Epilog *1

1.1K 88 25
                                    

Era e lehte luante me gjethet e pemeve per te krijuar ate feshferimen qe sebashku me cicerimat e zogjve krijonin melodine aq qetesuese per veshet e tij. Bari i njome ishte rritur ne oborrin e shtepise se tyre per ti kujtuar qe kishte ardhur koha per tu korur, por ai e dashuronte jeshillekun, e adhuronte ate jeshilen e paskaj qe sebashku me bojeqiellin e qiellit qe zbukurohej nga 2 apo 3 re te bardha pufe krijonin ate tablone perfekte dhe a relaksuese. I pelqente flladi i lehte qe luante me floket e tij, aroma e veses se mengjesit dhe nese perqendrohej arrinte te degjonte edhe shushurimen e atij lumit alpin qe rridhte mes pyllit diku me tej.
Kishte braktisur Vienen e zhurmshme per Graz e qete, nje qytet i vogel pikturesk Austriak mes Alpeve te larta. Ajri i paster ishte si nje bekim per mushkerite e tij cdo mengjes. Grazi ishte qyteti perfekt, nje qyteze e vjeter qe ruante dhe rikujtonte historine e saj qindravjecare dhe ne te njejten kohe moder, me ndertesat e xhamta e metalike. Nje qytet i pershtatshem per nje arkitekt dhe ne te njejten kohe larg rremijes se nje metropoli.
Kapi topin e vogel per ta rihedhur serisht ne drejtim te te birit qe priste ne ane tjeter te oborrit te madh. Gjuajti topin blu dhe pa sesi fytyra engjellore e tij u pushtua nga nje buzeqeshje e cilter, nje buzeqeshje po aq e bukur sa ajo e bashkeshortes se tij. Cdo detaj i te birit ishte nje fotokopje e saj, syte ne forme bajameve, buzet pak te plota, hunda majuce. Ndersa floket e erret dhe te dendur i kishte marre nga ai.
Luajten edhe ca me njeri tjetrin, ne fillim me top dhe me pas me raketat e reja te tenisit qe i kishte dhuruar te birit para pak ditesh. Ai ishte dhurata e tij me e madhe ne jete, ai dhe gruaja qe e dashuronte marrezisht sic kishte menduar se nuk do te dashuronte kurre me ne jete.
Pasuria e tij me e madhe ishte familja e tyre e vogel por e lumtur, nje pasuri qe e cmonte ne pafundesi.
'O babi, do te ma tregosh edhe njehere ate perrallen me ate vajzen e bukur me buzeqeshjen e embel se me pelqen shume' kerkoi i biri teksa vraponte drejt tij per tju hedhur ne qafe, nje zakon i vjeter. Ai vraponte dhe hapte krahet dhe Eriseldi e priste per ta ngritur ne ajer dhe ta rrotullonte. 'Po fluturoj, une fluturoj bushii' shpallte mes te qeshurave i biri i lumtur. Ishte aq e mrekullueshme se si nje krijese e tille e cilter gjente lumturine ne gjerat me te thjeshta ndersa atij vete i ishte dashur te luftonte aq shume qe ne ate cast te mund te shtrengonte ne krah te birin.

'Prape?' tha Eriseldi i qeshur teksa ulej per te marre ne preherin e tij Reyn i cili kerceu pa e bere te gjate.

'Po, po. Me pelqen shume mua ajo perralla. E di nje dite shoket e mij te klases me thane qe nuk eshte nje perralle. Sepse ato nuk e kishin degjuar asnjehere.' permbysi syte i trishtuar.

'Jo vetem ato qe degjojne dhe lexojne ato jane perralla. Ndonjehere ka perralla edhe ne jeten e vertete e di? Disa nga ato sekretet si kjo qe di vetem une dhe ti. Mendon se do te ishte po aq e bukur nese do ta dinin edhe ato?' i preku lehte hunden e vogel me gishtin tregues perpara se ti shpupuriste floket e tij te dendur.

