XIII

1K 103 19
                                    

Kishte rene serisht ne gracken e rutines se saj; shkolle, ku ne oret praktike shikonte paciente pas pacienti dhe si sekretarja e grupit, telefononte tere kafexhinjte te vinin kur profesori kerkonte ti mblidhte. Leksione, ku mbushte fletet e bardha te fletores se saj me shenime te rregullta. Shtepi, takimet pas shkolle me Frenklin ishin rralluar pas zenkes se tyre te fundit.

'Ka ndonje gje qe nuk shkon?' kishte pyetur e ema nje dite teksa ajo kthehej e lodhur nga shkolla, me deshiren e vetme per te fjetur gjume dhe te zgjohet te nesermen, per te perseritur cdo gje serisht.
' Jo, pse me pyet?' kishte thene Arsela teksa mundohej te fshihte shqetesimet e saj pas nje buzeqeshjeje.
' Sepse nuk e ke permendur me Frenklin.' tha e ema teksa vazhdonte te ishte e perqendruar tek perimet qe zienin ne tenxheren e vogel.
' Cdo gje ne rregull mami.' - genjeu Arsela, duke i fshehur pakenaqesite gjithmone e me te shpeshta ne lidhjen e saj.

Kishte kaluar nje jave nga dita qe kishte shoqeruar Eriseldin tek Hygea, nje jave e nje dite, ndonese nuk kishte qene duke i numeruar. Asnje shenje jete prej tij. E sigurte qe ai e kishte harruar dhe kishte vazhduar me rutinen e perditshmerise si edhe ajo, u mundua ta nxirrte nga mendja e saj, ti hidhte uje asaj vatre kurioziteti qe flakeronte ne trurin e saj, dhe te perqendrohej tek libri i Kardiologjise, tek detyra e saj e vetme: Te mesonte. Nuk ishte detyra e saj te shoqeronte pacientet simpatike ne spitale private pasi largoheshin nga QSUT. Ai nuk ishte as pacienti i saj ne fund te fundit, mendoi. Arsela, je vetem nje studente, te duhet te mesosh dhe te shkelqesh ne 3 vitet e mbetura te shkolles. Dhe sme besohet qe iu referove ne mendje si simpatik. - kritoi veten per mendimet e saj 'te gabuara' qe vertiteshin te tera rreth Eriseldit.
Mesoi per dy ore, e perqendruar dhe qendroi edhe nje ore te trete me librin hapur perpara saj por me mendjen rrugace qe serisht kishte nisur ecejaket e saj, kete here per Frenklin. Ai kishte qene aq i ftohte ditet e fundit. Ajo ishte e sigurte qe ai shperthim i saj e kishte lenduar. Ndihej fajtore, ne fund te fundit ai nuk ishte sjelle kurre me pare keq me te, perkundrazi, gjithmone e kishte bere te ndihej mire. Pse krejt papritur ajo cka Frenkli i ofronte dukej aq e pamjaftueshme? Eriseldi, peshperiti djalli i vogel brenda saj, ai picirruku i kuq qe ne filma qendronte gjithmone ne supin e majte te personazheve teksa peshperiste ato mendimet e tij mekatare.
Qepe mendje djallezore, donte te thoshte Arsela. Kjo ndjenje, ajo distance qe dita dites thellohej mes tyre kishte rrenjet shume me heret. Ai ishte i zene, punonte fort, perkushtohej me mish e me shpirt per te arritur dicka dhe Arsela qendronte ulur ne tavoline, e paafte per te mesuar duke u treguar nje egoiste. Ai punon, nuk eshte nje parazit si ti. Vendos veten ne vendin e Frenklit ndonjehere, perpara se ta fajesosh per menefregizem. kritikonte veten.

