XLV

804 89 30
                                    

Viena ishte e bukur, ishte nje nga ato qytetet madheshtore me arkitekturen fine, kishat hijerenda, parqet e mbuluara nga bora. Pjese e bukurise se saj ishin edhe turistet e shumte qe i falnin jete,artistet qe prane cdo vendi turistik luanin ne instrumentat e tyre per njerezit qe grumbulloheshin per ti degjuar.
Per Arselen ato pasdite Viena ishte qyteti me i bukur ne bote, jo nga dritat dhe ato mijera monumente, ato nuk i mungonin as Parisit apo Londres ishte e sigurte, por sepse ndihej me e lumtura, dhe me syrin e lumturise qe vec Eriseldi dinte ti falte ngjyroste cdo cep te atij qyteti. 'Te pelqen?' e pyeste Eriseldi here pas here dhe ajo e mahnitur vetem pohonte.
Ishte udhetimi i saj i pare, i pelqente cdo gje rreth tij. Dashuronte cdo gje te mashkullit krah se cilit ishte me fat te viziotonte te bukuren Viene.
Ndalonin here pas here prane ndonje vendi, Stephansplatz, Opera, muzeumet, bashkia. Eriseldi i tregonte historite rreth atyre ndertimeve, perhumbej ne detajet arkitekturore dhe ne fund serioz i drejtohej si nje prej atyre ciceronet grupeve te tursiteve dhe thoshte 'Ke ndonje pyetje'.
Arsela mohonte butesisht, e vetmja pyetje e saj ishte pse Eriseldi ishte aq i mire?
Ndalonin ne ndonje kafe te lezetshme me tavolinat buze rrugeve te kalldremta. Mbuloheshin me batanijet shumengjyreshe qe kamarieret sillnin bashke me porosite dhe prane atyre mini zjarreve bubulake, ne krahet e njeri tjetrit bisedonin per gjithcka dhe asgje ne te njejten kohe. Per Tiranen, per Vienen, per shkollen e saj, per ish punen e tij. Kanceri ishte i vetmi qe nuk permendej kurre, por ishte aty mes tyre. E ndjente ne shikimin e Eriseldit, i lodhur dhe pajete, edhe kur qeshte si me pare. E shikonte prezencen e atij te mallkuari sahere ai lodhen, ndalonte dhe mbushej thelle me fryme. Sa here Arsela e pyeste nese ishte mire vegem pohonte butesisht dhe propozonte qe te uleshin diku per nje kafe.
Nuk e hiqte kurre kapucin e zi nga koka, i njejti djale qe vetem para dy muajsh refuzonte, nuk pranonte as te prekte nje kapuc te tille.
Thoshte qe kishte ftohte, nuk donte te ftohej dhe te perfundonte serisht ne spital. 'Jo per gje, po kush duron ate infermieren. Nuk me ka marre malli akoma per te dhe bycet e saj te medhaja' kishte thene.
- Duhet te ndihem xheloze qe ti flet per prapanicen e nje tjetre? - ia kishte thyer Arsela dukeu hequr si e indinjuar.
- Aspak kur zonja ne fjale eshte nje batalle 60 e kusur vjece.

Naten e pare, ku pas shetitjeve prezantuese ne Viene kishin shkuar ne apartamentin e tij te vogel, nje strofe tipike djaloshare zbukuruar me sharmin e Eriseldit, serisht kishte refuzuar te hiqte kapucin e leshte.
- Tani nuk ftohesh. - kishte shpallur Arsela teksa afrohej prane tij dhe me doren e saj prekte ate kapuc.
- Nuk dua te shohesh si jane katandisur floket e mi. - me syte e lenduar kishte larguar doren e saj dhe e kishte mbeshtjelle ne nje perqafim.
- Asnjehere si kam pas qejf, - genjeu per ta bere te ndihej me mire.
- Kam perfunduar si nje kufome. - peshperiti teksa vazhdonte ta shtrengonte ne krahet e tij skeletike.
- Mos thuaj ashtu. - ia ktheu Arsela, zemra se ciles lendohej nga vuajtja e tij.
- Me fal. Kemi  3 dite te plota bashke dhe do ka kalojme mrekullisht. Nuk ka me ankesa prej qaramani te premtoj.

