XLI

850 83 47
                                    

Ndjeu qe po zgjohej nga enderra me e bukur ne te cilen kishte fjetur krah Eriseldit, kishte shijuar puthjet dhe prekjet e tij. Jo, nuk ishte ende gati te perqafonte realitetin, te linte ate enderr te tretej si shume te tjera, jo, deshironte te flinte edhe pak. Refuzonte te hapte syte teksa shtrengonte jastekun e bute ne krahet e saj; jastek qe ishte pak me i larte dhe i forte nga ai i saj ashtu si edhe dysheku. Pastaj ishte shume vape, cuditerisht ngrohte per nje nate dimri ne dhomen e saj ku ajo gjithmone refuzonte te ndizte ngrohesen, madje si nje trime e vertete hapte edhe dritaren per te lejuar ajrin e acarte te hynte ne dhomen e saj.
Nuk ishte nje enderr, kur kishte qene nje enderr kujtoi dhe buzeqeshi si e marre.
Fshehu fytyren ne jastekun e bute teksa rikujtonte fragmentet e nje nate me pare. Puthjet, premtimet e dashurise, trupat e tyre teksa dashuronin njeri tjetrin, ate peshperitjen elektrizuese kur Eriseldi i lutej te kalonte ate mbremje me te, perqafimet dhe aromen e trupave te tyre.
Nje nate me pare ishte ndjere e deshiruar, e adhuruar prej tij. Kjo shpjegonte ate lumturi paskaj qe e kishte pushtuar.
U rrotullua qetesisht ne shtrat per mos te zgjuar Eriseldin qe flinte krah saj. Nuk deshironte ta zgjonte, deshironte vetem ta shikonte, ta admironte mashkullin qe kishte pushtuar mendjen dhe zemren e saj.
Floket e shpupuritura, buzet e plota, syte e fshehur nen kapaket e rende te tyre.
Deshironte ta puthte, ta zgjonte me mijera puthje te vogla. Deshironte te ishte serisht e tij, te ishte gjithmone vetem e tij. U turperua nga mendimet e saj. Ndjeu qe u skuq dhe qeshi me veten qe perjetesisht do reagonte si nje femije ndaj gjerave te tilla; tashme kishte mesuar te bashkejetonte me ndrojtjen e saj.
Zgjati krahun per te perkedhelur butesisht fytyren e Eriseldit, por u frikesua nga nxehtesia e lekures se tij nen prekjen e gishtave te saj.
Lekura e tij perveluese digjej nga temperatura e larte. U cua e trembur, duke harruar per lakuriqesine e saj, pa e vrare mendjen te fshihej pas carcafit te holle.
Preku lehtesisht supet e tij duke e shtyre butesisht, por asnje pergjigje. Provoi serisht, me fort, por serisht asgje. Ai nuk zgjohej, ai refuzonte te zgjohej, refuzonte ti pergjigjej thirjeve, insistimeve te Arseles. Ai, Eriseldi i saj qe i pergjigjej ne kohe te tere mesazheve mengjesore qe ajo i dergonte, qe pergjigjej pas ziles se pare me zerin e pergjumur duke i thene qe ishte zgjuar i lumtur nga zilja e telefonit sepse ishte ajo qe e telefononte, ishte po ai djale qe tanme injoronte ate.
Ne ate cast harroi gjithcka, e hutuar harroi si te ishte nje doktoreshe, harroi te kerkonte per pulsin e tij apo te ndjente frymemarrjet e ceketa dhe te shpeshta; mendja e paralizuar nga frika e braktisi; ne ate cast duhet te rrembente telefonin, te kerkonte per ndihme teksa formonte nurmin 3shifror te urgjences;por e perhumbur vazhdonte te mundohej ta zgjonte me thirjet e deshperuara dhe me lotet qe i njomen fytyren.
'Jo Eriseld jo. Nuk mund te me lesh tani. Jo ne mengjesin tone te pare krah njeri tjetrit. Mos e rrembe lumturine time per ta cuar ne nje bote tjeter, eshte epadrejte dhe ti e di. Jo, zgjohu, pergjigjmu' thoshte mes ngasherimave.
Diku mes panikut dora e saj gjeti telefonin e ftohte te fshehur nen jastekun e bute, formoi ne menyre aq mekanike dhe po mekanikisht i tregonte burrit ne anen tjeter te telefonit per Eriseldin. 'Ku banoni?' ishte pyetja te ciles nuk dinte ti pergjigjej. 'Tek shtepia e Eriseldit' deshironte ti thoshte, por edhe ai ashtu si ajo nuk dinte nje adrese te sakte, prandaj duke rikujtuar shetitjen e nje dite me pare i dha emrin e rruges kryesore me prane tyre. Do te ecte deri aty, ne pritje te ambulances se bardhe, do ti drejtonte per ne shtepine e tij, do ta shoqeronte per ne spital ku ambulanca rreshkiste si e marre ne rruget e qytetit, me borine dhe sinjalin qe kercenonte makinat ti hapnin rruge; do ti qendronte prane. Do te qendronte prane deri ne diten e tij te fundit, qofte ajo dite pas nje muaji, 1 viti apo pas nje jete te lumtur kaluar ne krahet e njeri tjetrit.

- Pergjithmone Eriseld, te premtoj. - i peshperiti ndonese ai nuk e degjonte...

