Epilog *2

1.6K 131 99
                                    

'Mucii une mendoj qe je ti princesha e bucit' tha i biri perpara se te mbyllte qepallat e vogla teksa Arsela i lexonte nje nga librat e tij te preferuar, Mbretin Luan.

'Babi te tregoi prape per princeshen?' u mundua te hiqej e serte por nje buzeqeshje e tradhetoi.

'Nuk ishte faji i babit muci. I kerkova une sepse ajo princesha me ngjan shume me ty. Edhe ti je shume e mire si ajo.' tha i biri dhe shtrengoi jorganin per te fahehur trupin e tij imcak pas tij.

'Fli engjelli im, fli.' Peshperiti Arsela dhe me pas e puthi lehtesisht ne balle engjellin e saj, dashurine e saj me te madhe. E dashuronte Reyn po aq sa dashuronte Erieldin, ndoshta pakez me shume. Ata sebashku me te atin ishin tre meshkujt me te rendesishem ne jete e saj, qe i kishin mesuar se dashuria ekziston, qe kishin realizuar enderrat e saj me te medha, ato te nje familjeje.

Eci ngadale drejt guzhines dhe nuk u habis aspak kur pa Eriseldin qe dic gatuante me tiganin e vogel. Aroma e mire kishte pushtuar te tere shtepine dhe kurioze iu afrua per te pare cili ishte krijimi i tij me i fundit. Por nuk ishte vetem ai kuriozitet nepsqar por edhe deshira per Eriseldin, per ta puthur sic nuk bente dot me prani te Reyt ajo cka e shtyu qe te lidhte krahet e saj rreth mesit te tij dhe te mbeshteste koken ne kurrizin e gjere te burrit te saj, bashkeshortit te saj. Mashkullit te cilit i kisht premtuar perjetesine ne nje altar te vogel te imrovizuar buze nje liqeni alpin, vendi i preferuar i Eriseldit sic kishte mesuar; mashkulli qe cdo dite zgjohej duke i premtuar vetes qe ta dashuronte si diten e pare, mashkullin qe cdo mbremje e dashuronte pakez me shume. Kishte kaluar aq shume kohe qe nga ajo dite kur per here te pare ishte ndeshur me shikimin e tij te ftohte. 'Beja kot si maco' ishte justifikuar Eriseldi nje mbremje kur pasi kishin bere dashuri ajo e kishte akuzuar qe ai ishte sjelle si nke harbut me te.
Kishte kaluar po aq shume kohe nga ajo mbremje kur per here te pare kishin biseduar me njeri tjetrin, rreth librave qe ende i lexonin, jo, i perpinin ne kohen e tyre te lire. Aq shume kohe nga takimi i tyre i pare, nga puthja e tyre e pare. Aq shume kohe sa dhimbja dhe vuajtja e sporvave te jetes ishte harruar, ishte vetem forca ajo cka kishte mbetur, ishte ajo lidhja e pazgjidhshme qe ata ndanin me njeri tjetrin, nje lidhje me e forte se vetem nje betim perpara nje nenpunesi te bashkise, nje lidhje qe simbolizohej me me shume se vetem ato dy unaza te arta ne gishtat e tyre. Ata kishin qene dhe ishin perjete shpirtra binjake, nga ata qe ne krahet e njeri tjetrit vallezonin sebashku me kohen, kohen e kaluar qe ndonese ishin vite dukej si nje cast i vetem. Cdo cast krah tij ishte i perjetshem, cdo cast krah tij ishte nje dhurate, cdo cast krah tij ishte dhurata e saj me e madhe...

'Kur do te heqesh dore se referuari mua si princeshe?' Peshperiti mes puthjeve te vogla qe mbillte me shpinen e tij te zhveshur, nje zakon i tij qe aq shume pelqente.

'Kur te rreshtesh se qeni e tille' iu pergjigj ai dhe u kthye drejt saj per ti rrembyer nje puthje te gjate, duke harruar tiganin e vogel ne te cilen skuqeshin 2 veze me syckat e tyre te kuq. 'Kurre' peshperiti fare prane buzeve te saj te njoma.

'Je nje romantin i perbetuar Eriseld.' E akuzoi ajo e buzeqeshur.

'Vetem per ty Arsele, sepse te dashuroj, te adhuroj, te eriseldoj qe do te thote qe te dua ne menyren time' shpjegoi nje tjeter nga ato neologjizmat e tij per te perkufizuae dashurine e tyre.

'Akoma nuk e ke nxene qe nuk ka fjale per te pershkruar kete lidhjen tone?' I kujtoi ajo ate per cka ai ankohej gjithmone duke shpallur i indinjuar qe cdo fjale ishte shume e vaket per te pershkruar ndjenjat e tij aq te thella.

'Nuk do te lodhem, do te perpiqem deri sa te shpik nje' e puthi serisht. Vezet u harruan per tu djegur pas asaj puthejej pasionante qe u shnderrua ne dicka me shume...

'E di, eshte pervjetori i takimit tone te pare, dhe ritakimit te dyte.' I kujtoi ai teksa ledhatonte lekuren e saj te zhveshur. Ai kishte qene gjithmone i mire me datat ndersa ajo jo, por nuk do te thoshte qe nuk e dashuronte po aq shume.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now