XI - XII

1.2K 102 20
                                    

Dielli ne ditet e dimrit i ishte dukur gjithmone si nje mashtrim i natyres. Ai diell qe shnderrinte fort por e kishte te pamundur te falte ngrohtesine qe ti prisje, ai diell qe te kujtonte pranveren e bukur ne mes te dimrit plak.
Qendronte mbeshtjelle me nje xhup te zi dhe shallin e leshte gri, teksa priste Arselen perpara Adrionit, nje librari ne qender te qytetit, ne ate dite cuditerisht te ftohte per Tiranen.
E shquajti qe larg, teksa ecte me hapa te shpejte drejt Adrionit. Floket e saj, kete here jo te kapura, qe derdheshin mbi supet e ngushta te Arseles perkedheleshin nga era e asaj dite dimri. Kur u afrua edhe me pak njohu ate te skuqur te lezetshem me te cilen ftohti ngjyroste tiparet e saj femijenore dhe aq femerore ne te njejten kohe. Pallto e saj blu, me kuadrata dhe modelin e gjere dhe mashkullor kishte fshehur trupin e saj imcak, dhe kapuci i kuq kontrastonte bukur floket e saj te erret si netet e gjata te dimrit. Vetem kur ishte pak hapa larg Eriseldit, syte e saj u ngriten nga toka, ku ndoshta numeronte hapat e saj, teksa shikonte Uggsat e saj bezhe. E dalloi dhe i buzeqeshi teksa vazhdonte te nxitonte drejt tij si nje femije qe vrapon per tek blere akullore apo floke sheqeri.
' Me prit ne 10 perpara Adrion o liberdashes.' - i kishte shkruajtur ajo nje nate me pare.
Pse Adrioni? kishte dashur ta dinte, por kishte ruajtur ate pyetje per sot.

