XXIII - XXIV

1K 105 27
                                    

Shakaja lexoi dhe me pas afroi prane vetes ate liber per ta shfletuar, te njejtat flete ne te cilat Eriseldi ishte perhumbur.
Nuk e dinte per cfare shakaje fliste Milan Kundera por shakaja, ironia e vertete ishte kjo; Arsela qe vetem nje dite pas tradhetise se Frenklit qendronte ulur ne nje kafe perballe Eriseldit, atij djali aq te vecante qe gjete hyrjet me sekrete per ne zemren e saj, ai qe me nje buzeqeshje sillte pranveren ne shpirtin dimeror te Arseles. Shaka ishte menyra si zemra e saj rrihte pak me shpejte dhe buzeqeshja e saj ishte pak me e ngrohte sa here ishte me te, shaka ishte qe ne fund te fundit ky djale sishte vecse nje i huaj, qe do te largohej nje dite per ta lene pas. Dhe jo, nuk merzitej, sepse rruget e tyre nuk ishin destinuar te takoheshin per te ecur bashke, ato ishin ai udhekryqi i rremujshem dhe me pas secili do te vazhdonte ne drejtimet e tyre. Po, polici i qarkullimit rrugor, jeta do ti detyronte te largoheshin nga njeri tjetri sado qe ajo deshironte te ndalonte ne ate udhekryq per nje kohe te gjate, pergjithmone.
- I thashe prinderve te mi sot. - rrefeu Eriseldi duke e surprizuar. Ajo nuk e kishte pyetur, dhe ai nuk parapelqente te fliste, dhe ja ku qendronte sot perballe saj, i gatshem per ti hapur Arseles nje pjese te vetes qe kishte qene e fshehur me pare. - Ishte e cuditshme te uleshe ne tavolinen e mengjesit, me omleten e shijshme te time meje perpara vetes dhe te peshperisje ato fjale aq mizore. 'Kam kancer'. - vazhdoi ai dhe Arsela nuk mundi te mos perfytyronte reagimin e mamase se tij, babait te tij. - Babi perplasi filxhanin e kafese dhe per nje moment mendova qe nese kafja e zeze do derdhej ne mbulesen e bardhe te mamit shpallja ime do te harrohej dhe do te plaste lufta e trete boterore por fatkeqesisht ai leng i zi nuk ishte ne anen time. - tha dhe qeshi lehte teksa gjente forcen qe edhe ne mes te atij rrefimi te ishte i qete, te bente shaka. Ky ishte Eriseldi mendoi ajo, ai nuk sjell vetem pranvere tek une, ai eshte pranvera, ai lulezon edhe kur moti dimeror kthehet furishem per te kercenuar lulet e pranveres.

- Me pa sikur do me vriste, babi, dhe me pyeti nese po tallesha sikur ajo te ishte shakaja me e shemtuar ne bote. Dhe nese do te kishte qene nje shaka me te vertete do te kishte qene nje nga ato me mizoret, por edhe si e vertete nuk eshte me mire. - e la te fliste, ai kishte nevoje te shfryhej dhe ajo ishte aty per te. Ky takim, nuk kishte qene vetem per te diskutuar librin, jo , kjo ishte ftesa e Eriseldit per ta njohur me shume ate dhe ne ate moment Arsela u ndje e lumtur, po e lumtur qe nuk kishte refuzuar per te qendruar e kycur ne dhomen e saj. E lumtur qe qendornte perballe tij.

- I thashe qe nuk ishte shaka dhe qesha, sepse reagimi i tyre ishte aq solemn, dhe se di, nuk e duroja dot ate seriozitet. Pastaj, pastaj nje klithme e forte e mamit e shoqeruar nga ato te qarat dhe mallkimet rreth padrejtesise se botes qe nuk i kishin kursyer djalin. E prisja ate nga ajo, ne fund te fundit ka qare dhe kur jam rrezuar apo kur kam thyer krahun. Por ishin lotet e babit ato te cilet nuk duroja dot.

- Me vjen keq Eriseld. - peshperiti Arsela kur ai me ne fund ndaloi per te mare fryme.

- Edhe atyre. Por e di, une jam akoma ketu. Ndoshta duhet te filloje tju vije keq me vone, nese une iki. Nuk dua te pershendetem nga fytyrat e varura dhe te bie ne gjume duke degjuar lotet e tyre. Edhe ti Arsele, ndonjehere kur je me mua je, je e larget sikur une jam lulja qe nuk duhet prekur apo qe mund te thyhet, sikur ke nje detyrim qe duhet te jesh e sjellshme me mua sepse une do iki. - tha teksa me syte e tij studionte fytyren e saj. Jo, une nuk e kam bere kete deshironte te kundershtonte Arsela por e dinte qe ne fund te dites kishte qene nje si shume te tjera, qe per asnje cast nuk kishte hedhur tutje mendimin e semundjes se tij.

- Dhe perpara se te kundershtosh, nuk ke asnje faj. Keshtu do silleshin te tere por a mundem te te kerkoj qe per nje dite te jesh vajza energjike, te harrosh semundjen time dhe ate trapin Frenklin tend. Te mos kesh frike te me shash dhe te me perplasesh ne fytyre tere budalliqet qe mund te them sepse e di qe them shume. Dua te te njoh. - i kerkoi ai. - Dua te njoh jo vajzen e dhembsur dhe delikate. Ti nuk mund te me thyesh, ti mundesh vetem te sherosh krijset. - Arsela uli syte teksa ndjeu ate turpin qe digjte fytyren e saj per te skuqur faqet e saj te bardha. - Do te te them edhe dicka, mos u turpero. Per mua mjekja me e mire je ti.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now