V

1.2K 113 28
                                    

Dhimbja e mesit shkaktuar nga krevati aspak i rehatshem dhe zhurma e herepashershme renkuese e nje ambulance e benin te pamundur qe ai te flinte. U mundua te shtriqej, cdo levizje e tij e ngadalte dhe aspak ctensionuese, ne menyre qe kercitja e sustave te shtratit te vjeter te mos zgjonte nga gjumi zonjen e moshuar me te cilen ndante dhomen e mykur te spitalit, ne pavionin e dyte te Kardiologjise.

Kishte shtratin prane dritares, xhami se ciles ishte krisur ne cepin e majte sikur dikush te kishte tentuar ta thyente me nje grusht deshperimi.
Ahh sikur te kisha nje grush te forte, ti bie n'zemer malit qe sban za, citonte ne mendje Migjenin sa here syte e tij fiksoheshin ne ato te krisura.  Ah sikur te kisha nje grusht te forte, mendonte, ti beja keto mure e xhama te ndjenin, te ndjenin vuajtjet dhe dhimbjet e njerezve qe burgosnin brenda spitalit.
- Dyshojme per nje tumor -  i kishte thene mjeku flokebardhe, thinjat te cilat i kishin mbire si barera te keqinj kudo ne koke mes fijeve te pakta te zeza e  benin te dukej edhe me plak nga cishte. Cuditerisht, i kujtonte gjyshin e tij marangoz i cili gjithmone i thoshte 'Nuk ka asgje qe nuk rregullohet bir, do vetem pak mend dhe durim, dhe shume pune'. I lindi deshira te pyeste mjekun, ate mesoburre te lodhur pertej viteve se cmendim kishte, a rregulloj cdo gje valle? A rregulloj cdo njeri, semundje me pak durim e pune?
- Cfare tumori? - kishte kerkuar te dinte. Dicka po rritej brenda trupit te tij, nje topth te keqeje qe tashme kishte filluar te shfaqte shenjat e para te pranise se tij te padeshiruar.
- Nuk e dime ende. Duhet te bejme disa teste per te qene te sigurte.
- Dakort. - dhe i kishte buzeqeshur mjekut te shtangur.
- Nuk para ndodh qe dikush te buzeqeshi? - e kishte pyetur  Eriseldi por pa i lene rradhe mjekut te pohonte vazhdoi te thoshte - Eshte dicka kaq e frikshme fjala tumor per te tere qe harrojne te marrin fryme, te kujtohen qe ka edhe raste qe shkojne mire. Ti duhet te shohesh nga te tere llojet e njerezve vertete.
- Po. Po nuk para na ndodh te kemi raste si i yti ne pavionin tone. - pranoi mjeku. - je i vecante.

