XLIV

813 89 39
                                    

Mars

MOS ME VRIT!
Tani qe u sigurova per jeten po vazhdoj. Shpresoj shume te kuptosh shkrimin tim prej pule qe kjo tentative prej romantiku alla shekspirian ne shekullin e 21-te te mos me shkoje dem (si ato surprizat heren e kaluar pershembull)
Nuk te them dot Gezuar Ditelindjen, sepse nuk eshte ende ditelindja jote (jam siguruar te zgjedh posten e shpejte dhe jo ate qe do te te sillte letren per ditelindjen e vitit tjeter)
Por kjo eshte dhurata ime per ty...
Jo jo, jo llafet pafund por ME PREMTO qe nuk do ta kthesh ne faqen tjeter pa lexuar cdo fjale zhgaravineske ne kete leter.
Te dua, dua ta filloj zyrtarisht me kete letren se ato perpara ishin prologu :p
E di, e di qe muaji i fundit ka qene i veshtire, i larget. E di qe te kam merzitur, jam merzitur. E di qe thjesht prania ime si nje fantazem ne jeten tende te trishton, distanca eshte sfilitese, pastaj ajo e urryeshmja semundje, personi i trete ne kete lidhje. Me beso do preferoja nje nga ata trekendeshat dashuror perpara kancerit, te pakten jam i sigurte qe personin tjeter, vampire apo cfaredoqofte nga keto gjerat e modes sor, do ta mposhtja me lehtesi. Jam i sigurte, sepse besoj tek dashuria jone.
Ke ardhur ne jeten time, je bere pjese e saj ne nje periudhe te veshtire... Ne nje periudhe kur shpirti im ishte me i dobet se kurre dhe ti i dhurove force, force me te cilen te dashuroj sot pafundesisht.
Do doja te ishe ketu, do doja te isha une aty, do doja te ishim edhe ne fund te botes, ne hene mjafton qe te jemi bashke.
Doktori nuk me lejon te vi, nuk pranoj te firmose per qamet letrat e udhetimit megjithese e kercenova; po po e kercenova qe do refuzoja vazhdimin e trajtimit. Haa, nje budallik e di por une e provova gjithsesi.
Dhe pastaj pata nje ide gjeniale? (Mos guxo mos ta quash te tille)
Nese une vi dot, vjen ti...

Tani po mund ta kthesh fleten, dhe te lutem mos kundershto, prano dhuraten time dhe hajde. Do te jem ai djali me kapucin e shemtuar dhe me nje trendafil qe te pret ne aeroportin e Vienes.
Mos thuaj qe eshte shume, nje bilete avioni eshte dicka e vogel, kur une deshiroj te te dhuroj tere boten...
Te dua!!!

*

1 jave me pas qendronte ulur ne avionin qe do ta conte drejt Eriseldit te saj.
Ishte fluturimi i saj i pare, kishte frike por edhe frika e te qenurit mijera metra mbi toke, nuk mund te mposhte lumturine qe do te takonte Eriseldin. Deshironte qe ai te ishte aty, mbyllte syte dhe perfytyronte Eriseldin ulur krah saj teksa fluturonin diku larg, ne ndonje plazh tropikal apo ndonje vend malor, Machu Pichu apo kudo ne Ande apo Apenince, Alpe ose Himalaja. Perfytyronte sikur te ishte dora e tij ajo qe shtrengonte sa here avioni tundej ne ate boshllek te pafund ajri mbi rete e bardha te pambukta, dhe do krahu i sediljes se vogel veshur me lekure.
--
Kur zbriti ne Viene ishte sa e trullosur aq edhe e ngazellyer. Procedurat sfilitese aeroportuale, pyetjet e gjata te policece rreth arsyjes se vizites, rradha per bagazhet, asnjera nuk mund ti rrembente gezimin.
Ndjeu zemren qe i rrihte fort teksa terhiqte valixhen ne pllakat e lemuaea te aeroportit, drejt deres elektronike qe do ta nxirrte ne hollin e pritjeve aty ku ai i kishte premtuar qe do ta priste.
Mori fryme thelle dhe hodhi ate hap te fundit, apo duhet te thoshte hap te pare ne Viene,
Dera u hap dhe u gjend perballe nje turme njerezish; familjare, burra veshur me kostume me tabela ku shkruhej emri i ndonje te huaji, femije te vegjel qe vraponin dhe ndiqnin njeri tjetrin teksa prisnin te afermit e tyre, kishte nga ata qe ngrinin ndonje flamur ne pritje te ndonje grupi turistesh, pastaj ishte ai, Eriseldi.

Qendronte i terhequr ne nje cep, me nje trendafil te kuq, sic i kishte shkruar ne letren e tij. I buzeqeshi kur e pa dhe teksa Arsela vraponte drejt tij nuk mund te mos mendonte qe ajo buzeqeshje ishte e njejta, po ajo buzeqeshja magjike qe kujtonte ndersa fytyra e tij ishte tretur duke perforcuar kendet e ashpra te nofullave te tij; pastaj syte e qeshur dukeshin te lodhur, me te erret se me pare me ata rrathet e zinj e te thelle.
Hodhi krahet rreth qafes se Eriseldit duke u perplasur fort pas atij trupi imcak e skeletik. Bashke me shkelqimin e tipareve te asaj fytyre te keputur, ishin laguar edhe muskujt e tonifikuar te tij.
Por ishte Eriseldi i saj, e ndjente teksa ai e shtrengonte butesisht me krahet e tij, teksa ai ledhatonte floket e saj te shpupuritur nga udhetimi i gjate; ishte ai, e ndjeu ne puthjen e tij te embel, e me pas ne ate puthje te dyte me pasionante. Ishte ai... Djali te cilit ajo ishte gati ti premtonte perjetesine.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now