X

1K 101 19
                                    

'Neser, Hygea, ora 11. Zgjidh nje vend takimi, me surprizo :P. Shifemi doktoresha/gazetare/psikologe.'

- Kush eshte? - pyeti Frenkli qe qendronte ulur perballe saj ne kafen e zakonshme te lagjes.
- Eriseldi.
- Dhe te paska shkruajtur nje roman. - komentoi ai duke pare me bisht te syrit nga ekrani i telefonit te saj, ndonese Arsela nuk po mundohej aspak te fshihte faktin qe ai i kishte shkruar. I kishte shpjeguar Frenklit qe i kishte kerkuar ajo vete qe ta shoqeronte, vetem nga kurioziteti dhe Frenkli kishte komentuar me shprehjen shume klishe 'Kurioziteti vrau macen'. '' E di historine se nga lindi ajo shprehja?'' kishte pyetur ajo. Frenkli kishte mohuar me koke dhe kur Arsela kishte nisur te shpjegonte tere zell eksperimentin ai ishte perqendruar tek telefoni i tij, ku kontrollonte rezultatet e ndeshjeve te dites ne nje faqe bastesh. Cunat, mendoi ajo me vete. Ndaloi se foluri, dhe shikonte sesi ai vazhdonte te studionte telefonin e tij sikur ajo ishte gjeja me e rendesishme. As qe e vuri re qe ajo ndaloi se foluri, mendoi Arsela. Pikerisht ne ate moment telefoni i saj erdhi ne jete nga mesazhi i Eriseldit, duke rikthyer edhe vemendjen e Frenklit serisht tek ajo.
- Neser ka diten e rezonances. - shpjegoi ajo. - Mesa duket ne 11 tek Hygea.

- Dhe c'jane ato me surprizo dhe doktoresha e tjere e tjere nga pas? - pyeti ai aspak i kenaqur nga fakti qe nje djale tjeter i shkruante Arseles.
- Eshte tip shume i cuditshem. - shpjegoi ajo, duke iu referuar karakterit te tij aq shoqeror dhe pershtates si te cuditshem.
- Ose po te gjuan. - u hakerrye Frenkli. E urrente idene qe nje mashkull tjeter te mendonte per Arselen e tij, te fantazonte per buzet e trupin e saj, te deshironte ta puthte apo ta prekte. Ajo ishte e tij.
- Jo te tere me gjuajne mua. - kundershtoi Arsela. E urrente qe ai mendonte qe cdo mashkull shikonte vetem ate, ato shperthime 'xhelozie' nese mund te quheshin te tilla.
- Ti je e verber. - shtoi ai, sepse ajo vertete nuk e kuptonte qe pafajesia qe vishte si te ishte lekura e saj e dyte ishte aq terheqese per cdo mashkull.
- Ti je i fiksuar. - ia ktheu ajo, e acaruar nga drejtimi qe ajo bisede mori. Me mire te vazhdoje te merreshe me telefonin tend dhe te me kurseje keto lojra fjalesh, mendoi.
- I ke thene qe je e lidhur te pakten? - pyeti i nervozuar.
- Po. - genjeu. Nuk i kishte pohuar ne asnje cast qe ajo ishte e lidhur, nuk i kishte folur rreth Frenklit, por per asnje cast nuk kishte mohuar qe kishte dike ne jeten e saj, dike qe e merziti dhe i dhuroi lule, detaje qe ai i konstatoi.
- Shyqyr. - shfryu Frenkli.
- Cfare do te thuash me 'shyqyr'? - insistoi Arsela, e acaruar nga ai koment.
- Qe nuk e fshehe lidhjen tone nje here sic ben gjithmone. - komentoi ai.
- Gjithmone? Une per asnje cast nuk te kam fshehur. - i shpjegoi ajo.
- Atehere pse nuk njof asnje nga 'shoqeria' jote universitare? - insistoi ai.
- Ndoshta sepse ti nuk ke pranuar asnjehere te pish kafe me ato 'pabuksat', sic i quan. - i perplasi ajo ne fytyre.