Ishte quajtur shume here 'i vecante'. Kur kishte mesuar te shkruante dhe lexonte para klases se pare, kur kishte shkelqyer ne shkolle ndonese nuk kishte qene kurre 'peshkopi' i klases, kur kishte fituar olimpiaden e matematikes dhe sa e sa here e tjera.
'Eshte i vecante, eshte krenaria jone' thoshte tere mburrje e ema.
Do te vazhdonte ta bente krenare per vite te tera, kanceri apo cfaredoqofte nuk do ta fshinin ate nga jeta e prinderve te tij.
Duhej ti telefononte sapo te agonte i kujtonte vetes teksa qendronte shtrire ne krevatin e ngushte, mbuluar me batanijen e holluar nga larjet e njepasnjeshme. U kishte thene qe do kalonte disa dite nga nje shok ne Durres per ditelindjen e tij, por nuk mundej ti genjente edhe me gjate. Duhet ti shkruante nje email edhe kompanise se ndertimit per te cilen punonte ne Viene per te kerkuar qe leja e tij te shtyjej per shkaqe shendetesore dhe te sigurohej qe sigurimi i tij shendetesor mbulonte kete diagnoze nese donte te ndiqej ne vazhdimesi ne spitalin e Vienes. Ishin keto dhe shume mendime te tjera qe e bene te emblun gjume te pamundur per te ate nate.
**
Diku mes labirintit te ngaterruar te mendimeve e kishte zene gjumi. U zgjua me peshen e tere gjerave qe kishte per te bere ate te Merkure, duke harruar qe edhe ate mengjes do ti duhej te luante rolin e kavies se laboratorit kur nje grup studentesh te turreshin ne ate dhome. Gruaja e moshuar dukej e pabezdisur nga prania e tyre, ndersa Eriseldi mundohej me kot te hiqej si i tille.
Ato ishin si nje tufez grerezash qe me bëz bëzin e tyre i shkaktonin nje dhimbje te tmerrshme koke te cilen i duhej ta duronte gjate tere dites. Njera ne vecanti, nje vajze trupmadhe me shpatullat e gjera dhe bark, te cilin nuk mundohej ta fshihte aspak madje e bente edhe me te dukshem me fustanet e saj te shkurtra, me kembet mbushura dhe qe gjithmone vishte nje pale cizme te gjata te ndotura nga balta e rrugeve te qytetit ne dite me shi, ajo e acaronte me shume se te tjerat. Pyetjet e saj ishin kurioze, cfare punon kishte kerkuar te dinte dje. C'rendesi kishte donte ti thoshte. Arkitekt, skicoj planimetri gjate tere dites, por kjo nuk eshte as shkaku i semundjes dhe as sherimi im donte ti perplaste ne fytyre.
Si eshte Viena? I ishte drejtuar me pas. Mjaftonte nje kerkim ne google dhe do te mund ta shikonte.
Pastaj ishte edhe nje tjeter, nje thatanike pa kripe, qe teksa e pyeste hidhte vazhdimisht syte nga telefoni i saj. Ndonjehere ngerdheshej nenze me ndonje mesazh qe lexonte. E painteresuar mendonte Eriseldi.
Dhe ne fund vinte ajo, Arsela, gjithmone me vonese. Edhe ate mengjes hyri ne dhome me ngut, duke perplasur deren pas vetes pa qellim. Teksa mundohej te kapte deren per mos tu perplasur,  canta e saj hodhi poshte nje shishe plastike boshe qe qendronte mbi tavolinen fare prane deres. Shishja ra ne toke duke shkaktuar nje zhurme kerrcitese dhe vetem pasi u rrotullua nje fare here ndaloi ne kembet e krevatit te tij. Ajo e kapi me ngut dhe e vendosi serisht mbi tavoline. E shikonte sikur ngadhtesia e saj ishte faji i asaj shisheje te gjore plastike. Leshoi canten ne njeren prej karrigeve dhe gerrmoi ne brendesi te saj nga ku nxorri perparsen e bardhe te zhubravitur. Me kot u mundua ta drejtonte me duart e saj imcake perpara se ta vishte.
Kishte veshur te njejtat xhinse si dje, te erreta e te ngushta, konstatoi ai. Por kishte zevendesuar trikon gri me nje me te trashe te zeze, ngjyra e erret e se ciles behej njesh me tufen e rremujshme te flokve te dendur qe i binte ne supe. Nuk ishte lyer, ndryshe nga vajzat e tjera qe ai priste te hynin ne ate dhome pas pak, e vetmja ngjyre ne fytyren e saj te bardhe femijenore ishin faqet e skuqura nga nxitimi dhe maja e hundes e skuqur nga i ftohti.
- Me fal, u hutova. Miremengjes - iu drejtua atij, pasi zonja vazhdonte te flinte e pashqetesuar nga ajo gjurulldi mengjesore.
- Ska gje. Po te shikoja teksa shembje cdo gje. - tha ai duke e vene ne loje.
- Hmm me fal. Isha me vonese, serisht. Ai autobusi i dreqit u vonua dhe u nisa ne kembe, pastaj e kapa tek stacioni tjeter por kishte shume njerez dhe ecte si breshke. - ndaloi per te mare fryme. - me fal, po flas shume. Si ke qene mbreme? Ndonje shqetesim? - pyeti.
- Po.
- Cfare? Keni folur me mjekun?
- Krevati aspak i rehatshem. - tha Eriseldi dhe qeshi duke kontrastuar seriozitetin e fytyres se saj.
- Nuk jemi ne Sheraton. Ndonje gje e lidhur me shendetin?
- Asgje. - e kenaqur nga pergjigja e tij i buzeqeshi me perzemersi. Nje buzeqeshje qe i ofronte te gjitheve mendoi ai.
Ngjante shume e vogel per te qene studente e vitit te 4, dhe shume e embel per tu transformuar ne nje mjeke te serte mendonte.
- Fola me doktorin. - i tha
- Edhe?
- Me tha qe dyshojne per nje tumor.
- Po, por nuk eshte ende e sigurte keshtuqe mos u merakos. - u mundua ta qetesonte Arsela.
- Jo, fare. Edhe sikur te jete.
- Shpresoj mos te jete. - i tha ajo, dhe serisht nje buzeqeshje, por kete here  e njollosur nga dhimbsuria e dikujt qe di dicka me shume. Ndoshta duhej te merakosej ne fund te fundit...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now