XLVI

859 89 36
                                    

Naten e pare kishte qene i lodhur, shume i lodhur nga dita e mbushur plot pergatitje per ardhjen e Arseles. NJe vizite ne supermarket per te blere tere ushqimet qe mendonte se ajo pelqente, dy vizta ne supermarket ose tre sepse u rikthente aty sahere qe i kujtohej dicka tjeter qe mund te blinte per te, si pershembull ai djathi i shijshem sepse Arsela e dashuronte djathin. I kishte rrefyer qe ishte nje nga ato personat qe shoqeronte cdo gje me djathe, madje edhe Nutellen. Po, Nutella. Ishte rikthyer edhe njehere te fundit per te blere nje nga ato kavanozat e medhenj.
Pastaj kishte sistemuar shtepine e tij qe pas ikjes se te emes ishte kthyer ne nje kaos te vertete. Rroba te hedhura gjithandej, libra te shumte mbi tavoline. Nuk kishte qene kurre i rremujshem, ndoshta sepse me pare nuk qendronte pothuajse fare ne shtepi. Ndersa tani qe kalonte tere kohen brenda atyre kater mureve e vetmja gje qe i kishte mbetur per te bere ishte rremuja.
Kishte blere edhe ate tufen me lulet e bukura pasi ishte sorrollatur nga floristi ne florist per te gjetur nje kompozim perfekt me ngjyrat qe ne mendjen e tij perfaqesonin Arselen.
Dhe me pas rruga me tren per ne aeroportin e Vienes, ne ate trenin me ajrin e rende qe kishte ndezur mushkerite e tij ne zjarr.
Por cdo gje ishte harruar kur Arsela kishte vrapuar drejt tij, kishte harruar edhe pamjen mjerane te veten, ate pamje prej nje kufome me trupin e tretur dhe rrathet e zinj. Por ajo e shikonte si gjithmone, me te njejten dashuri, me te njejtin adhurim. Madje me vone, teksa zhvishte pulovren e trashe per te veshur nje bluze me menge te shkurtra Arsela nuk ishte shqetesuar as nga ato mijera njollat e erreta ne krahet e tij ku gjilpera serumesh ishin ngulur ne lekuren e Eriseldin.
'Prisje qe te shtregonte valixhen dhe te kthehej pas kur te shikonte?' pyeste veten. Jo, por priste qe ajo ta trajtonte ndryshe si tere te tjeret. Se fundmi trajtonte ndryshe edhe veten, pse duhej qe ajo mos te bente te njejten gje. Por ajo ishte e njejta, e njejta capkene e lezetshme qe skuqej pasi hidhte ndonje kunje, e njejta qe e sfidonte ne ate menyren e embel qe vetem Arsela dinte ti vishte sfidave.
Ne ate nate te pare ku te lodhur e zuri gjumi teksa shtrengonte Arselen ne krahet e tij u ndje serisht i njejti.
Dita e dyte ishte e mbushur me eksplorimin e Vienes, me shetite te gjata ne cdo cep te qytetit. Per here te pare ishte mirenjohes per metrone. Kishin shume pak kohe dhe shume gjera per te vizituar. Dhe ne mbremje ishin serisht te lodhur dhe kete here ishte Arsela ajo qe e pafuqishme flinte si nje engjell kur ai doli nga tualeti pas nje dushi te ngrohte.
Dita e trete ishte me e kendshmja, mbushur me eksporimin e kafeve te ndryshme te fshehura ne vendet me pak turistike, dhe e fund ditelindja e saj. Pas shetitjes ne karusel dhe xhirove ne lojerat e tjera, ndonese Eriseldi nuk duhet te hipte ne to ecnin buze Danubit ne krahet e njeri tjetrin. Kishin qene ashtu, shtrenguar, kur kishte ndjere ate bezdisjen e pare ne gjoks, paralajmeruese e dhimbjes qe do ta mberthente. Kishte ndalur dhe frymemarrjet e tij shpeshtoheshin dhe beheshin me siperfaqesore, nje mekanizem kompensator i deshtuar sepse ndihej sikur po mbytej.
'Je mire?' kishte pyetur ajo e frikesuar.
Pohoi me koke, sepse do te ishte mire, do te ishte mire sepse nuk i lejonte vetes qe edhe njehere te dyte te dorezohej, te mposhtej nga semundja perpara syve te saj.
Kishte kerkuar tre dite, tre dite gjate te cilave te ishte i forte per Arselen. Mund te me vesh perfund pastaj kancer i ndyre!
Kishin ecur drejt apartamentit pasi kishin zbritur nga e para taksi qe kishin gjetur prane parkut te madh, te heshtur. Ai nuk fliste dhe ajo heshte. Heshtje e mallkuar.
Ka mijera fjale por bisedat jane te njejta, gjithmone biseda dhe ka vetem nje heshtje dhe ajo mund te jete kaq e ndryshme mendonte Eriseldi duke urryer ate qetesi mes tyre.
Pse nuk mundej edhe kjo heshtje te ishte si ato te emblat e Tiranes. Pse kete here ishte e dhimbshme?E ftohte?
Ishin keto pyetje dhe mijera te tjera dhe e njejta dhimbje gjoksi qe bashke me ndihmen e ilacit qetesues qe doktori i kishte dhene per te pire ne dite te tilla e pergjumu. Nje dite tjeter me Arselen dhe pa Arselen ne te njejten kohe.

