XVI

1K 99 25
                                    

Zgjodhen te ecnin drejt zones se Bllokut dhe te gjenin nje vend per tu ulur, nje vend qe do ti pelqente te dyve. Ky ishte verdikti i Eriseldit pasi refuzoi tere opsionet qe ajo propozoi, vende ku shkonte me Frenklit, me pretekstin qe ishin vende lacash dhe aspak origjinale. Ata ishin shume te mire dhe cool per tu ulur ne vende te tilla, tha Eriseldi i sigurte qe do te gjenin nje vend per 'shpirtra leximtare' si te tyre. Pas cdo hapi qe hidhnin, pas cdo bisede te vogel ndihej me e sigurte qe kishte bere zgjedhjen e duhur duke pranuar te dilte me te, ne fund te fundit ndoshta nuk do te shiheshin me kurre. Shoke, shoke te ngushte vetem per nje dite mendonte.
U futen ne rruget e populluara te Bllokut, qe gumezhinin nga te rinjte, te papenguar nga i ftohti per te dale, por qe i falnin ngrohtesi asaj dite te acarte me energjine e tyre.
Degjonte fragmente bisedash, por asnje bisede ate dite nuk mund te ishte me e bukur se ajo e saj me Eriseldin ndonese nuk po bisedonin per asgje konkrete, asnje buzeqeshje nuk mund te ishte me e sinqerte se ato te tyre dhe asnje nga fytyrat e panjohura...
Ishte ne mes te mendimit per tere fytyrat e te panjohurve qe i dilnin perpara, kur per ironi ishte portreti shume familjar i Frenklit qe terhoqi tere vemendjen e saj teksa ecnin perpara Pepper. Ai portert aq i njohur ne mes te asaj turme njerezish te huaj...

Shtangu... Shtangu si nje mumje, ne mes te trotuarit te ngushte te Bllokut, teksa zemra e saj tashme e krisur thyhej ne mijera copeza. Nje vorbull ndjenjash mbytese e perpiu. Po binte, por ishte dora e Eriseldit qe gjeti te sajen per ta shtrenguar qe e ktheu ne realitet, ne ate realitet prej te cilit aq shume deshironte te arratisej. Me lesho, deshironte te bertiste, ti shfrynte tere inatin, merzine e saj dikujt te pafajshem, dikujt qe krahas tere problemeve te veta ne ate cast qendronte krah saj, me fytyren e embel te nje qenushi, duke shtrenguar doren e Arseles, per ti dhene force te perballonte ate moment. Me ler te vetme donti ti bertiste personit te gabuar, dhe jo qelbesires qe qendronte ulur ne nje tavoline buze rruges, qeshte me nje vajze te pispillosur bionde sic nuk kishte bere kurre me Arselen gjate tere muajve te fundit. Ajo vajze kishte vjedhur tere buzeqeshjet e saj, kishte perzene Arselen nga vendi i saj ne zemren e Frenklit....

- Eshte hera e pare qe ndodh, - peshperiti Arsela me zerin e mbytyr te dikujt qe po perpihej nga deshperimi. Hera e pare, mendonte ajo, ose e para nga shume e shume heret, nga shume e shume vajzat e tjera qe ai kishte patur, qe ajo zbulonte.

Pse i peshperite ato fjale? kritikoi veten, ajo pjese e saj ende e afte per te logjikuar. E c'rendesi ka nese eshte hera e pare apo e njemijte, ti prape do te jesh vajza e tradhetuar, ajo vajza te cilin Frenkli nuk e respekton aspak, persakohe qendron ulur ne nje kafe te bllokut, aspak i frikesuar qe dikush mund ta shikoje, aspak i frikesuar qe ajo mund ta zbuloje.
Ti je vajza budallaqe qe ai neperkembi sipas deshires, vajza qe u dashurove me djalin arrogant te klases vetem sepse ishte i vetmi qe te kushtoi vemendje ne vitin e fundit te gjimnazit edhe pse e njihje anen e tij te keqe, ate qe te drejtonte gishtin duke u tallur sa e sa here ti refuzoje te beheshe pjese e planeve te klases per te sabotuar mesimin.
Ti je vajza mendjelehte qe i dhurove atij djali cdo gje tenden, puthjen e pare, naten e pare ne krahet e dikujt, ndonese te nesermen u zgjove me lot ne sy sepse ai nuk ishte aty per te te perqafuar ne mengjes, por u zgjove e vetme ne nje krevat te huaj te nje hoteli, si nje nga shume e shume vajzat ordinere qe ai mund te kishte cuar aty.
Pse sot surprizohesh nga mosbesnikeria e tij? A nuk ishte ai djali qe flak tutje miqte e tij te ngushte kur asnje interes nuk i lidh me me njeri tjetrin? Pse duhet te te mbante ty?
Pse te dhemb kaq shume tradhetia e atij kur i ke lejuar per vite te te shtype me kembe, duke justifikuar do 'ofendim' te Frenklit. Punonte shume e? Punonte duke fituar zemrat e vajzave te tjera.
I lodhur, hah, i lodhur nga puthjet e femrave te tjera qe merrnin ate cka duhet te ishte e jotja Arsele...

