XXVI

1.1K 97 27
                                    

Krahet e tij rreth saj... ne fillim shtangu, pa e pritur ate sulm aq te ngrohte te Eriseldit por iu deshen vetem pak sekonda qe te relaksohen ne ate perqafim.
Je perfekte i kishte peshperitur ai.

Perfeksioni nuk ekziston deshironte ti kujtonte, nuk ka asgje perfekte, te tere kemi krisjet tona, ato skutat e erreta dhe te shemtuara qe ia fshehim botes. Perfeksioni sishte vecse nje fasade dhe ajo nuk deshironte te ishte e tille. Jo, ajo deshironte te ishte e vertete. Ashtu sic ishte edhe ai vete. Perfektshmerisht i vertete.
Engjell... e kishte quajtur edhe engjell, dicka aq divine, aq te paster. Jo, ajo nuk ishte e tille. Nuk mund te ishte e paster persakohe ai djallush i poshter vazhdonte te manipulonte mendjen e saj, e bente te besonte ne dashuri, ne nje dashuri te pamundur, ate te saj kundrejt Eriseldit.
Nuk eshte me i lidhur, filloi serisht llafazani i vogel,  boll u kape pas arsyeve te paqena per te mohuar ate qe te tere do ta shikonin. Ju duheni, ju jeni bere per njeri tjetrin.
Tunduesi i poshter heshti dhe bashke me te u paralizua dhe cdo neuron i saj, kur buzet e Eriseldit perkedhelen aq butesisht, si nje cohez mendafshi ate lekuren e saj te bute, ate pjesen aq te ndjeshme pas veshit, aty ku Arsela perlqente te ngecte floket e saj te gjate.
Nje cast, nje prekje mjaftuan qe nje drithme te pushtonte tere qenien e saj. Gezim, kenaqsi, deshire... Nje kokteil ndjenjash shperthyen si nje bombe per te pushtuar trupin e saj dhe vetem per nje cast pyeti veten: Si do te ishte te puthje ato buze? Buzet e plota te djalit te embel qe vazhdonte ta shtrengonte ne krahet e tij.

Ndonese do deshironte te kalonte perjetesine ne ate mbeshtjellen e ngrohte qe vetem Eriseldi i dhuronte, u shkeput prej atyre kraheve dhe papritur i ftohti i pasdites dimerore e pushtoi, nje i ftohte me i eger tanime qe ksihte perjetuar pranveren prane Eriseldit.

- Hmm, ndoshta duhet te ikim. U be vone. - peshperiti ajo nenze edhe vete e pasigurte nese kjo ishte cka vertete deshironte.

- Ndoshta jo. - u pergjigj ai teksa me syte e tij aq pasionante e studionte sikur fytyra e saj te ishte nje pikture e ekzpozuar ne muret e ndonje muzeumi te famshem boteror, e studionte ashtu sic nje arkitekt studion kendet e ndertesave te ndryshme. E studionte sikur tere bota te fshihej pas fytyres se saj. E ishin po ato sy te heshtur qe dukej sikur bertinin: Mos me ler, behu e imja...

Shpulle, ky ishte nje nga ato momentet kur dikush duhet ta pickonte, ti gjuante nje shpulle, ti hidhte nje kove uje mbi koke qe ajo te zgjohej nga ato enderra te parealizueshme ne te cilat ishte zhytur, ku rrezikonte te mbytej kur dora e fundit qe mund ta shpetonte, ajo e Eriseldit, te largohej. Ndoshta pas nje jave, ndoshta pas nje muaji. por ai do te largohej per te vazhduar me jeten e tij disa qindra kilometra larg dhe ajo do te vazhdonte te merrte urbanin cdo mengjes per ne QSUT. Jeta, jeta e tyre nuk kishte vend per njeri tjetrin.

- Mendoj qe... - nisi ajo por Eriseldi e nderpreu me nje tjeter perqafim, kete here nje perqafim aq spontan, si te atyre cifteve qe ecnin krah njeri tjetrin ne rruget e qyteteve me romantike ne bote, te dashuruar.

- Mos mendo, vetem per sonte. Te lutem. - i peshperiti teksa me doren e tij gjeti floket e saj te dendur per te imituar ate levizjen qe Arsela e bente gjithmone, per ti fshehur ato pas veshit te saj te vogel. E nejjta dore rreshqiti ne faqen e saj ku i ftohti kishte thare lekuren e bardhe te Arseles. E perkedheli, me adhurim dhe plot butesi. Jo, ata ndoshta nuk ishin perfekte por te dy bashke kishin krijuar nje cast te tille.
Jo, kjo nuk ishte nje enderr, dora e tij po studionte fytyren e saj, te njejtat gropeza ku syte e tij pak me pare kishin udhetuar. Jo, nuk mund te ishte nje enderr, por nese vertete ishte e tille kete here nuk deshironte te zgjohej. Kete here deshironte te dashuronte, te dashuronte dhe te digjej ne zjarrin e asaj ndjenjte aq te zjarrte dhe ne te njejten kohe te bute, aspak te furishme sic ishte nje zjarr i vertete, qe ushqente per Eriseldin.

- Ok. - pohoi ajo butesisht.

- Faleminderit,  - ishte pergjigja e vetme e tij. Largoi doren nga fytyra e Arseles per te gjetur doren e saj, per ta shtrenguar teksa ecnin krah njeri tjetrit. Jo ata nuk ishin perfekte, por 'lidhja' e tyre ishte...


Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now