XXV

1K 105 36
                                    

- Cohu, do ikim llupse, - shpalli Eriseldi menjehere pas kafshates se saj te fundit teksa ngrihej ne kembe nga stoli i vogel. I zgjati doren e tij Arseles dhe ajo ngurroi perpara se ti pergjigjej asaj prekjeje. E pa dyshuese djalin e buzeqeshur qe qendronte perballe saj, me doren e zgjatur qe e ftonte ne te panjohuren, nje e panjohur qe krah tij dukej aq e sigurte.
- Ku? - pyeti ajo.
- Te ecim pertace. - vazhdoi ai.
- Brenda nje minuti me akuzove per llupsllik dhe pertacllik. Si ke mire punet keshtu ti jo, u llastove pak si shume me duket. - e akuzoi ajo teksa vazhdonte te buzeqeshte ashtu si edhe Eriseldi. Nje dite ndryshe mendoi, nje dite te cilen nuk donte te mbaronte, nje dite qe do deshironte te perseritej te nesermen, te pasnesermen. Nje dite qe kurrsesi nuk donte qe te mbetej vetem nje.
- Ku do ecim?
- Ku te na cojne kembet. Te mbushim mushkerite me ajrin e paster te Tiranes.
- Mos deshiroje gje te thoje te rrisim mundesine per kancer? - u hodh Arsela pa u menduar. Budallaqe kritikoi veten per ate shaka idiote qe kishte bere. Por Eriseldi qe qendronte perballe saj, i buzeqeshur, plot jete, gazmor nuk ishte djali i serte qe kishte njohur ne dhomen e shtrembur te QSUT, nuk ishte ai pacienti qe vuante nga semundja djallezore e kancerit. Ai ishte djali plot jete, energjia-  e se cilit dukej se nuk shteronte kurre.
- Me fal, - shtoi Arsela menjehere e zene ngushte, e ndjere edhe njehere fajtore.
- Per cfare? Mos me kerko ndjese cdo cast te lutem. Mendoj qe kemi kaluar tek faza qe mund te shahemi dhe prape cdo gje do ishte mire mes nesh.
- Kjo shpjegon ato llupset dhe pertacet e meparshme. Dhe une mendova qe ishim akoma tek faza qe ti mundoheshe te me impresionoje. - tha duke u skuqur, duke mos njohur vajzen e hedhur qe kishte mare freret e qenies se saj. Jo, ajo Arsela nuk ishte e tille. Arsela qe ajo njihte ishte e ndrojtura, e turpshmja qe belbezonte sahere ndodhej ne shoqerine e djemve, e njerezve te rinj.
- Mendoj se je impresionuar mjaftueshem. Nuk duam qe edhe te dashurohesh me mua tani. - vazhdoi ta vinte ne loje ai.
Nuk dua qe te dashurohesh me mua.
Dashuri, dashuri ishte ajo qe kishte ndjere per Frenklin. Frenklin qe vetem nje dite me pare kishte thyer zemren e saj dhe tanime nuk ishte me shume se nje kujtim i larget. Dashuria ishte ajo ndjenja qe te bente te pafuqishem. Ndjenja qe me magjine e saj dinte edhe te vriste. Mjaftonte nje Aveda Kedavra shtoi fansja e cmendur e Harry Potter brenda saj. Dashuria? Jo, ngrohtesia qe e pushtonte sa here qendronte prane Eriseldit, siguria qe ai i falte. Jo, kjo nuk ishte dashuri kundershtonte me ngulm pjesa racionale e saj. Jo, ajo nuk mund te dashurohej vetem njedite pasi kishte qene pikerisht dashuria ajo qe kishte ngulur nje thike ne zemren e saj.
Ishte Frenkli ai qe te lendoi, Frenkli dhe harbutlliku i tij, Frenkli dhe mendjemadhesia e prepotenca e nje personi aq te ceket ato qe te vrane, filloi te monologonte ai djallushi i vogel qe mbillte gjithmone idete me te cuditshme ne mendjen e saj. Frenkli, qe ti nuk e doje. Frenkli qe sishte tjeter vecse nje pjesez e formueses se rutines tende.
Kjo Arsele eshte dashuri. Eriseldi eshte dashuri. kembengulte me zell djalli i vogel kuqalash, kuqalash si gjaku qe rridhte ne arteriet e saj, kuqalash si zemra e saj. Zemra te cilen dita dites ia kishte hapur Eriseldit. Zemer qe tashme ai e zoteronte. Zemer qe nuk ishte thyer sepse Eriseldi kishte qene mburoja e saj.

Mos e degjo budallain, bertiti ana racionale e saj duke akuzuar ate djallush, duke akuzuar Arselen per mendimet e saj te mbrapshta.
Ai e tha vete, nuk do qe ti te dashurohesh me te. Ka nje te dashur, harrove? Nje te dashur per te cilen zemra e tij rreh, nje te dashur qe e pret ne Viene per te qendruar krah tij. Sdo jesh ti ajo qe do ta mbeshtese ne luften e eger kunder nje semundjeje te pameshirshme. Do jene krahet e saj. Ka nje te dashur me te cilen shkon ne kinema per te pare filmat e Xhon Jeshilit. - kujtoi ate mengjesin e tyre ne taksi teksa ai i kishte thene keto fjale. Po, ai kishte nje te dashur qe e dashuronte dhe duke ia perseritur kete vetes si nje mantra shkundi cdo mendim joracional rreth Eriseldit prej mendjes se saj.

- Mos u shqeteso. Kam hequr dore nga dashuria, qe dje. - e informoi ajo duke i kujtuar qe vetem nje dite me pare kishte pare te dashurin e saj prej disa vitesh me nje tjeter, nje tjeter qe nuk ishte ajo. Dhe Eriseldi kishte qene aty, deshmitar i turperimit, lendimit te saj...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now