XXXIX

913 84 38
                                    

-Je vertete ketu? - pyeti Arsela teksa e shtremgonte fort trupin e tij te formuar ne krahet e saj te imet, nje tjeter nga ato pyetjet e palogjikshme, te vetmet qe bente se fundmi.
- Jo Arsele. Jam vetem nje halucinacion i nenvetedijes tende. - tha ai dhe qeshi, nje nga te qeshurat qe buronte me thellesite e shpirtit. E preferuara e saj.
- Mos me thuaj qe ke pare Nemon dhe je frymezuar nga Dory dhe Martin? - o zot jo, cfare budalleqesh nxjerr nga goja moj kritikoi veten. Ai vjen per ty dhe ti derdellit per kukullat e Bang Bangut vazhdoi me autokritikat.
- S'do lodhem kurre me krahasimet e tua me kukullat dhe me Harry Potter. Vetem te lutem mos fillo me Sailor Moon sepse aty perfundon lidhja jone. 
U skuq dhe u shkeput prej tij duke u kujtuar per ambjentin rrethues, njerez qe ecnim me veshtiresi ne trotuarin e ngushte rreth tyre.
- Me pelqente me shume kur me perqafoje. - dhe pa pritur per pergjigjen e Arseles e terhoqi serisht ne krahet e tij.
- Por, sot ti... a nuk... - vazhdoi te belbezonte ajo.
- Erdha per ty, keshtuqe me ler te shijoj kete moment. Qetesohu, merr fryme thelle. - beri rolin e mjekut ne ate cast perpara se buzet e tij te gjenin te sajat. I kishin munguar puthjet e Arseles, perqafimet e saj, aroma dhe butesia e lekures se saj, por mbi te gjitha i kishte munguar ajo, te qendruarit perballe Arseles se tij teksa perhumbej ne syte e saj. Per te do te kishte kaluar edhe nje oqean te tere, sikur edhe vetem nje dite.
Hmm Hmm... Ai tingull i cjerre i dikujt qe mundohej te terhiqte vemendjen e tyre i shkeputi nga njeri tjetri, vulosi fundin e asaj puthjeje ne te cilen ishin perhumbur. Syte e tij gjeten vajzen qe vazhdonte ti shikonte e habitur. E njohu nga nje muaj me pare, si nje nga ato capkenet qe e pyesnin pambarimisht per jeten e tij, informacione shume me te gjere sec i nevojitej nje mjeku. Ana ne mos gabohej, kujtoi emrin e saj. Ana qe me kunjat e saj te pakursyera godiste te tere aty ku i dhimbte me shume. Instiktivisht shtrengoi Arselen me prane vetes duke u munduar ta mbronte nga helmi dhe shikimi qortues i shoqes se saj. Ndoshta ne ate cast ajo ishte levizja e gabuar, ndoshta Arsela qe insistonte qe lidhja e tyre te mbetej e fshehte do te kishte preferuar qe ai ta shtynte tutje. Vetem miq, do tu themi te tereve qe jemi miq te mire, kishte kembengulur nje dite ajo, ne njeren prej atyre telefonatave te gjata. Ndonjehere dyshonte qe edhe vete ajo besonte qe ishin te tille, vetem miq, ndonese per Eriseldin ajo ishte e tere bota.
- Arsela, - zeri i ftohte i vajzes beri qe Arsela te ngrinte e tera ne krahet e tij. U perpelit per ti shpetuar shtrengimit te Eriseldit.
- Po Ana? - pyeti ajo, me syte e permbysur. E urrente qe ajo ndihej fajtore, e turperuar qe dikush e pa ne krahet e tij. E urrente ate pasigurine qe ajo transmetonte ne ate cast. Ngriji syte Arsele, mbro veprimet e tua, mbro zgjedhjet e mia, me mbro mua deshironte ti thoshte me shume se gjithcka, por duke u ndjere i tepert heshti, roli i tij ishte ai i deshmitarit te heshtur.
- Na bere merak moj dreqe, por shof qe ti na qenke mire e bukur, ngrohte ngrohte. - dhe teksa i fliste Arseles syte e saj nuk u shkeputen prej Eriseldit. Vetem pas disa castesh fytyra e saj e tradhetoi, kur me ne fund e njohu si te semurin e QSUT.
- Pa prit njehere, une te njoh ty - i tha Eriseldit dhe e kenaqur me veten, me nje buzeqeshje prej triumfuese iu kthye Arseles, - ai i semuri Vienez e? Ti sikur kishe nje te dashur? Nga e psonise edhe kete tjetrin?
- Une, hmm nuk eshte ashti si duket. - ishin fjalet e vetme te Arseles.
Si duket? Si eshte Arsele? Thuama edhe mua ate qe do ti thuash asaj?
- Hajde se te presim brenda athere, spo jua nderpres me shume puci pucit.u zhduk ne brendesine e ngorhte te lokalit duke i lene serisht vetem. Kete here Arsela nuk iu hodh ne qafe, kete here Eriseldi nuk e terhoqi ne krahet e tij. Kete here dikush, ajo vajze capkene, kishte vjedhur pakez nga ngrohtesia e tyre. Ne ate cast per here te pare prane Arseles ndjeu ftohte.

- Me fal. Nuk deshiroja te te vija ne siklet me shoqet e tua. - kerkoi ndjese ai ndonese nuk ndihej aspak fajtor.
- Jo, me fal mua. Nuk e dija qe do vinte, dhe qe do vije. As qe doja te dilja fare. Eshte i tere faji i mamit. Do te kisha qene ne shtepi, dhe do te te isha pergjigjur, do te kisha zbritur poshte. Cdo gje do kishte qene me e lehte. - tha ajo e dorezuar.
- Cdo gje eshte e lehte. - i kujtoi teksa kapi fytyren e saj ne duart e tij. - Une dhe ti. Ne. Ku ka me te thjeshte se kjo fjale  2 shkronjese. 1 rrokje.
- Ti ke nje aftesi te besh cdo gje te duket e mundur. - tha ajo teksa buzeqeshte trishte. Nje trishtim qe prania e tij e kishte vendosur ne fytyren e saj.
- Ti ke nje tendence te komplikosh gjithcka.
- Do te jem ketu disa dite. - vazhdoi ai duke u ndjere i tepert. - Mund te vazhdosh te qendrosh me to, neser ama je e tera e imja. Si thua?

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now