- Me fal per vonesen - ishin fjalet e saj te para.
- Nuk je vone, eshte vetem pra 10.10. Je brenda limitit te pranueshem te voneses. - shpjegoi Eriseldi.
- Okay pra... - u sikletos ajo. Terhoqi nje tufez te flokeve te saj, te cilen filloi ta rrotullonte ne gishtat e saj te holle. - Pra ckemi? - tha dhe i zgjati doren. I zgjati doren si te ishin dy pleq qe takoheshin pas shume vitesh teksa benin nje xhiro ne Parkun Rinia. Ajo pafajsi e saj, ai turp i lezetshem qe ai ishte i sigurte qe ngjallte brenda saj ishin aq te lezetshem. Eriseldi shkundi koken dhe qeshi, qeshi me ze, sic nuk kishte qeshur kohet e fundit. Dikush do te mendonte qe ishte e pasjellshme, Arsela qe e shikonte me syte e zgurdulluar e surprizuar mund te mendonte qe ai ishte i cmendur.
- Cfare ka? Kam ndonje gje ne fytyre? - kerkoi te dinte ajo.
- Jo, je thjesht kaq e lezetshme. Njerezit nuk takohen me duke zgjatur duart. - shpjegoi ai.
- Po si? Une nuk di qe ka nje rregull te shkruar qe thote mos i zgjat doren per nje shkundje dikujt. 
- Po pse jo nje perqafim? - kerkoi te dinte ai. Ajo uli syte, ai shperthim i vogel vetebesimi zhdukur nga ajo.
- Me mire jo. - foli me ne fund. - Une jam e lidhur. - rrefeu. Eriseldi buzeqeshi, ai e dinte tashme. Ato biseda telefonike nen ze, trendafilat e kuq te nesermen.
- Une nuk po te gjuaj. - pranoi ai. - Por nese te sikletosa, te kerkoj ndjese. Nuk ishte aspak qellimi im.
- Nuk ka gje. - tha ajo pa ndeshur serisht shikimin e tij.
- Pse Adrioni? - pyeti me ne fund Eriseldi.
- Sepse, sepse e vetmja gje qe di rreth teje perpos faktit qe je arkitekt, dhe diagnozes tende mjekesore eshte qe te pelqen te lexosh. - shpjegoi ajo. - Dhe vendi im i preferuar. - shtoi nen ze.
- Pra e perfundova librin qe me rekomandove. - tha Eriseldi, duke ndryshuar temen teksa filluan te ecnin drejt rruges se Durresit ku do te merrnin ndonje taksi.
- Nuk ta rekomandova. Ti the vete qe doje ta lexoje. - kundershtoi ajo me ngut.
- Ishte ndryshe. Fundi ishte ndryshe. - pranoi Eriseldi. - Cfare te pelqen rreth tij? - kerkoi te dinte. Gjithmone kishte menduar qe librat qe dikush pelqen jane pasqyra per ne shpirtin e tij, jane porta e hyrjes per te njohur me mire botekuptimin, idealet e pse jo edhe enderrat e dikujt.
- Fundi. Me pelqen qe nuk perfundojne bashke. - pranoi ajo.
- Nuk beson tek fundet e lumtura?
- Jo. Jo, dua te them qe besoj. Por nuk besoj tek fundet e lumtura ne situata si ato te atij libri. Dua te them, tere ato genjeshtra, tradheti, lojra femijenore e sfilitese me njeri tjetrin. Si mundet qe ata te jetonin te lumtur duke harruar gjithcka?
- Ke te drejte. - pranoi Eriseldi teksa ecnin, ajo me hapin e saj te shpejte e ai qe mundohej ti pershtatej ritmit te saj.
- Nuk do te te them qe ai liber ka nje vazhdim qe e prish te tere magjine e librit te pare. Nuk eshte me i preferuari im pasi lexova librin tjeter qe ishte nje telenovele e gjalle. - shtoi, pastaj pa i lene kohe te fliste vazhdoi - Cthote Shakaja?
- Te ben te fala. - u tall ai.
- Behu serioz. - kritikoi Arsela.
- Milan Kundera do te donte te vdiste nese do merrte vesh qe injorova librin e tij per nje romance. - shpjegoi Eriseldi
Ajo heshti. Ecen pa folur deri tek taksite e verdha ne anen tjeter te rruges. Eriseldi iu afrua njeres prej tyre, dhe hapi deren per Arselen duke i bere me shenje qe ajo te futej dhe vetem kur u fut ne makine pas saj vendosi te thyente ate heshtje mes tyre. Nese heshtja midis dy personave eshte jo e sikletshme atehere ato jane miq te vertete, kishte lexuar diku. Ajo qetesi mes tyre nuk ishte aspak e rehatshme mendoi ndoshta sepse ishin dy te panjohur qe krejt rastesisht jeta i kishte hedhur ne rruget e njeri tjetrit. Deshironte qe ta transformonte heshtjen mes tyre  ne nje bashkebisedim te heshtur mendoi. Deshironte te heshte krah saj, dhe teksa e shikonte te njihte mendimet e saj, te shikonte pertej fizikut ne thellesite e dhomave te zemres se saj; ventrikuj ose atriume do te preferonte Arsela, termat mjekesor qe ai ishte i sigurte qe ajo i njihte aq mire, si nje gjuhe te dyte.
Eriseldi deshironte qe ta quante ate nje mikeshe te mire....
- A nuk ngjan pak kjo njohja jone me ate librin e Xhon Jeshilit? - pyeti ai pasi mbylli deren e taksise pas vetes dhe i tha shoferit per destinacionin e tyre.
- Kujt? - pyeti Arsela duke ngritur vetullen e saj te rregullt.
- John Green. Ai i semuri me kancer me ate vajzen, jo se ti je semure apo ndonje gje. Tani qe e mendoj ishte nje krahasim idiot, pasi e vetmja e perbashket eshte fakti qe une jam semure. - foli pa i lene rradhe asaj te pergjigjej. Po priste ti vinte ne dukje qe ishte nje budalla, por ajo qeshi. Qeshi me tingullin me te bukur qe ai kishte degjuar ndonjehere, ate te lumturise se sinqerte.
- Me thuaj fans i cmendur i Kunderes dhe letersise se mire dhe fine, nga dreqin e njef Xhon Jeshilin dhe Yjet e tij me faje? - pyeti teksa vazhdonte te qeshte.
- Kam nje te dashur. - shpjegoi ai. - Dhe une jam nje djale qe i plotesoj deshirat e saj, dhe kur me kerkoi ta shoqeroja ne kinema pranova dhe bera detyrat e shtepise paraprakisht. Ishte gje e mire, sepse mora facoleta me vete, pasi ajo qau tere kohen. Ajo dhe gjysma e vajzave te tjera te kinemase. - tha Eriseldi teksa rikujtonte diten kur me Margot, ne diten e ditelindjes se saj, kishin shkuar ne premieren e filmit ne Viene, ne kinemane e mbushur perplot me cifte te dashuruar si ata te dy asokohe, dhe me vajza adoleshente veshur me bluza te stampuara me posterin e filmit. Margot nuk kishte leshuar per asnje cast doren e tij dhe ne fund, teksa emrat e aktoreve ndiqnin njeri tjetrin ne ekranin e madh i kishte dhuaruar puthjen me te embel teksa e falenderonte qe ai kishte pranuar ta shoqeronte.
Sikur kishte si te ndodhte ndryshe, kishte menduar Eriseldi. Ai ishte marrezisht i dashuruar me ate.

Nje çast (shqip)Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon