XLIII

804 87 20
                                    

- E di cfare eshte e cuditshme? - peshperiti ne mikrofonin e telefonit teksa ecte ne disa rrugica te qeta te Vienes dhe bisedonte me Arselen. Dikur do te kishte zgjedhur turmat, te kalonte prane shesheve turistike te rrethuara me ndertesat e bukura me te cilat nuk kishte ge ngopur; shijonte zhurmen, gumezhitjen e qytetit, nuk shqetesohej aspak kur ndonje turist perplasej pas tij teksa ecte i hutuar duke i shkrepur foto cdo casti. Eriseldi vetem i buzeqeshte, ndonjehere madje ndalonte dhe i rekomandonte vende per te vizituar, nga ato perlat sekrete te qytetit qe pak veta i njihnin.
Ndrersa tani njerezeit e merzitnin, i kujtonin se edhe ai dikur ishte nje prej tyre, i gjalle, energjik. Zhurma e bezdiste dhe do te zgjidhte pa e menduar dy here qetesine e nates.
- Cfare? - pyeti Arsela.
- Qe te dua kaq shume, mund te pershkruaj cdo centimeter tendin dhe nje piktor do arrinte te pikturonte nje foto tenden, jam i sigurte qe njoh zemren tende dhe skutat e saj, por jam nje injorant kur vjen puna tek gjerat e thjeshta.
- Si pershembull? - pyeti e buzeqeshue ajo.
- Filmi i preferuar?
- Titanic. - u pergjigj pasi u mendua nje cope here.
- Nuk te pelqenka aq shume perderisa nguroce perpara se te pergjigjeshe. Eshte thjehst i pari qe te erdhi nder mend? - konstatoi ai.
- Nuk para shoh shume filma. - pranoi Arsela. - Po yti? Filmi i preferuar?
- Kumbari.
- Nuk me ishe dukur si tipi mafioz. - tha e qeshur Arsela.
- Si kujton qe ta fitova zemren perpara syve te tu pa e kuptuar? - u tall ai. - Arsele, po ditelindja jote?
- Ke kaluar tere ate kohe me mua dhe tani po me pyet per kete? Duhet te ndihem e ofenduar?
- Ha pelivane, te pakten e di qe nuk je minore perderisa je ne universitet. - u shfajesua ai.
- Mos ji kaq i sigurte, mund te jem nje nga ato femijet gjeni. - qeshi bashke me te. E adhuronte tingullin e gezimit te Arseles, e dashuronte pakez me shume sa here ajo qeshte.
- Pra, ditelindja jote?
- 17 Mars. Ke me pak se nje muaj kohe per te menduar per dhuraten time. Po jotja?
Dhuraten e saj, ai tashme e kishte menduar dhe ditelindja do te ishte vecse nje justifikim.
- Ka kohe, Qershor.
- Sa qershor? Cfare shenje horoskopi je?
- Mos me thuaj qe je nje nga ato t fiksuarat e zodiakut qe do me vesh vijen nese shenjat tona nuk perputhen?
- Jo budalla. Nese nuk perputhen do te shpall qe kushdo qe e ka thene ja ka futur kot sepse nuk ka me te perputhshem se ne.
- Meqe u permenden puthjet... - filloi te thoshte  Eriseldi por nuk mundi ti shprehte sa shume deshironte ta puthte ne ate cast, sepse u nderpre nga dikush qe therrite emrin e tij ngjyrosur me theksin austriak, ai ze i pagabueshem.
- Me fal njesekonde Arsele, - i kerkoi ndjese teksa mbeshteste telefonin ne supin e tij. U kthye pas per tu ndeshur me Margot qe po vraponte drejt tij, me floket qe i valeviteshin nga era e lehte e asaj mbremjeje. Kishte shtuar nje ose dy kile nga hera e fundit qe e kishte pare, ate dite ajo e kishte shoqeruar per ne aeroport. Dukej mire, e shendetshme. Dhe aspak e cuditur per gjendjen e Eriseldit. Nuk njohu ne syte e saj habine e te njohurve te tjere me te cilet ndeshej, te tere refuzonin te pyesnin ndonese syte e tyre kurioze studionin trupin e tij te tretur.
- Eriseld, hey. - pershendeti me frymen qe i merrej kur me ne fund qendronte perballe tij. Iu afrua per ti dhuruar nje puthje ne faqe por u step perpara Eriseldin qe qendronte i ngrire.
- Margot, - peshperiti emrin e saj, jo ne nje nga ato peshperimat e kenaqesise sic kishte bere sa e sa here teksa e shtrengonte ne krahet e tij, kjo ishte ndryshe, tinezare, per ti fshehur Arseles pranine e saj.
- Po, une dora vete. Sa kohe pa u pare Eriseld, wow. - vazhdoi ajo teksa rregullonte floket e saj te verdhe te shpupuritur nga era. - Dukesh mire... - vazhdoi.
- Mire? - pyeti ai teksa qeshte nenze.
- Mendova, mendova se .... - uli syte si shume te tjere teksa mendohej per fjalet e duhura per ti thene djalit qe pritej te vdiste mendoi ai.
- Mund te ta beje me te lehte. Mendova se do te dukesha me keq? Nje kufome?
- Mos flit ashtu, - u ngrys.
- Pra e kishe marre vesh? - pyeti ai dhe ajo vetem pohoi butesisht me koke.
- Mund te pijme nje kafe? Te lutem. - ishin syte e saj te trishte ato qe e bene te dorezohej dhe pasi pohoi lehte i kerkoi ndjese per tju rikthyer telefonates se tij.
- Arsele je aty? - pyeti duke pritur pergjigjen e saj. Shpresonte ta kishte mbyllur, e lodhur nga pritja, shpresonte qe nuk do ti duhej kurre ti thoshte qe i duhej te ikte per te pire nje kafe me ish te dashuren e tij, shpresonte me kot sepse e dinte qe ajo nuk e braktiste kurre, ajo ishte aty, priste...
- Po.
- Me duhet te iki. Takova nje shoqe... - ngurroi perpara se te shqiptonte emrin e saj - Margot.
- Vajza e kinemase? - pyeti Arsela me zerin e mbytur.
- Po.
- Ahh ok. - ishin fjalet e saj te vemte pas nje pauze te gjate. - Ok, hmm, me merr pastaj?
- Po. Te dua.
- Mirupafshim, - ishte pershendetja e saj e vetme perpara se te mbyllte telefonin dhe te degjohej ai pip pipi acarues.