Nuk kishte patur me asnje te tille, sic kishte premtuar per asnje cast nuk kishte folur rreth dhimbjes se tij, rreth semundjes. Por nuk kishte nevoje per fjale qe Arsela te dinte qe ajo dhimbje ishte aty, e lexonte ne syte e trishtuar te Eriseldit.
- Do qe te shkojme tek Prater sot? - kishte pyetur teksa hanin nje dreke te kendshme ne nje restorant tradicional ndonese e vetmja pjate tradicionale ishin salcicet dhe patatet alla Vieneve, tek tuk ndonje fileto pule dhe ne fund Sacheri vienez qe te bente te lepije gishtat.
- Cfare eshte kjo? - pyeti Arsela.
- Park i famshem argetimi. Ka nje karusel gjigand dhe disa lojra te tjera nga ato te frikshmet. - shpjegoi Eriseldi pasi percolli ate kafshate te fundit.
- Nje nga ato rrotat e medha gjigande qe rrotullohen? Une nuk kam hipur asnjehere ne nje karusel. - shpalli Arsela.
- Atehere paskam bere mire qe rezervova nje xhiro per dy.

*
Rradha per ne karuselin e famshem, nje nga atraksionet e qytetit, ishte tmerresisht e gjate.
Modernizmi dhe paradoksalizmat e tij mendonte Eriseldi. Nje rreth i hekurt nuk mund te ishte me i bukur se nje pallat mbreteror apo kishat gotike, por 'modernet' dukej se mendonin keshtu prandaj edhe rradha per nje xhiro te shkurter paranomike ishte aq e gjate.
Kontrolloi oren, pothuajse mesnate, pothuajse ditelindja e saj. Deshironte ta terhiqte nga rradha per te qene i pari qe e uronte ne nje vend me privat, ne ndonje rrugice romantike te Vienes por ajo dukej aq e entuziasmuar per ate xhiro prandaj lutej, lutej qe rradha te ecte shpejte dhe mesnata ti zinte ne qiellin e Vienes.
Zoti qe injoronte ato lutjet e tjera te tij duhet te degjonte kete, duhet te degjonte per Arselen.
Pas disa minutash u rehatuan ne njeren nga kabinat pasi Eriseldi posacerish kerkoi qe te qendronin vetem dhe jo ta ndanin ate cast edhe me 2 te panjohur te tjere.
Vetem 1 minute para mesnates rrota e madhe filloi te rrotullohej, dhe kur ndali serisht per te akomoduar turise te tjere, ata te dy kishin prekur qiellin.
Ndjeu telefonin qe vibronte ne xhepin e tij per ti lajmeruar qe tashme ishte mesnate, ishte ditelindja e saj.
Kishte nje kek qe i priste ne shtepine e tij, nje qiri qe pritej te ndizej per tu fryre nga Arsela. Por mesnata i gjeti larg apartamentit, mesnata i gjeti ne qiell. Nxorri cakmakune vogel dhe e ndezi duke e rrethue me doren e tij qe era e ftohte mos te shuante zjarrin pervelues.
- Cfare po ben? - pyeti ajo konfuze. Po improvizonte, po improvizonte per ti dhuruar Arseles nje dhurate. Ai cakmak i ndezur ate mbremje ishte qiriu i tortes se saj.
- Gezuar ditelindjen Arsele. - peshperiti butesisht, zeri i tij njesh me eren.
- Eshte mesnate? Faleminderit. - tha teksa buzeqeshte me syte qe shkelqenin me bukur se tere yjet e asaj mbremjeje.
- Mendo nje deshire dhe fryji ketij cakmaku. - i kujtoi Eriseldi dhe pasi ajo me syte e mbyllur beri pikerisht kete, e terhoqi drejt vetes per ti dhuruar nje puthje te gjate.
Butesisht, plot dashuri e puthi nen qiellin e Vienes, deshmitare te vetem te asaj puthjeje yjet e zjarrte dhe hena e plote qe sot ndryshe nga ditet e tjera dukej se qeshte...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now