VIII - IX

1.1K 108 23
                                    

- Zgjohu bukuroshe. Eshte ora 7 e mengjesit. Per pak do te nderrohen turnet. - foli infermierja teksa e shkundte Arselen, per te shkundur gjumin prej qenies se saj sikur gjumi te ishte ndonje therrime buke ne nje mbulese tavoline.
E kishte zene gjumi vetem pasi kishte perfunduar se plotesuar gjendjen e pacienteve dhe mjekimet e dhena tere kartelat e pavionit. Do te mbeshtes koken te qetesohem vetem nje cast kishte menduar perpara se te pushtohej nga ai gjume aq i embel, ndonese i shkurter. Gjithmone e kishte menduar gjumin si desertin pas drekave dhe darkave, zgjaste shume pak dhe gjithmone kerkoje me shume; nuk kishte te ngopur me ate embelsine e tij.
Ferkoi syte qe refuzonin te hapeshin plotesisht, dhe rrotulloi qafen e ngrire.
- Me fal, me zuri gjumi. - kerkoi ndjese ajo.
- Ti na ndihmove pafund tere mbremjen, meritoje disa minuta gjume. - dhe duke i buzeqeshur, mblodhi tere kartelat qe ndodheshin ne tavolinen e vogel ku ngjyra e saj e bardhe ishte rrjepur vende vende. Teksa ajo largohej me hapin e shpejte, Arsela nxorri telefonin e saj nga xhepi i perpareses per te kontrolluar per telefonatat e humbura apo per ndonje mesazh 'Miremengjesi'. Keto te fundit nuk mungonin sa here ajo kalonte mbremjen ne spital, por sot inbox i iPhone te saj 4 demode - sepse nuk ishte modeli i fundit i shkelqyeshem, por shume gjenerata me plak - ishte bosh.
Formoi numrin e Frenklit pa e menduar dy here por ngurroi per te shtypur butonin jeshil.
Mos u sill si nje femije Arsela, ishte i lodhur dhe ndoshta kishte nje arsyje qe u soll ashtu. Nuk mund te lesh dicka per te cilen ke investuar kaq shume te shembet per nje cast te vetem, per nje fjale te pamenduar. i thoshte vetes.
Mbylli syte teksa gishti i saj i madh takoi ekranin e ftohte te telefonit, dhe priti teksa zilja binte...
Ai nuk iu pergjigj. Edhe gjelat nuk jane zgjuar ende mendoi ajo, Frenkli duhet te ishte ende ne gjume.

*
Qendronte ne dhomen e vogel te infermierise, dhome qe kuterbonte nga era e medikamenteve te ndryshme, teksa paloste perparesen e bardhe per ta futur ne canten e saj te shpines sebashku me stetoskopin dhe aparatin e vjeter te tensionit. Rremuja e mengjesit, teksa turnet nderroheshin dhe te tere mjeket dhe infermieret vinin ne pune energjike per nje dite tjeter sfilitese, ishte e padurueshme. Nuk fillonte mesimin deri ne oren 8 dhe kishte nevoje urgjente per nje doze te mire kafeine, perndryshe do te binte ne gjume teksa profesori i saj i eger do te shpjegonte Infarktin apo ndonje semundje tjeter zemre.
Hodhi canten e vjetersuar nga perdorimet e shumta ne shpine dhe nxitoi per tek kafja e spitalit; Morri e quanin studentet ndersa nje pedagog i saj pronarit te kafes i referohej si Doktor Ymeri dhe qe Morri sipas tij na qenkerkish vendi i ri te konsultave, duke qene se pas mbledhjes se mengjesit te tere mjeket rendnin per te pire nje kafe, duke braktisur punen e shumte qe i priste pavioneve te tyre.
- Miremengjes, - e pershendeti kamarieri acarues. Arsela ia ktheu pershendetjen. Nuk mund te ulesh ketu te mesosh, i thoshte ai gjithmone. Nuk mund te qendrosh jashte nese nuk pin duhan. Ngele ketu, nese ke ndermend te te rrish tere diten, me mire shko andej nga cepi qe mos te zesh vendin. Pastaj ato ngerdheshjet dhe ato komentet acaruese prej arroganti teksa sillte kafete apo byreket e djegur. Jo, ai nuk e meritonte ate 'Miremengjes' plot edukate te Arseles.
Ndjeu telefonin qe i dridhej ne xhepin e pasem te xhinseve te saj te preferuara. E nxori me nxitim per te pare emrin e Frenklit ne ekran. U pergjigj pa e bere te gjate. E kishte telefonuar, do te thoshte qe nuk ishte i acaruar me te, ndonese duhet te ishte vete ajo qe ishte e merzitur prej fjaleve te tij.
- Miremengjes Frenkl. - tha ajo.
- Jam nje idiot Arsela. Me fal, njemije e njeqind e nje here. Do me falesh?
- Po. - peshperiti ajo pas disa sekondash. - Ndonese fjalet qe me the mbreme nuk ishin aspak te kendshme. Mos e bej me, te lutem.
- Asnjehere, te premtoj. Jam nje idiot. - pranoi ai.
- Je. - tha ajo.
- Mund te zbresesh pak poshte? - iu lut Frenkli. Poshte? mendoi Arsela. Mos valle ai ishte aty?
- Ku?
- Poshte 6kateshit . Nje debil, sic thua ti qe jam, po te pret.
Rrekelleu kafen e nxehte me nje gllenke, la leket mbi tavoline dhe nxitoi drejt hyrjes se spitalit teksa vazhdonte te bisedonte ne telefon me te. Frenkli qendronte perballe saj, me nje tufe te vogel me trendafila ne dore. Ai buzeqeshi kur e pa dhe beri disa hapa drejt saj pasi fiku telefonin qe ende e mbante te ngjeshur pas veshit te tij.
- Keto jane per ty. - i zgjati lulet dhe pasi ajo i mori ne duart e saj e terhoqi Arselen ne nje perqafim.
- Shume faleminderit.
- Asgje. Me fal vertete shume. Nuk te telefonova mbreme, nuk dija cte thoja pasi isha treguar nje trap komplet. - Arsela qeshi me vete, trap, kishte qene i njejti epitet qe kishte perdorur edhe Eriseldi nje nate me pare per te.
- Cdo gje ne rregull, te thashe. - tha Arsela me naivitetin e saj.
- E di qe mund te jem pak i larget kohet e fundit, qe ndoshta ndihesh sikur nuk te kushtoj me vemendjen e meparshme, qe nuk kam me kohe per ty. E di qe keto kohe nuk kam qene aspak nje i dashur i mire, por nuk dua per asnje cast te dyshosh tek une apo te ndjenjat e mia. Te dua si gjithmone Ars, ndoshta edhe me shume. - dhe e puthi lehte ne faqe duke respektuar deshiren e saj per mos ta puthur ne publik.
- Te dua edhe une Frenkli. E kuptoj qe ke qene i zene me punen, nuk jam budallaqe.
- Je e mrekullueshme. - i tha teksa vazhdonte ta shtrengonte ne krahet e tij.
Arsela u relaksua ne krahet e tij, ne ate perqafim qe ishte i vetmi qe ajo njihte.
Trendafilat e kuq qendronin ne doren e saj; ishin te bukur, shume te bukur me petalet e tyre te kadifenjta.
Pse ai gjithmone harron qe une preferoj trendafilat e bardhe? mendonte ajo ndonese ky ishte nje detaj i vogel.
Detajet, ato gjera te vogla qe Frenkli dukej se gjithmone i harronte...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now