XLVII

816 89 19
                                    

Shtrengonte gjunjet e mbledhur me krahet e saj, teksa vazhdonte te qendronte ulur mbi shtratin e madh, aq te huaj pa Eriseldin per ta ndare me te. Bluza e Arseles, ajo e atyre pizhamave te reja te sapoblera me nje tentative per te qene terheqese dhe e rritur duke braktisur kemishat e nates me kukulla dhe arusha, qendronte hedhur ne cepin e shtratit. Aty ku Eriseldi e kishte hedhur pak me pare teksa nen zjarrin e pasionit puthnin njeri tjetrin kafsherisht; po, kafsherisht si kurre me pare. Me deshire, me mall, me tere deshiren per te ndjere, per te dashuruar, per te jetuar. Ose ndoshta ishte ajo cka ndjente Arsela...
Lenkundej lehtas teksa vazhdonte te mendonte per Eriseldin qe e 'braktisi' ne ate shtrat te huaj pa te, qe mbyllur ne tualetin e vogel refuzonte te dilte.
Ndoshta duhet te ngrihej, te trokiste ne ate dere te kycur, ti kerkonte te dilte, ti kujtonte qe ishte nata e tyre e fundit sebashku, ti shprehte me fjale te vaketa dashurine qe ndjente ndaj tij. Ta shtrengonte sic kishte bere disa net me pare, sic kishte bere ne Tirane. Ta puthte butesisht sic vetem ai dinte.
Por vazhdoi te qendronte e mbledhur kruspull mbi ate shtrat duke u ndjere e tepert ne dhimbjen e tij. Duke u ndjere e tepert ndonese pa u lodhur vazhdonte ti zgjaste doren e saj me deshirenper te qene gjithmone prane tij, per te luftuar krah tij. Ishte ndjere e larget kur ai refuzonte ti tregonte per semundjen, ti rrefente si ndihej vertete duke u fshehur pas shakave qe nuk shijonin me si me pare. Ndersa ate mbremje, e vetme dhe e zhveshur mbi shtratin e madh ndihej e braktisur. Ndoshta puthjet e saj nuk i pelqenin me ndonese Arsela mendonte parreshtur vetem per buzet e tij te buta, ndoshta ajo nuk e terhiqte me, ndoshta ate te vetme nate qe kishin kaluar me njeri tjetrin ajo kishte qene nje zhgenjim ne shtrat. Pafundesisht shume ndoshta dhe asnje Eriseld per ti perzene tutje tere ato mendime sfilitese; perkundrazi, me burgosjen e tij pas deres se kycur i ushqente edhe me tej dyshimet e Arseles.
5 minuta apo nje ore me pas- kur sekondat, minutat ishin shkrire per te zgjatur pritjen e saj ne perjetesi - ndjeu deren e vdekur qe kercitin per tu shtyre nga Eriseldi i trishtuar, i copetuar qe qendronte fshehur pas saj. Syte e erret me rrathet e zinj ishin skuqur, ndoshta nga duart e tij qe i kishin ferkuar fort.
Ndoshta ka qare Arsele mendoi por e shkundi tutje ate mendim. Ai nuk duhet te qante, nuk mund te qante, nuk mundej me nje lot te dorezohej per te lejuar kancerin te shpallte fitoren. Une jam prane teje Eriseld, une jam sfungjeri i bute per te thithur lotet e tu, jam bashkeluftetarja qe do te te zgjaste shpaten e saj nese e jotja humbiste ne beteje, ajo qe do te te shtrengoje doren deri ne fund. Ne fund kur te dy te jemi pleq matufe me me shume rrudha ne fytyre se vite mbi supe. Edhe atehere, kur e dobet e me mijera semundje do te vazhdoj te te shtrengoj doren si sot.
Deshironte ti thoshte aq shume gjera, ti premtonte force dhe mbeshtetje por heshti perballe heshtjes se tij. Terhoqi carcafin e bardhe per tu fshehur pas tij dhe ndoqi me sy cdo levizje te Eriseldit qe refuzonte te ndeshte shikimin e saj. Ndoqi ecejaket e tij, pa sesi shkoi doren ne floket e bute, ato fije te dobeta te mbetura nga tufa e dendur, shfryu dy tre here dhe vetem pasi i gjuajti lehte kembes se tavolines me kemben e tij sikur ajo tavoline te ishte pergjegjese per cdo gje, u ul ne cepin tjeter te shtratit, larg Arseles, larg kraheve te saj. Mbeshtetu fytyren ne duart e tij duke u fshehur prej shikimit te saj. Vazhdonte refuzonte, dhe me refuzimin e tij vazhdonte ta braktiste edhe me shume. Ai, i njejti djale qe ne qiell i kishte zgjatur nje qiri per te fryre vetem nje nate me pare, i njejti qe cdo mbremje i shprehte dashurine e tij ne menyren me te thjeshte dhe magjepese, po ai dinte te ishte edhe i ftohte, i akullt. Nje e dridhur i pershkoi trupin ashtu sic nje mendim i pershkoi mendjen, nje frike. I njejti djale qe i kishte sheruar zemren mund ta thyente serisht ate...

- Eriseld? - mposhti friken dhe peshperiti me zerin e dobet. Ajo ishte e forte, e forte per te dy ata, nuk mund te dorezohej perpara frikerave idiote. Ai nuk u pergjigj por si te mos kishte degjue vazhdonte te mbante fytyren mes duarve te tij te kocketa.

- Eriseld? - perseriti serisht, kete here me zerin me te plote por serisht e njejta pergjigje, serisht heshtja e urryeshme.

- Te lutem mu pergjigj. - iu pergjerua, kete here zeri i saj i thyer. Dhe ndoshta ishte ajo dobesi, ishte mposhtja qe ajo nuk maskoi cka beri qe ai te kthehej drejt saj per ta pershendetur me shikimin e erret dhe te larget, nje shikim vrastar per te vrare te fundit shprese.

- Cfare ke? Cfare bera? - vazhdoi Arsela monologun me veten.

- ose cfare nuk bera? - pyeti e turperuar duke ulur syte. Ndoshta kjo ishte arsyeja, ndoshta ajo ta shpifte ne shtrat dhe ndoshta edhe Eriseldi si tere te tjeret ndikohej nga gjera te tilla. Ndoshta Margot... Ndoshta Margot dhe rikthimi i saj ne jeten e tij me preokupimin e saj prej te huaje kishin shkundur dhe lekundur qendrimin e tij... Ndoshta shume gjera, por serisht asnje pergjigje...

- Jam une apo jo? - nuk me do me? Por ajo pyetje nuk u be kurre, jo nuk mund te shumezonte me zero cdo fjale te tij, cdo veprim, perqafim, puthje me nje pyetje te pashpirt prej egoisteje. Ai e donte.

- E di Arsele - theu me ne fund heshtjen teksa fliste me buzet qe dukej se nuk leviznin. Ndoshta ishte koshienca e saj qe me deshiren e madhe per te biseduar me te i falte ze heshtjes se Eriseldit.

- E di qe gjithmone kam menduar qe mesazhet qe i dergojme njeri tjetrit jane zemrat tona qe bashkebisedojne. Ta kam thene apo jo? - ajo pohoi lehtesisht duke rikujtuar tere ato mbremjet qe bisedonin deri vone per gjithcka dhe asgje ne te njejten kohe.

- Dua qe te degjosh, me fal, te lexosh zemren time edhe nje here sepse ajo eshte shume e dobet per te folur. - nuk po kuptonte asgje dhe e shushatur e pa teksa terhiqte telefonin nga xhepi i pantallonave per te derguar nje mesazh qe do shkermoqte zemren e saj te brishte.

E trembur kerkoi telefonin e saj poshte jastekut dhe me gishtat qe dridheshin formoi kodin dhe me pas kerkoi per mesazhin vrastar.
E ndjente teksa priste qe te hapej, e ndjente zemra e saj qe nisi te rrahe me shpejte me refuzim, e ndjene syte qe u mbushen me lot, qe fjalet qe do te lexonte nuk do te ishin ato per te qeshur apo shprehjet e bukura te dashurise...

Ndiqte me sy rreshtat e fjaleve qe ndiqnin njera tjetren si ushtare te bindur. Lexoi me nje fryme, pa perplasur syte e ngrire. Lexoi.
Vetem ne fund lejoi nje lot te rridhte, edhe me pas nje te dyte. I fshiu me kurrizin e dores se lire, dores qe nuk shtrengonte telefonin kercenueshem sikur te ishte ai send i pajete krijuesi i fjaleve te poshtra. Fjalet ishin krijuar nga te tjere, por ishte Eriseldi ai qe i kishte thurur per te krijuar koktejlin vrastar te shpirtit te saj. Fshiu lotet, sepse nuk do ti lejonte vetes te derdhte edhe nje lot me shume.
Jam e forte, jam e forte! I kujtonte vetes me ngulm. E forte.
Isha mjaftueshem e forte per te dy. Do te jem edhe me e forte per veten.
Ndoshta Eriseldi nuk e donte aq shume sac mendonte... Ndoshta nuk e donte aspak... Ndoshta, serisht te tjera 'ndoshta'...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now