ishte ftohte. Po shkoj ne dhomen time. - shpalli ai teksa mblodhi tere forcen e mbetur te trupit te tij te konsumuar per te ecur me hapin e sigurte, ate hapin e tij te perhershem drejt dhomes se tij; muret e saj ende te veshura me ato posterat e tij adoleshentore, play station i vjeter i hedhur ne nje cep te larget te dhomes, e ne anen tjeter ajo bibloteka e vogel e tejmbushur nga libra te trashe; enciklopedi, klasike te letersise boterore. Cdo gje ishte sic e kishte lene, kur perpara 9 vitesh ishte transferuar ne Viene per te hedhur atje hapat e pare drejt nje jete te re.
U leshua ne krevatin e vogel, mbuluar me ate guverten e vjeter me Batman prej se ciles kishte refuzuar te hiqte dore sikur ajo te ishte pasuria e tij me e madhe. Nuk ishte dorezuar perpara deshirave te se emes per ta zevendesuar me dicka me 'prej te rrituri' edhe pas asaj heres kur nje vajze qe kishte sjelle ne shtepi, e para vajze qe kishte dashuruar me ate menyren e tij te thjeshte e naive adoleshentore, e para te cilen e kishte ftuar ne shtepine e tij. Ajo kishte qeshur me te kur kishte pare ate kuverte te vjetersuar dhe pas disa puthjesh kishte refuzuar te flinte me te me pretekstin qe 'i duhej te rritej edhe pak'. Kishte fshehur pas atij preteksi idiot friken e saj per naten e pare krah nje mashkulli.
Terhoqi telefonin nga xhepi i xhinseve duke perzene ato kujtime te vjetra te shkolles se mesme. Hapi email, nje zakon qe kishte fituar qekur kishte filluar te punonte. Nuk kishte me biseda te gjata whatsapp apo chat-e facebook. Krejt papritur ato i kishin lene vendin korespondencave serioze mes kolegesh. Por nuk ishin email e punes po ai i spitalit te Vienes cka i terhoqi vemendjen. U kishte nisur pa ngurruar pergjigjet e analizave sic u kishin kerkuar.

Lexoi me nje fryme ate email te gjate shpjegues ku njeri prek mjekeve Onkologe i shkruante qe kishte pare cdo analize te tij, kishte nje ide te qarte rreth diagnozes dhe trajtimit qe do te provonin me te. Duhet te paraqitej sa me pare ne Viene, e prisnin te pasnesermen ne spital per te diskutuar gjithcka. Duhej njeri prej prinderve te tij, per te firmosur letrat e shumta legale. Nuk mjaftonte vetem firma e Eriseldit per te vendosur per qenien, trupin, semundjen e tij.
Flaku telefonin tutje, i nervozuar me ato rregulla idiote qe e detyronin ti rrefente prinderve te tij ate sekret qe vetem Arsela e dinte. Arsela, se ciles do ti duhej ti thoshte mirupafshim te nesermen perpara se te hipte ne ate avionin e urryeshem te AustrianAirlines qe do ta conte serisht drejt Vienes, por jo pa takuar Arselen, jo pa lexuar ate librin romantik qe ajo i kishte rekomanduar, bileta per nje takim tjeter me te.
Pa humbur kohe shkarkoi librin ne Kindle dhe filloi te lexonte nxitimthi, i perqendruar perpos dhimbjes therese e shperqendruese. Nje vajze pa vetebesim, nje djale pakez 'i cmendur' qe e mbron tek i ati dhe dalin sebashku, pikerisht ne diten e saj te fundit te qytet. Haa sa ironike mendoi sepse per here te pare dicka ne nje liber romantik qesharak perputhej aq shume me realitetin e tij.

Dita e tyre e mbushur me shoqerine e njeri tjetrit perfundoi kur i premtuan njeri tjetrit te takoheshin cdo vit, ne 9 Nentor.
Vazhdoi te lexonte, ritakimet e tyre, pengesat gjate rruges qe nuk i lejonin te ishin me njeri tjetrin dhe ate fundin e shume deshiruar ne te cilin ishte i sigurte qe syte e bukur te Arseles ishin njomur nga lotet e pabindur.
Lexoi fjalen Fund dhe vetem atehere mbylli syte e vrare nga ajo drita e forte e ekranit te telefonit. Nje pyetje e vetme ne mendjen e tij, nje pyetje qe e kishte munduar qe ne kapitujt e pare: Pse me rekomandove pikerisht kete liber Arsele?