***
Perplasi telefonin ne tavolinen e studimit teksa ne mendjen e saj perseriste emrin e Margot.
Margot qe kishte qene e dashura e tij per aq gjate, Margot qe ishte atje prane tij, Margot qe mund ta shikonte, ta prekte, ti qendronte prane ne menyra qe Arsela nuk mundej.
Margot me te cilen ai tani qendronte ulur ne ndonje kafe te bukur te Vienes teksa Arsela priste, priste telefonaten e tij.
Ndjeu lotet qe i njomen fytyren. Jo, nuk ishte xheloze. I besonte Eriseldit, e dashuronte. Qante, sepse ai ishte larg, ajo ishte larg... Qante sepse kur me shume se gjithcka deshuronte te shtrengonte doren e tij shtrengonte nje fotografi, nje cope leter; qante sepse mund te perqafonte, puthte vetem kujtimin e tij. Qante sepse ai ishte larg ndonese ajo mundohej ta mbante prane, ta ruante ne zemren e saj.
Qante sepse te tere keto gjera mundej ti bente nje tjeter. E c'rendesi kishte nese e panjohura ishte Margot, ndonje tjeter e panjohur, ndonje shok i tij...
Jo, nuk ishte xheloze per Margot, ishte xheloze per te tere ata qe mund ta shikonin dhe preknin Eriseldin e tij, dhe e trishtuar qe ajo nuk mundej.....

E kishte zene gjumi mbi librin e hapur si kurre me pare, dhe ishte vibrimi i telefonit qe mbante shtrenguar ne dore ai qe e zgjoi te trembur nga nje enderr e bezdisur ku ajo vraponte, mundohej ti shpetonte disa hijeve qe e ndiqnin nga pas por kembet e ngurtersuara, te renda refuzonin te leviznin nga toka... Ndjente qe zhytej, zhytej ne nje balte thithese, mbytej nga prezenca e atyre hijeve anksioze...
Pastaj vibrimi...
- Alo? - tha e trembur ne receptorin e celularit.
- Arsele, je mire? - ishte zeri i embel i Eriseldit.
- Me fal, me kishte zene gjumi. - shpjegoi Arsela. - Hmm si kalove?
- Mire.
- Okay.
- Arsele, - theu heshtjen ai, - jam ne shtepi. Me ra bateria dhe nuk pata mundesi te te telefonoja me pare. Eca neper qytet. Nuk isha me te deri tani. - u justifikua ai.
- Nuk ke pse me shpjegon. - tha ajo e ftohte.
- Dua, dua qe te dish. Nuk dua te kete te fshehta te tilla mes nesh. - vazhdoi ai. - Dinte per semundjen time, me pyeti si jam dhe me ofroi mbeshtjetjen e saj per cdo gje. E falenderova dhe e sigurova qe nuk do te ishte e nevojshme. Folem edhe per ty, folem shume per ty Arsele, keshtuqe me fal nese te ka zene lemza, dhe nese nuk te ka zene atehere mund te hedhim poshte krahas asaj te zodiakut edhe legjenden e lemzes. Eshte e gezuar per ne. Tha edhe qe nese me merzit do te te rrahi por qe mos e beso shume kete pjesen, nuk eshte e afte te vrase asnjemize.

Kishin folur per te, mendonte Arsela... Duhej te ndihej e gezuar por nuk mundej, nuk mundej sepse serisht nuk ishte atje. Prandaj heshti.

- Arsele? - degjoi ate thirje te deshperuar te Eriseldit. - Te lutem thuaj dicka?

- Nuk me the kurre ditelindjen tende, - i kujtoi ajo duke anashkaluar Margot, duke e gropusur edhe ate sebashku me frikerat e tjera ne mendjen e saj.

- 23 Qershor.

- Gaforre dhe Peshk. 2 shenja uji. - peshperiti teksa zhgaraviste ne fleten e bardhe perpara vetes numrat e ditelindjes s etij.

- Dhe? - kerkoi te dinte Eriseldi.

- Asgje. Jam e lodhur. Po mendoj te flej sepse neser me pret nje nate e gjate, do te bej roje.

- Naten e mire Arsele. - kete here nuk kishte asnje te dua, asnje mirupafshim nga ana e saj....

Jo nuk ishte faji i tij qe ai ishte larg, ishte faji i saj qe besoi se dicka e tille do te ishte e lehte, se largesia do te ishte e lehte...
Eshte kaq e veshtire te jetoj pa zemren time Eriseld, zemren qe te kam besuar ty.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now