XXIX

986 95 49
                                    

Lumturia, lumturia e saj ishte ngjyrosur me ngjyrat qe vetem Eriseldi dinte ti dhuronte.

Eriseldi qe e dashuronte. Eriseldi qe ate nate e puthte butesisht nen qiellin e mbushur me yjet rrezellitese, ato pikeza te zjarrta qe qendisnin mantelin e nates.
Ishin buzet e Eriseldit ato qe kishin takuar te sajat, por ishte tere shpirti i tij dhe ndjenjat qe ai sapo i kishte shprehur ato qe preknin dhe ledhatonin zemren e lumtur te Arseles.
Jo, nuk kishte me frike nga fantazma e Frenklit, fantazmat nuk ekzistonin. Nuk kishte me frike nga ndjenjat e saj ndaj tij, ato ndjenja qe i kishte mohuar. Nuk kishte me frike nga asgje.
Me ne fund fluturonte, fluturonte me krahet qe i dhuroi ai.
Po neser? Neser kur te zgjohej dhe ai te mos ishte me, neser kur ajo te shkonte per ne QSUT dhe ai te ishte ne nje avion qe do ta shpinte qindra kilometra larg saj. Ndoshta duhej te trembej, duhet ti trembej tablose qe e nesermja do te servirte, te neserme ku do te ishte e pamundur te ishin bashke. Dhe vetem ne ate cast u ndje e pafuqishme. E dorezuar perpara genjeshtrave te embla te romancave qe lexonte, jo nuk do te kishte 9 Nentore per ate dhe Eriseldin, do kishte vetem dite monotone larg atij qe i kishte rrembyer zemren e saj, qe ajo mendonte se e zoteronte dikush tjeter.
Boll mendove e cmendur, protestoi mendja e saj. Si arrin te mendosh njehere kur Eriseldi te puth aq butesisht dhe plot pasion ne te njejten kohe. Boll mendove neser duke harruar te jetosh sot.

Shkeputi buzet e saj prej Eriseldit, qe i habitur vazhdonte ta shtrengonte ne krahet e tij. Ai ishte treguar i sinqerte me te dhe ajo duhet te bente te njejten gje prandaj duke mare fryme thelle filloi te fliste vetem pasi duke i shtrenguar fort mbylli syte e saj per tju fshehur shikimit zhbirilues te Eriseldit. Mbylli syte ndonese me shume se gjithcka deshironte te lexonte ndjenjat e Eriseldit ne syte e tij. Por e frikesuar nga e verteta qe deshironte te ndante me te, u fsheh pas qepallave te mbyllura teksa duke dale jashte kornizave te saj te zakonshme, teksa me zerin e ulet, me shume si nje peshperime shprehte ato ndjenja qe zemra e saj deshironte ti uleriste.

- Te dua. - belbezoi ajo, - dhe tere fjalet e bukura me braktisen, ashtu si edhe logjika ime dha doreheqjen perpara tekave te zemres. Por ne menyren me te cuditshme, te palogjikshme dhe te magjishme. Te dua. - perfundoi ajo dhe serish mori fryme thelle, tani me lirshem.

- Arsele? - pyeti ai fare prane buzeve te saj te cilat perkedheleshin me frymen e tij.

- Po?

- Hapi syte dhe mos u fshih prej meje. - iu lut Eriseldi. - Mos fshih kurre gje prej meje, te lutem. - vazhdoi ai. -  Edhe ato mendimet me te shemtuara, edhe ato jane te bukura, sepse jane te verteta.

Beri sic i kerkoi, dhe ngadale, si nje i porsalindur qe i trembet dites se kesaj bote, hapi syte e saj per tu ndeshur me shikimin e Eriseldit, pamjen me te bukur, edhe me te bukur se Tirana qe si nje xixellonje shnderrinte ne ate nate te erret. Syte e Eriseldit qe ishin pikturuar nga ndjenjat e tij per te realizuar vepren me te bukur te artit ne bote, me te bukur se ato pikturat qe mbushnin muret e Louvret dhe Momas, apo afresket qe zbukuronin Vaticanin. Nuk kishte nevoje per ti pare per te ditur qe kurrsesi nuk mund te ishin me te bukura se syte e Eriseldit.

- Tani po. - tha Eriseldi i buzeqeshur, i lumtur sic nuk kishte qene kurre ditet e fundit kur me ne fund ndeshi syte me te bukur qe kishte pare, ato te Arseles.

- Faleminderit Arsele. - peshperiti me ne fund ai, teksa perhumbej ne tiparet e embela dhe delikate te fytyres se saj, teks amundohej te memorizonte ato rrudhat e vogla, pothuajse te padukshme anash syve te saj te qeshur, apo ate hijen e nje vrimeze ne faqen e majte kur ajo buzeqeshte. Mundohej te memorizonte pamjen e saj per ta marre me vete ne Viene, ndonese distanca nuk do ta largonte Arselen nga zemra e tij. Ishte i sigurte.

- Per cfare? - kerkoi te dinte ajo teksa fytyra e saj rrezelliste nga gezimi.

- Qe je ketu me mua, qe me dhe nje mundesi per te me njohur, qe me lejove te te njoh, qe me do. Faleminderit qe hyre ate dite me aq ngut ne ate dhomen e spitalit. Dhe te nesermen qe me zgjove teksa rrezoje cdo gje. Faleminderit qe zgjodhe te qendroje prane meje. Mund edhe te te falenderoj qe ekziston? Apo per kete me duhet te falenderoj prinderit e tu? - kishte edhe nje falenderim tjeter special, per Frenklin, qe e la te shkonte duke mos ditur te vleresonte pasurine me te madhe qe kishte, Arselen. Por ky falenderim mbeti i heshur, i burgosur ne mendjen e tij. Nuk deshironte te infektonte ate cast te tyre me kujtimin e Frenklit.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now