Djalli i kuq dhe engjelli i vogel vazhdonin debatonin ne mendjen e saj. Kuqalashi sulmonte Frenklin ndersa engjelli mbronte dhe justifikonte ate. Arsela mbylli librin dhunshem, dhe shfryu e lodhur, nga mesimet, nga ato mendime konsumuese dhe kontradiktore. Terhoqi telefonin nga cepi i larget ku e kishte braktisur, per mos tu tunduar prej CandyCrush apo Wattpad ku mund te arratisej per pak ne kapitujt e ndonje historie romantike.
1 mesazh. Eriseldi.
'Neser per pergjigjet. Takohemi serisht tek vendi yt i preferuar? '
Po donte te pergjigjej ajo por nguroi.  Ishte mesazhi i tij i rradhes ai qe theu ne mijera pjese ate hezitim.
'Te lutem. Kam frike.' 

Edhe une kam frike, per ty. kishte dashur te shkruante, por ajo ishte doktoresha e ardhshme qe do te ndeshej me mijera raste te tille; nuk mund ti lejonte vetes te ndjente frike, apo cfaredolloj emocioni tjeter perkundrejt nje 'pacienti'. 

*

'Do te jem aty.'
Lexoi dy here mesazhin e Arseles perpara se te shkundte koken, i zhgenjyer me veten qe kishte pranuar se ndjente dicka aq te urryeshme sa frika, nje ndjenje e rezervuar per femrat dhe te dobetit i kujtoheshin fjalet e atit, ato fjale qe ai ia kishte perseritur vazhdimisht  kishte qene ende nje djalosh i vogel.
Dhe i lenduar, nga pergjigja e saj e thate. Nuk deshironte meshiren e saj, apo dhembshurine e Arseles, deshironte nje mikeshe, dike qe ti shtrengonte doren dhe ti premtonte qe cdo gje do shkonte mire ndonese ajo mund te ishte genjeshtra me e madhe qe mund ti thonin. Me Arselen nuk kishte pse shtirej sic bente me prinderit e tij, sic i kishte bere edhe Margotit kur pas asaj heshtjeje te gjate ajo i kishte derguar nje mesazh te thjeshte ku e pyeste si po i shkonin pushimet dhe me pas nese ate e kishte marre malli per te; nje pyetje aq e pavend dhe femijenore kishte menduar Eriseldi; nje pyetje e nje femre qe kerkonte te vidhte fjalet e bukura, vleresimet prej te tjereve edhe kur ato ishin te pavenda, si ne ate cast. Po, do ti kishte thene ne cdo moment tjeter, por ate dite me tere barren e semundjes se tij mbi supe, pushtuar nga frika, merzia, e mijera ndjenja te tjera prej 'te dobeti' i kishte shkruar nje Jo te thate. Jo, sepse nuk mendonte aspak per te. Jo, sepse nuk mund ta kishte marre malli per Margotit, qe teksa ai mundohej te flinte ne shtratin e nje spitali dhe zgjohej nga renkimet e ambulancave qe sillnin njerez edhe me te semure se Eriseldi, ajo shijonte jeten e nates ne Viene, ndoshta edhe ne shoqerine e ndonje mashkulli tjeter.
Nuk ishte ndjere kurre me larg dikujt, jo vetem fizikisht por edhe emocionalisht. Ndihej aq larg asaj femre qe deri para disa kohesh e kishte adhuruar, aq larg femres qe per te kishte qene individi me i afert.
Po, me mungon, por jo ti deshironte ti shkruante, me mungon vajza me te cilen u dashurova.
Donte ti rrefente qe kishte nevoje per te, me shume se kurre, ti tregonte te verteten, te ndante me te friken e te panjohures qe e priste. Ishte i sigurte qe ajo do te linte gjithcka dhe do te rendte tek ai, do te hipte ne avionin e pare qe do ta sillte ne Tirane. Por refuzonte, refuzonte te hidhte pas shpine problemet e tyre , probleme qe do te harroheshin nen petkun e erret te semundjes se tij.

Ndersa Arsela, ajo ishte aty... Dhe pas atij mesazhi qe i kishte derguar,  ku perqafonte friken e tij, e pranonte si nje femije Arsela  dinte me shume per te se cdo kush tjeter...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now