- U acarove zotrote? - tha ai teksa shtremberonte fytyren.
- Po. U acarova. - tha ajo pasi u mendua per nje cast.
- Po fsheh ndonje gje qe ka mes teje dhe Eriseldit duke me shitur keto perrallat e acarimeve dhe duke kapercyer nga nje muhabet te tjetri? - tha teksa ngrite zerin, me nje ton kreshendo.
- Jo, u acarova sepse nuk mund te me hedhesh mua fajin per ato raste kur eshte deshira jote ajo qe mungon. Dhe qe sa here je me mua ai cope telefoni behet me interesant se tere bisedat e mia. Dhe se fundmi u acarova nga kjo xhelozia dhe ironia jote idiote. - u shfry ajo.
- Sa shume gjera paske mbajtur perbrenda. - komentoi ai, i pakenaqur nga sjellja e saj. Arsela, e urta Arsela qe guxonte te ngrinte zerin perballe tij.
- Une toleroj shume gjera Frenkli, - vazhdoi ajo, - dhe kuptoj, punen tende, qe je i zene dhe ke strese te tjera ashtu si edhe une, por per asnje cast nuk toleroj mungesen e respektit.
- Po thua qe ste respektonkam tani? - pyeti ai. - Po tere ato kafet, drekat, darkat huh?
- Nuk me besohet qe sapo the kete, realisht disa here nuk te njoh me. - tha ajo e merzitur, e zhgenjyer nga ai qe per 5 vite kishte qene i dashuri i saj. Kishte qene, mendoi ne te shkuaren. Ishte ky fundi? Ishte ky ai momenti kur lidhja e tyre qe prej disa kohesh zvarritej si nje breshke, kishte arritur fundin e 'rrugetimit'? U trishtua... Ai ishte e perditshmja e saj, ai ishte pjese e asaj qe ajo njihte si 'jeta e saj'. A mund ta shqyente ate per ta flakur tutje aq thjeshte nga jete e saj, pa u lenduar? Jo.

- Une jam i njejti. - kembenguli Frenkli, - je ti qe dita dites ndryshon dhe behesh me e ftohte.
E ftohte? Ajo ishte e njejta, ndoshta ishte zemra e tij qe ngrinte dita dites me shume dhe ngrohtesia e saj nuk arrinte te shkrinte me akullin e tij.
- Edhe une. Por drekat, darkat nuk jane gjithcka. Ti e di sa keq ndihem sa here ti refuzon qe te me lesh te paguaj. Une nuk dua te ndihem si parazite, as me ty, as me askend. - i kujtoi ajo. - Dhe nuk me pelqen qe ndonjehere len xhelozine tende te kontrolloje fjalet qe nxjerr nga goja. Me lendon.
- Me fal Ars. E di qe ia fus kot ndonjehere, por mos hiq dore nga une kaq thjeshte. Me fal. - perseriti.
- Nuk po heq dore Frenkli. - nuk mund te hiqte dore aq thjeshte. Nuk mund ti kthente kurrizin dhe te largohej duke lene pas ato vite qe kishin kaluar me njeri tjetrin sikur te ishin nje copez leter qe mund te flakej aq thjeshte.
- Ok. - tha ai, me i qete. Per nje cast kishte menduar qe do ta humbiste. Nuk mund ta humbiste, ajo ishte vajza me te cilin shikonte veten te martuar, gruaja qe enderronte si mamaja e femijeve te tij. Ajo ishte siguria.
- Do largohem tani. Kam nevoje te qetesohem, dhe te mendohem. - pranoi ajo.
- Mos u mendo shume, ato mendimet e tua me kallin daten. Asnjehere nuk e di se c'bluan ne koken tende.
Sepse asnjehere nuk mundohesh te me njohesh me mire, mendoi ajo. I buzeqeshi, mohoi me koke dhe u largua duke lene pas nje Frenkl te merzitur, te dorezuar.

Teksa ecte ne trotuarin e ngushte te rruges qe te conte drejt shtepise se saj, nxorri telefonin nga xhepi, duke u rikujtuar per mesazhin qe nisi gjithcka, ate mesazh qe kishte sherbyer si shkendija per te ndezur thengjilin e nxehur mes saj dhe Frenklit.

'Ok. Me ler te mendohem per vendin' - shkruajti me gishtat qe i dridheshin dhe shtypi mbi fjalen Dergo.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now