***

U zgjua nga zhurma acaruese e vazhdueshme e nje aparati spitali, nga ato te urryeshmit qe si nje zog i kurdisur nuk rreshnin se cucurituri.
Ndihej i dobet. Keshtu valle ndiheshin pleqte? apo kishte ndonje dobesi edhe me te poshter se kjo. Nese po Zot me merr qe tani dhe me kurse vuajtjet e te ndjerit i pafuqishem, i padobishem, si barre.
Nje dhimbje mpirese i pershkronte tere trupin, mund te betohej qe cdo qelize e tij vuante, por dhimbja nuk ishte asgje perpara brengave te mendjes se tij.
Ky eshte vetem fillimi mendonte dhe ai ishte copetuar. Ce priste te nesermen? Nuk deshironte te zgjohej ne nje dite ku dhimbja do te ishte me e forte, dobesia me e thelle...
Kujtonte mbremjen e bukur me Arselen, mendimi i fundit ate nate kishte qene e nesermja, te zgjoheshe krah saj. Kishte fluturuar ne breterine e gjumit i vendosur per ti pergatitur nje mengjes special, sic ishte edhe ajo... Nje mengjes qe nuk zbardhi kurre, nje nga ato mengjeset e kapercyera prej tij ne shtratin e nje spitali.
Arsela nuk ishte aty, mendoi teksa hapte syte per here te pare ne ate dhome te bardhe spitali.
Shpresonte qe te ishte treguar e zgjuar, te kishte vrapuar larg tij, ta kishte braktisur ndonese me shume se gjithcka kishte nevoje per shtrengimin e dores se saj.
'Une jam paraziti qe po ushqehem me forcen dhe lumturine tende' kishte dashur ti thoshte sa e sa here, 'Jam ai iluzioni i rreme i lumturise Arsele. Ti sot qesh dhe je e lumtur, por do te zgjohesh nje mengjes e rraskapitur, e copetuar dhe do pyesesh veten si perfundove aty? Dhe ne fund do te drejtosh gishtin drejt meje. Kjo eshte e verteta dhe dua te ta them. Do te te them qe jam dhe nje egoist dhe tani do te fshij kete email qe te shkruajta sepse nuk dua te te humbas, jo tani. Jo sot qe te dy jetojme dhe ekzistojme ne fllusken tone te genjeshtert qe ende nuk eshte shpuar nga e verteta. Kemi arritur te pamunduren, kemi prekur nje mirazh. Por kjo eshte e bukura me te pamunduren, eshte e mundur per fare pak dhe me pas kthehet serisht ne ate idealin e paarritshem. Ti do jesh e pamundura per mua nje dite, guri i cmuar i ekzistences sime qe do te te shoh teksa largohesh prej meje, dhe une do te jem shume i dobet per tu zvarritur drejt teje.

Ndjeu ate dhimbjen therese ne koke dhe instiktivisht tentoi te ngrinte doren per te shtrenguar koken. Dhimbja e shkaktuar nga ajo levizje aq fine ishte edhe me e rende.
Sa deshironte te bertiste ne ate cast, por nuk kishte me ze; askush nuk do ta degjonte. Sa deshironte ti gjuante murit me grushtin e tij, por nuk kishte me force. Ndihej si nje shpirt i gjalle ne nje trup te shuar. I humbur, i mposhtur...

Ndjeu deren qe u hap dhe zhurmat e korridorit qe thyen qetesine edhomes se tij. Ahh sa e dashuronte ate zhurme qe thyente qetesine ne te cilen mendimet e tij mbreteronin per ta thyer edhe me shume. Ngriti koken me veshtiresi per te pare Arselen. Syte e saj te perenduar e te trishtuar, me rrathet e zinj qe vulosnin ate pamjen mjerane.
'C'ke bere me Arselen time te gjalle?' deshironte ti bertiste por heshti, i frikesuar nga pergjigja qe ajo me te drejte mund ti kthente 'E vrare ti dhe semundja jote e poshter'

- Cfare ben ketu? - pyeti i dobet me zerin e fikur.
- Po pres te zgjoheshe ti budalla. - tha ajo e buzeqeshur, nje buzeqeshje qe perzuri ate trishtumin e urryeshem teksa vraponte drejt ti. - Me ne fund, mendova se... per nje cast.... - pa syte e saj qe u mbushen me lot. Kishte menduar qe casti me i dhimbshem kishte qene vdekja e maces se tij, me pas ndarja me vajzen e pare qe kishte menduar se dashuronte. Por asgje, asgje me pare nuk e kishte pergatitur per kete moment, lotet e Arseles, frika e saj, shpresa e pashprese qe ndricoi fytyren e saj vetem pak caste me pare kur pa qe ai ishte zgjuar, shprese qe po ai vete do tja vidhte serisht.
Mbylli syte duke refuzuar te shikonte ata lote qe e vrisnin me shume se nje thike ne zemer, se mijera plumba ne trup. Sa deshironte te mbyllte edhe veshet per mos te degjuar, mendjen per mos te menduar.
Sa do deshironte te jetonte si nje i paditur, nje injorant... Sa do deshironte te mos kishte degjuar vazhdimin e asaj fjalie. 'Per nje cast mendova se.... te humba pergjithnje'

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now