L

1K 86 37
                                    

I njejti avion, te njejtat stjuardesa, te njejtat fjale te thena prej tyre, e njejta reviste ne sedilen e vogel perpara saj, te njejtat re te bardha te pambukta. Dukej se cdo gje ne ate avion te vogel ishte e ngrire ne njetrajtshmeri, dhe Arsela ishte i vetmi ndryshim. Ndoshta edhe ajo do te kishte qene e njejte, nese do te kishte qene Eriseldi ai qe do ta kishte percjelle ne aeroport, qe me nje premtim per tu ritakuar serisht do ti kishte dhuruar nje puthje te fundit nga ato puthjet Eriseldeske qe vetem ai dinte te dhuronte. Ndoshta do te kishte qene duke qeshur me lotevete embel pas asaj ndarjeje te perkoshme, ndersa ate mbremje vetem qante... Qante edhe pse syte i digjnin, hundet e zena e benin marrjen dhe nxjerrjen e frymes as te veshtire, qante edhe pse urdheronte veten qe ti jepte fund shfaqes se saj tragjikomike, po sepse syte e pasagjereve te tjere ndiqnin dridhjet e trupit te saj te shkaktuara nga ato te qarat e papermbajtshme sahere rikujtonte, si per te denuar veten, si per te lenduar veten ate ndarjen me Eriseldin.
Mjaft me Arsele, mjaft! Jo me lote! mundohej ti mbushte mendjen vetes por ishte e pamundur te mos mendonte per Eriseldin , e pamundur.
'Ke nevoje per ndonje gje bije?' e pyeti gruaja babaxhane ulur ne sediljen ngjitur me te Arseles.
'Jo, jam mire' genjeu Arsela.
'Nuk dukesh mire, por mos harro, cfaredo qe te ndodhe, jeta vazhdon. GJerat ndonjehere jane te shkruara dhe lotet nuk do te fshijne bojen per ta rishkruar serisht te njejten gje sic duam ne'

Te shkruara... Takimi i saj me Eriseldin, ndarja e tyre, kishin qene te shkruara edhe ato ne ndonje faqe te atij librit gjigand qe permbante historite jetesore te sa e sa miliarda personave qe si milingona popullonin kete planet. Kishte shkruar njeri ndonje fund te lumtur per ata te dy? Apo me aq mbaronte gjithcka? Me ate mirupafshim te ftohte ne nje korridorin e nje pallati vienez. Nje fjale shume e ceket per te permbledhur nje lidhje si ajo qe ata kishin ndare me njeri tjetrin.

Deshironte te rilexonte edhe njehere fjalet e fundit te tij, ate mesazhin zemerthyes... Por ishte fshire. Nga Eriseldi qe kishte terhequr celularin e saj per te fshire bisedat e tyre, duke i vjedhur edhe ato kujtime te fundit qe i kishin mbetur prej tij. Ne ate tentativen e tij per mos te qene nje egoist ishte treguar pikerisht nje i tille, nje egoist qe zgjidhte te vidhte gjithcka prej Arseles, qe vendoste per te dy, pa pyetur per qendrimin e saj, pa respektuar deshirat e saj, dashurine e saj.
Ndoshta duhet ta urrente, ndoshta duhet ti mesonte vetes si ta harronte.

'Ta kisha thene' dukej se peshperisnin syte e te emes pasi ajo i tregoi gjithcka. E trembur nga syte e skuqur te Arseles, nga fytyra e njome, kishte insistuar qe ajo ti tregonte gjithcka dhe me nevojen per te folur me dike, per tu ndjere e kuptuar i rrefeu gjithcka mikes se saj me te mire, mamase se saj.
Ajo vetem e degjoi, pohonte here pas here, e perqafoi sic vetem mamate dijne te bejne, por ne asnje cast nuk peshperiti ato fjale te mallkuara qe syte e saj bertisnin 'Te kisha thene qe mos te shpresoje shume per ate djale, te kisha paralajmeruar'
Ndoshta e ema ndihej fajtore qe nuk insistoi pak me shume per te injektuar ato idete e saj ne mendjen e Arseles, por fajtorja e vetme ishte ajo vete. Ajo qe kishte zgjedhur te besonte te pamunduren si te vertete ndonese cdo gje kishte qene kunder tyre, cdo shanse, cdo probabilitet. Ata ishin numri 0, dhe asnje zar i fatit nuk mund te tregonte nurmin e tyre.
Ajo kishte zgjedhur te besonte ne nje mrekulli, ne nje perralle duke perqeshur librat me perqindjet e uleta te mbijeteses qe ato tregonin, duke injoruar preokupimin e te emes, zemra e se ciles e kishte ndjere qe dicka e tille do te ndodhte.
Kishte zgjedhur Eriseldin mbi gjithcka dhe kedo. Kishte zgjedhur djalin qe ne fund nuk e zgjodhi ate, nuk zgjodhi Arselen...

*

'Nuk do te kete me trajtime idiote, nuk do te kete me toksina qe po me helmojne' kishte vendosur dhe me hapin e sigurte, te shpejte ecte drejt spitalit per te shpallur deshiren e tij te fundit.
IShte nje mengjes i ftohte por ai ecte me xhupin e zberthyer, pa shallin dhe kapucin e shpifur qe ishin bere dicka e zakonte per te. Ate mengjes ndihej serisht i lire, i lire per te zgjedhur rreth fatit te tij, te ardhmes se tij. Ate mengjes rinisi te jetonte, te jetonte edhe per nje te fundit here. Per nje apo dy caste me shume te lumtura, te qeta, ia vlinte te sakrifikonte gjithcka, te sakrifikonte jeten e cunguar. Disa dite te fundit te 'lumtura', te vetmuara por te mbushura plot jete.
Nuk deshironte me gjilpera te ngulura ne krahet e tij, sdo kishte me vula te zeza, dite prej te dobeti me dhimbjet e stomakut nga efektet anesore te atyre medikamenteve.
Ai dhe kanceri, vetem ata te dy, ne ate marredhenien e tyre te urryeshme, te dy bashke drejt fundit, pergjithmone. Jo pergjithmon-i qe do te kishte deshiruar, jo ai fundi i lumtur perrallor qe kishte enderruar deri para disa kohesh me Arselen, por nje fund, i lumtur sepse ishte nje shpetim per shpirtin e tij qe tanime vetem qiejt mund ta sheronin.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now