'Jo, po pse mos ta dijne edhe ato per vajzen me floket e bukur dhe zemren e mire. Ishte si Hirushja ajo ba? Shoqja ime e bankes tha qe ajo dukej si nje Hirushe por une se kam pare kete' u ankua Rey.

'Qenke tere ankesa zot zoteri i vockel. Jo, ajo ishte me e bukur dhe me emire se Hirushja. Ajo ndihmonte njerez, ajo i falte te tereve gezim vetem duke ekzistuar.'

'Sic lumturoi ate cunin?' vazhdoi Rey.

'Po. Ajo i lumturonte te tere. Dhe ishte shume gazmore ndonese nuk e besonte. Te tere qeshnin me rremujen qe shkaktonte ndonjehere kur shfaqej me vonese ne shkolle.' rikujtoi Arselen dhe ato hyrjet e saj 'madheshtore' mengjesore ne dhomen e vogel te spitalit te Tiranes, ate dhome ku nisi kapitulli me i bukur dhe i veshtire i jetes se tij.

'Ajo shkonte ne shkolle? Une kujtova se ne perralla nuk ka shkolla.'

'Te tere shkojne ne shkolle Reush, si ti. Ne shkolle mund te gjesh nje princeshe si ajo e di?'

'Une kam Klean, shoqen time te bankes. Edhe ajo buzeqesh bukur si princesha ba.' shpalli i biri, i cili ende nuk mund te kuptonte dashurine, i cili kurre nuk e kishte njohur Arselen sic e kishte njohur ai vete.

'Ti je ende shume i vogel buç. Por kur te rritesh do te jetosh edhe ti nje perralle. Fundet e lumtura jane per te tere femijet e mire qe sillen mire kur jane te vegjel.'

'Si une' tha i biri teksa perplaste dockat e vogla i lumtur qe nje dite do te njihte edhe ai princeshe, do te jetonte edhe ai nje perralle.

'Si ti' perseriti Eriseldi dhe i dhuroi nje puthje ne balle. E adhuronte ate krijese. Ai ishte perralla e tij, ai ishte ai faktori magjik. Ai ishte mrekullia me e madhe. Ai, Rey dhe jo kanceri qe u zhduk per mos tu kthyer me kurre. Rey, femija qe te tere ishin betuar qe ai nuk do ta kishte kurre, por edhe njehere duke mposhtur te tere parashikimet ai arriti te krijonte nje familje te tijen, te perqafonte lumturine qe njihte...

'Erdhi mami.' i peshperiti te birit ne vesh pasi ndjeu zhurmen e makines qe afrohej ne rrugen e vogel qe perfundonte ne oborrin e madh te shtepise se tyre. 'Mos i trego qe te folem prape per princeshen' i kujtoi Eriseldi dhe i biri pohoi duke zgjatur doren e vogel te mbledhur ne nje grusht per te vulosur nje nga ato premtimet e tyre prej 'shokesh te ngushte'

'Jo buci, sekreti jone' ishin fjalet e tij te fundit perpara se te vraponte drejt te emes i lumtur.

E ndoqi per te pare skenen e tij te preferuar, ate nje cast ne te cilin koha ngrinte dhe ishin vetem ato te tre.
Nese do te kishte nje cast per te jetuar ne perjetesi do te ishte ai...
I biri qe perqafonte bashkeshorten e tij plot dashuri. I afrohej gjithmone per te mbeshtjelle ne krahet e tij te medhenj dy qeniet me te magjishme qe ekzsitonin dhe qe ishin vetem te tijat.
I vidhte nje puthje asaj dhe i dhuronte nje te tille Reyt dhe te perqafuar, ne krahet e njeri tjetrit ecnin drejt shtepise se tyre te ngorhte duke u ndjere mashkulli me fatlum ne bote...
Ne nje cast ai kishte ne krahet e tije gjithckane....
Nje cast....
Tere historia e tyre kishte filluar dhe ishte zhvilluar ne nje cast...

*To be Continued*

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now