Boll, donte te bertiste. Boll, asaj pjese te mendjes se saj qe nuk heshte, qe i perplaste tere ato te verteta ne fytyre, ato qe ajo gjithmone kishte ditur por asnjehere nuk i kishte pranuar duke i ndrydhur ne nenvetedijen e saj, ne ate vend qe Frojd dikur studionte por askush nuk e njihte.
Ja pra, mistrecja kishte nxjerre fytyren e saj te ndyre. Mendimet e saj e lendonin edhe me shume se pamja deshmitare e se ciles ishte: Dora e Frenklit qe ledhatonte fytyren e zhgryer me makeup te asaj te huaje. A e dinte ajo valle per Arselen? A ishte nje bashkepunetore ne lojen e tij per te lenduar ate, apo vetem nje tjeter vajze naive, rene ne grepin e hileve dhe genjeshtrave te Frenklit?

- Arsele, ai eshte nje pleher qe nuk te ka merituar ne asnje cast. - tha Eriseldi, por ne mes te zhurmes se mendimeve te saj zeri i tij ishte aq i larget, fjalet e tij ngushelluese aq te paprekshme.
Ai nuk me ka merituar, por jam une ajo qe po lendohem ne kete moment, serisht une ajo qe po vuaj teksa shoh ate te lumtur. donte ti thoshte Arsela, ti perplaste ate padrejtesi ne fytyre Eriseldit, te huajit qe ishte veteshpallur 'shoku' i saj, qe i vetem kishte gjetur rrugen ne qenien e saj, qe kishte qene deshmitar i atij momenti aq te sikletshem si edhe vete ajo.
I huaji qe quante Frenklin pleher ndonese ishte vete Arsela ajo qe ndihej si nje e tille.

- Thuaj dicka... - insistoi ai.

- Cfare pret qe te them? - ia ktheu Arsela. Do qe te te them sa nuk deshiroj qe te jesh ketu, por sa mirenjohese jam per prezencen tende ne te njejten kohe? Do qe te te falenderoj, per nje shtrengim dore dhe per nje shprehje cliche 'Nuk te ka merituar' me te cilen lave gojen kur ti nuk e di aspak se si ndihem ne kete cast, por ne te njejten kohe me te njejtat veprime aq te kota me dhe pak nga forca jote; nga ajo force qe ne fund te dites ty te nevojitet me shume se mua por ti vendose ta ndash me mua? Ti lufton me kancerin dhe une me veten time, me turpin e me ate pjese timen qe mbroji Frenklin deri ne fund, dhe ti serisht je krah meje, sikur beteja ime te jete me e rendesishmja ne bote. Ka kaq shume gjera qe dua te te them Eriseld, aq shume gjera sa nje 'Faleminderit' i thjeshte nuk mjafton. Eshte aq e ceket te peshkruash infinitin me nje 8 te permbysur; eshte e ceket te te them shprej mirenjohjen time per faktin qe ekziston, qe qendron krah meje tani vetem me nje fjale....

- Jo mua Arsel. Atij. Mos u fshih ketu pas kesaj peme - dhe tregoi pemen e shtrembur prane te ciles qendronin, - por shkoi tek ai. Ti je e forte, tregoi ate pjese tenden. - e inkurajoi ai.

- Cfare mund ti them pervecse mbaroi? - kerkoi te dinte ajo.

- Pikerisht ato fjale, Mbaroi! Vrite me ato fjale dhe jo me heshtjen tende Arsel.

Fjalet, ato thurje te shkronjave, aq te thjeshte dhe ne te njejten kohe aq te mprehta sa mund te te lendonin, te magjishme, dhe inkurajuese.
Ishin fjalet, fjalet e Eriseldit qe i dhane forcen, ate shtysen qe gjithmone i kishte munguar per te hedhur hapin e pare drejt Frenklit i cili ne ate moment hodhi syte nga telefoni i tij. Po kerkon valle per ndonje mesazh timin? Nje mesazh te cilit duhet ti pergjigjet me nje genjeshter, mendoi. Apo edhe bisedat e asaj vajze jane po aq jointeresante sa te sajat. Shpresonte qe po, shpresonte qe edhe ajo te ishte po aq e merzitshme sa ajo vete. Nuk do te jesh kurre i lumtur ne krahet e asnje vajze donte ti perplaste ne fytyre, i palumtur pesakohe nuk zbret nga froni jot i madheshtise.
Kete here deshironte ti thoshte gjithcka, te mos permbahej me, te mos fshihej me nen friken se mund ta lendonte, jo kur ai e kishte lenduar me shume se cdo gje me pare. Tani ishte gati te niste fluturimin e saj, e lire.
Dhe vetem kur ishte pak hapa larg Frenklit, kur syte e tij ndeshen shikimin e saj te papenetrueshem,kur ajo buzeqeshja e tij e meparshme u cjerr duke i lene vendin habise, frikes se atij qe kapet me presh nder duar, ajo nuk u ndje me aspak e lenduar. U ndje thjesht e lire...

Nje çast (shqip)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant