XV

1K 103 19
                                    

A nuk eshte bukur te perqafohesh keshtu, cdo dite?
Pusho djallush donte ti bertiste asaj pjese te saj qe po shijonte kete perqafim, pak me shume se cduhej. Une kam Frenklin, Frenkli, Frenkli. i perseriste vetes si nje refren per mos tu perhumbur ne embelsine e atij momenti, per mos tu mbytur ne ndjenjat qe krejt papritur e kishin pushtuar.
Ai kishte nevoje per te, Eriseldi qe pertej pamjes se jashtme prej djalit te forte dhe optimist, po thyhej nga pesha e te vertetes se ciles nuk i arratisej dot; Kanceri.
Ai kishte nevoje per Arselen, per shoqerine e saj, per mbeshtetjen e saj. Nuk mund ta braktiste tani, sepse ndihej fajtore qe kishte lejuar nje djale te huaj ti shtrengonte doren pak me pare, dhe krahet e nje djali qe nuk ishte Frenkli ta mbeshtillnin sikur ajo te ishte gjeja me e cmuar ne bote.
U relaksua ne krahet e Eriseldit duke mbeshtetur koken ne gjoksin e tij ku permes rrobave te trasha dimerore arrinte te ndjente zhurmen ritmike te zemres se dashur te atij djali qe protestonte duke goditur kafazin e kraharorit. Mos pusho se rrahuri, mos pusho se pompuari jete ne qenien e tij. Mos u lodh, mos u mposht, donte ti thoshte asaj zemre.

Nuk e dinte sa qendruan te perqafuar, koha ishte e cuditshme mendonte, ndonjehere zvarritej, here te tjera fluturonte dhe ne caste si ky dukej sikur ndalonte se ekzistuari, sikur ngrinte ashtu sikurse edhe toka ne ate dite te acarte.
- Duhet te shkojme, - tha ajo pasi me veshtiresi u largua nga krahet e tij.
- Ke te drejte, me fal. - peshperiti ai, me shikimin e mundur.
- Nuk ka gje. Prandaj jane miqte apo jo? - i kujtoi Arsela, duke i premtuar me ate pyetje edhe miqesine e saj.
- Tani jemi miq e? - pyeti ai me shkelqimin qe u rikthye serisht ne syte e tij.
- Ashtu sikur me ke thene disa here. - tha ajo teksa mundohej te mposhte te ftohtin duke u munduar me kot te ngrohte duart e saj teksa i perkonte me njera tjetren dhe duke shtrenguar shallin fort rreth qafes se saj.
- Po, 'shoqe' - pohoi Eriseldi. E shtyu lehte teksa ecin per te dale nga oborri i spitalit drejt taksise qe i priste.

*
- Nuk deshiroj te kthehem ne shtepi. - rrefeu ai kur zbriten ne qendren e Tiranes, dhe i duhej te ndaheshin nga njeri tjetri, pa ditur kur mund te takoheshin serisht. Shoke, i kishin premtuar njeri tjetrit pak me pare por te dy e dinin qe ne momentin qe do ti kthenin njeri tjetrit kurrizin pas nje 'Mirupafshim' te peshperitur me embelsi, nuk do ta shikonin me njeri tjetrin. 2 rruge te vecanta, si dy drejteza paralele qe nuk do te takoheshin me.
- Mund te pijme nje kafe? Te hame ndonje gje? - pyeti ai, ende jo gati per tu larguar prej saj pergjithmone. Shoqeria e tyre meritonte nje shans per te lulezuar si nje lule ne pranvere mendonte.
- Une, hmm - belbezoi ajo. - Nuk e di. - tha me ne fund. - Ndoshta eshte me mire qe jo.
Jo, por pertej ngurrimit te saj, pertej asaj Jo-je Eriseldi arrinte te lexonte ne syte tradhetar te Arseles deshiren per te pohuar.
- Mund ti thuash edhe te dashurit tend nese deshiron. Nuk e kam aspak bezdi, persakohe nuk fillon te false per futbollin. - ajo buzeqeshi.
- Nuk e di nese do te pranonte, por do ti them. - tha Arsela, ngurrimi i saj i zhdukur tashme. Ndihej fajtore te kalonte kohe me te, mendoi Eriseldi, fajtore ndaj te dashurit te saj. E dashuronte vertete ate? pyeste veten.
- Do kisha vertete deshire te takoja djalin qe ka zemren tende. - i rrefeu Eriseldi. A e meritonte vertete ai i panjohur zemren e paster te Arseles?
- Mire atehere, do ti them. - pranoi ajo dhe nxorri telefonin nga canta e vogel qe kishte hedhur ne kurriz. Formoi e perqendruar nurmin e te dashurit, dhe vendosi telefonin ne veshin e saj te skuqur nga i ftohti. U largua prej Eriseldit, nje hap, dy hapa dhe vazhdonte te ecte, ecejake te shkujdesura teksa bisedonte ne telefon, me syte qe shikonin ne cdo cast pllakat e piseta te rruges.

*
- Akoma me ate 'te semurin' ti? - ishte hakerryer Frenkli nga ana tjeter e telefonit. Je ti i semure kishte deshiruar ti perplaste ne fytyre Arsela, i semure e i pashpirt qe i referohesh ne ate menyre. Por heshti, si sa e sa here te tjera zgjodhi te heshte.
- Hmm, deshiron qe te pijme nje kafe. Bashke. - filloi te shpjegonte ajo
- Po me merr leje? Pretendon qe te te jap leje? E dashura ime ne kafe me nje leshko qe ku ta di une cfare qellimesh ka ndaj teje? - bertiti ai nga ana tjeter e telefonit.
- Te 3 Frenkli. Une, ti dhe Eriseldi. - pastaj pa i lene rradhe te fliste vazhdoi - Dhe eshte e pasjellshme Frenkl, ti drejtohesh si leshko apo ku di une kur as nuk e njeh. Dhe jam e sigurte qe i vetmi qellim qe ka eshte te mposhte semundjen e tj dhe te largohet sa me shpejte nga ketu per ne Viene.
- Me cfare te paguan qe e mbron me kaq devotshmeri? - vazhdoi ai me shfaqet e tij te pakendshme prej xhelozi.
- Do te vish apo jo Frenkli? - pyeti Arsela kete here me tonin e saj te vendosur e te eger.
- Kam nje takim pune. Nuk mundem dhe me thene te drejten nuk kam as deshire. Ben mire mos te dalesh as ti. - urdheroi ai.
- Pafshmi Frenkli - peshperiti ajo dhe pa pritur nje pergjigje, ndonje sulm tjeter apo ndonje fjale te embel lajkatari mbylli telefonin. Eci drejt Eriseldit duke buzeqeshur, teksa mundohej te shtirej sikur biseda e saj me Frenklin kishte qene me normalja ne bote, sikur zemra  e saj nuk ishte krisur, mijera plasaritje te reja dhe te tera mbanin emrin e te dashurit te saj.

- Frenkli kerkon ndjese qe nuk mund te vi ndonese kishte vertete shume deshire , - genjeu ajo. - Por ne mund te vazhdojme, - i tha Eriseldit kur qendronte serisht prane tij. Buzeqeshi serisht, por kete here sepse ishte vertete e entuziasmuar per te kaluar pak kohe me ate 'te huaj' qe e bente te ndihej aq mire... Ate te huaj qe e bente te ndihej e vleresuar...
I huaji, sepse Eriseldi ishte i tille,  e njihte me mire se Frenkli, mendoi e trishtuar.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now