***

Eci me pertese ne rruget e zbrazura te Tiranes, duke zgjedhur rrugen me te gjate per ta cuar ne shtepine e saj. Nuk deshironte te kalonte perpara asaj kafes ku gjithmone ulej me Frenklin, as perpara atij supermarketit ku nje dite i kishte blere nje cokollate ne permujorin e tyre te pare, nje tradite qe e ruajten per nje kohe te gjate. Refuzonte te kalonte edhe perpara atij shitesit te luleve ku ai i kishte blere nje buqete me trendafila. Nuk deshironte te shikonte asgje qe zgjonte kujtimet rreth Frenklit ne mendjen e saj, kujtime qe deri ate mengjes kishin qene si thesare te pacmueshem per te, tanime ishin transformuar ne shigjeta qe piketonin zemren e saj.
U gjend poshte pallatit te saj dhe me pertese, tashme me kembet e lodhura nga ecejaket e gjata, ngjitu shkallet per ne apartamentin e saj.
I ra ziles, dhe priti, qe e ema te hapte deren me ate energjine e saj te cuditshme. Do ta kritikonte, sepse nuk i ishte pergjigjur dy thirjeve te saj te fundit por ato shikimet e saj te vrenjtura ishin gjeja e fundit qe e shqetesonte ne ate moment.
- Ku ishe? - ishin fjalet e saj te para. Cfare ndodhi me Mireseerdhe mama? deshironte ti kujtonte por heshti. Nuk kishte me fuqi, as per te belbezuar fjalet me te thjeshta.
- Verdalle.
- Deri tani? Me ke? Pse nuk mu pergjigje? - e sulmoi me pyetjet e saj e ema.
- Me nje shok. - u pergjigj Arsela teksa bente te largohej drejt dhomes se saj, por e ema e ndoqi nga pas.
- Cfare shoku thua moj? Frenkli? - vazhdoi e ema teksa ulej ne shtratin e saj te rregulluar.
- Jo ma. - iu pergjigj thate Arsela teksa hidhte canten tutje ne dyshemene e dhomes se saj te veshur me ate parketin e drrunjte.
- Cme ben duke bredhur me djem te tjere ti? - kritikoi e ema. Sepse Frenkli, idhulli yt, dhendri jot i ardhshem me tradhetoi deshironte ti perplaste ne fytyre por serisht heshti. Kete here jo sepse deshironte te mbronte ate maskarain, por veten dhe ato plaget e saj ende te fresketa dhimbja e se cilave sapo kishte filluar te qetesohej pakez.
- Asgje ma. Jam e lodhur. Deshiroj te flej. - dhe terhoqi pizhamat e saj me ngut dhe pasi flaku rrobat e piseta te asaj dite te mallkuar ne dysheme veshi ato rrobat e rehatshme te pambukta te gjumit.
- Do flasim neser zonjushe. - ishin fjalet e fundit te se emes, te veshura me ate kercenimin e saj te heshtur, perpara se te perplaste pas vetes deren e dhomes se saj.
Naten e mire mama belbezoi nen ze.
Pa lare fytyren, si kurre me pare, terhoqi batanijen e rende dhe u struk nen te.
Deshironte te flinte, por gjumi endacak kishte vendosur ta braktiste ate mbremje. Ishte vetem ajo dhe mendimet e saj te trishta, ato mendime te cilat nisnin me shkollen, librat, madje edhe Eriseldin por perfundonin me Frenklin.
Ndjeu nje lot te pabindur qe rrodhi ne faqen e saj, i ngrohte. E fshiu me ngut me pellemben e dores duke refuzuar te qante. Fshiu edhe ate lotin e dyte,edhe te tretin... Deri kur lotet u kthyen ne ngasherima dhe nuk duart e saj tashme te njoma nuk mund te thanin me fytyren e Arseles.
Qau, aty strukur nen batanijen e trashe, mbledhur si nje femije me gjunjet prane barkut, qau jo per tradhetine e Frenklit dhe sepse ndihej e pashprese. Qau per ate besimin e verbert te cilin ia kishte dhuruar dikujt qe nuk meritonte me asgje prej saj, per ate naivitetin e saj me te cilin ai qe duhet te ishte mbruoja e saj ndaj botes ishte tallur me shume se cdokush tjeter, qau per kohen e humbur.
Vetem qau...
Mes atyre pasthirma te mjaullimta qe i shpetonin teksa trupi i saj dridhej nga ngasherimat qe e kishin pushtuar ndjeu zilen njoftuese te nje mesazhi te ri. Terhoqi telefonin nga poshte jastekut ku e kishte vendosur pak me pare, dhe me shikimin e turbulluar nga lotet djeges lexoi emrin e Eriseldit.

E mbarova librin Arsele. Neser ne oren 10 tek vendi yne?

E kishte lexuar, ai djale ende i huaj edhe nje here tjeter nuk e kishte zhgenjyer. Me duart e mpira shkruajti pergjigjen me te shkurter. Vetem nje Po.

Po, do ta takonte per tu perhumbur edhe njehere ne ate qetesine qe ai dinte ti falte. Ne vendin e tyre... Nenqeshi lehte duke mposhtur deshiren per ta pyetur ne nje mesazh te dyte: Qekur vendi i saj i preferuar ne Tirane ishte shnderruar ne vendin e tyre?

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now