Dita e katert ishte dita e tyre e fundit sebashku, dhe tani qe kishin pare pjesen me te madhe te qytetit,te tere monumentet qe turistet vizitonin mundeshin qe me ne fund te shijonin shoqerine e njeri tjetrit.
Per here te pare ato dite ishte zgjuar perpara saj, per here te pare kishte mundesine te studionte tiparet e saj aq engjellore mengjesore qe zbukuroheshin nga drita e bute qe luante me to.
Ai mengjes i tyre i pare sebashku duhet te kishte qene i tille, i tille dhe jo mbushur me ankth dhe friken qe i kishte dhuruar.
I vendosur per ti dhuruar boten u ngrit per te pergatitur ne qetesi dicka per te ngrene.
Ajo ishte princesha e tij, jo mbreteresha.Meritonte shume me shume se nje mengjes ne shtrat. Ajo meritonte shume me shume.
Ai mund ti falte gjithcka por gjithckaja e tij ishte asgje perpara asaj qe ajo meritonte. Meritonte boten te cilin ai nuk mund tja dhuronte.
Dhimbja ne gjoks ishte aty por kete here ishte edhe me e keqe se nje nate me pare, kete here nuk mund te zhdukej si me magji nga nje kokerr e vogel, kete here ishte nje zemer qe vuante nga pamundesia per te rrahur e marre si me pare, nga pamundesia per ti dhuruar atij engjelli qe flinte ne shtratin e tij ate cka meritonte.
'Je nje budalla Eriseld. Ajo eshte aty, flen ne shtratin tend. Kete here eshte prane teje jo vetem si nje imazh. Shko tek ajo, puthe, dashuroje dhe fshiji keto frikera. Ajo di te zgjedhe dhe ajo te ka zgjedhur ty'
Por dhe sa kohe do te me zgjedhi mua , deshironte te pyeste ate pjesen kembengulese te vetes. Dhe sa kohe do te jete e forte per te dy? Dhe sa kohe perpara se te zbuloje qe une jam nje rast i pashprese dhe te largohet, dhe sa kohe perpara se te zgjedhe te behet nje egoiste dhe te shpetoje zemren e saj?

Crendesi ka.. sot eshte ketu dhe koha nga ndalur. Dashuroje sikur te jete hera e fundit.

Eci drejt shtratit dhe duke u ulur buze tij, prane Arseles ledhatoi butesisht lekuren e saj prej bebi. Luajti me floket e saj te rremujshem, e puthi lehtesisht dhe e ndjeu teksa zgjohej, e pa teksa shtriqej si nje kotele, e dashuroi edhe me shume kur hapi syte dhe buzeqeshi.
Per here te pare ato dite u kujtua si te ishte detajist dhe pa pertej atyre detajeve te vogla, pizhamave prej te rriture dhe rripit me tantella te sutjenave te saj, qe ajo kerkonte te dashurohej.
I buzeqeshi dhe e puthi, e puthi egersisht dhe ajo nuk kundershtoipor e terhoqi drejt vetes ne shtrat.
E puthte sepse edashuronte, e puthte me shpirtin e tij, e prekte per te memorizuar cdo kend te trupit te saj.
E deshironte, po e dinte qe e deshironte, zemra e tij e deshironte, shpirti tij e deshironte, trupi i tij po ashtu. Trupi qe ate dite i pergjumur refuzonte te zgjohej edhe nga ato puthje aq pasionante, refuzonte te zgjohej edhe pas prekjeve te saj sa te embla aq edhe provokuese. Sepse Arsela ishte e tille, provokuese e embel, nje kombinim fatal. Nje kombinim fatal qe sot dukej te ishte i pamjaftueshem per te zgjuar trupin e Eriseldit.

U shkeput prej saj, i deshperuar, i copetuar.
Deshironte te bertiste, deshironte te thyente cdo gje te mallkuar te asaj shtepie per te perzene ate dobesi idiote sepse ndihej i tille. I dobet, i shkaterruar.
Edhe vete trupi tij e tradhetonte ate zemer qe vazhdonte te rrihte plot jete. Po ky trup i vdekur deshironte ta mbyste edhe te fundit pjese te tij qe shpresonte ende...
Pa Arselen, pa lendimin ne syte e saj, pa pyetje dhe per here te pare deshironte te qante. Po, te shperthente ne lot per shakane ne te cilen ishte transformuar.
I dobet per te duruar shikimin e saj nje cast me shume, u arratis pas deres se banjos. U arratis sepse deshironte te ndjente, te ndjente me shume, te ndjente dhimbjen per te denuar veten, per te denuar trupin e tij tradhetar.
Pa veten ne pasqyren e vogel, ate fytyren e tretur, floket e rene vende vende.
Grushtoi murin, grushtou murin sepse pervec trupin edhe lotet e kishin tradhetuar ate mengjes.

Dashuria e jetes se tij e priste zhveshur mbi shtratin e tij, nje femer terheqese e priste dhe trupi i tij refuzonte ta deshironte ndonese mendja e tij bente dashuri me cdo detaj te trupit te saj.

Kjo semundje, kjo semundje po i rrembente gjithcka. Po i rrembente forcen, shpresen, tani i rrembeu te qenurit mashkull. Sa kohe perpara se ti rrembente edhe Arselen? Sa kohe? Sa kohe?

E njejta pyetje munduese filloi serisht ate vallen e pambarimte ne mendjen e tij. Sa kohe...
Shkundi koken fort per ta perzene po ajo 'sa kohe' e mallkuar kishte zene rrenje ne trurin e tij, ushqehej me gjakun qe zemra e dashuruar vazhdonte te pomponte.

Do te te perze pyetje e mallkuar, do te te c'rrenjos. Nuk ka me kohe, koha erdhi. e kercenoi i vendosur...

Po, ne ate tualet te vogel, ate mengjes te urryeshem vendosi te vriste te fundit pjese te tij qe ende jetonte...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now