4

388 20 1
                                    

Sapo hyne brenda, nje kamarier i shoqeroi drejt tavolines se tyre. Ishin ulur bashke me disa zoterinj te tjere dhe babai filloi te bisedonte me ta. Andrra kishte filluar te merzitej qe ne fillim, sepse ndodhej krejt vetem, dmth vetem sepse askush nuk po fliste me te. Vuri re qe ne tavolinen e tyre ishin dy vende te tjera bosh. 'Kjo do te thote qe po presim ndonje te ftuar tjeter', mendoi ajo. Papritur, njeri nga zoterinjte aty, qe dukej se kishte moshen e te atit te saj, iu drejtua asaj dhe i foli:

-Mendoja se nuk do ta takoja ndonjehere vajzen tende Leonard-i tha ai Leonardit, por pa e hequr shikimin nga Andrra,-Por me duhet ta pranoj-tha ai-i ngjan jashtezakonisht shume Eleonores.

Menjehere, si Andrra, ashtu dhe babai, ndjene nje shtrengim ne zemer. Eleonora ishte mamaja e Andrres, e cila kishte vdekur nga nje aksident me makine para 10 vitesh. Sapo degjoi emrin e saj, Andrra u vrenjt ne fytyre dhe ndieu syte ti perloteshin. I mungonte mamaja e saj me shume se gjithcka ne kete bote dhe do te jepce cdo gje qe kishte per ta pare dhe nje here. Por ajo e dinte qe kjo ishte e pamundur. Ajo kishte vdekur dhe per kete nuk mund te bente asgje.

Mallin qe ndiente Andrra, e ndiente dhe Leonardi. Atij i mungonte shume Eleonora e tij. Ai e kishte dashur ate femer dhe vazhdonte ta donte. Kjo ishte arsyeja qe ai nuk ishte martuar me kurre pas vdekjes se saj; i ishte perkushtuar me mish dhe me shpirt vajzes se tyre, me qellim qe ajo te ishte sa me e lumtur dhe e sigurt.

Dhe ia kishte dale qellimit:Andrra ishte e lumtur perkrah babait te saj, edhe pse ndonjehere ishte e frikesuar per te per shkak te punes se tij. Ndonjeher frikesohej dhe per veten, por ajo e dinte qe babai i saj do ta mbronte gjithmone dhe nuk do te lejonte askend qe ta prekte. Dhe Leonardi pikerisht kete kishte bere keto 10 vjet:e kishte mbrojtur vajzen e tij nga cdokush dhe cdogje. Ai nuk mund te bente te njejtin gabim serish dhe me te

-Mirembrema dhe me falni per vonesen,-u degjua nje ze pas tyre. Menjehere te gjithe kthyen kokat qe te shihnin dhe Leonardi u ngrit ne kembe.

Rafael, miku im,-tha ai duke u ngritur dhe me pas e perqafoi ne menyre vellazerore.-Mu be qejfi qe po te shoh serish. Mendoja se sdo te ktheheshe me nga Kolumbia.

-Leonard, ti plak i vjeter, ti e di qe New York-u eshte qyteti im dhe nuk mund ta le ate ne duart e cdokujt, sidomos ne te tuat.

Te dy u perqafuan serish ndersa Andrra po qendronte dhe po i shihte. Iu duk i njohur ai ze por serish nuk kishte arritur qe ta shikonte plotesisht fytyren e zoterise, vetem silueten e tij.

-Te prezantoj me vajzen time,-foli babai dhe u kthye nga ajo,-Andrra Hyseni, vajza ime e vetme dhe thesari im me i cmuar. Andrra, Rafael Kintana, nje nga biznesmenet me te rendesishem ne New York dhe nje nga ortaket e mi me te mire dhe me te besueshem.

Sapo e pa, e njohu. Ishte ai qe per pak do ta kishte cuar ne boten tjeter sot ose ndoshta diku afer saj. Nese ai nuk do te kishte ndaluar ne kohe sot, atehere tani nuk do te gjendeshin ne ate mbremje por duke vajtuar ate. Syte iu erresuan per nje cast, kur mendoi se babai i saj ishte mik i mire me ate qe ishte gati duke u bere vrasesi i saj. Por pastaj u qetesua, duke menduar qe ishte thjesht nje aksident, ishte harruar tashme dhe ajo e kishte falur. Por kur pa nga ai...ai dukej kaq i qete, aspak i cuditur dhe kishte nje buzeqeshje rrezellitese ne fytyre. Mos ndoshta nuk e njohu, mendoi njehere. Por ajo e dinte shume mire se ai e kishte njohur dhe kete filloi ta vertetonte buzeqeshja djallore qe kishte vene ne fytyre. 'Maskarai' , mendoi.

Rafael's POV

E pa ate vajze dhe e njohu menjehere. Ne fakt, e kishte njohur qe kur kishte hyre brenda dhe kur ishte drejtuar nga tavolina e tyre. Ne fakt, ai e dinte qe ajo do te ishte aty sepse vete Leonardi i kishte thene qe do te shkonte me te bijen ne mbremje. Dhe pas ndodhise se paradites, nuk kishte si te mungonte. E kishte njohur qe kur e takoi dhe gjithmone kishte pasur deshire te takonte vajzen e Leonardit. Ajo ishte shume e njohur ne rrethin e tyre edhe pse ndoshta ajo vete nuk e dinte. Por e dinte Leonardi. Ai e dinte qe thuajse gjithe mafia ne New York e cdokush qe njihte ate, njihte dhe vajzen e tij dhe kjo gje nuk i pelqente. Sigurisht qe jo sepse nuk donte qe ti ndodhte serish e njejta gje.

Pa habine ne syte e saj kur babai i kishte prezantuar dhe mezi e kishte mbajtur te qeshuren aty. Por serish nuk kishte mundur te ndalonte buzeqeshjen. Pa sesi ajo u nervozua dhe i pelqeu kjo gje. Per nje moment iu duk sikur ajo do te shperthente aty dhe kjo gje nuk i duhej. Prandaj duhej te vepronte shpejt qe ta zbuste paksa 'viktimen' e tij.

-Kenaqesia ime, zonjushe-i tha ai duke i drejtuar doren.

-Gjithashtu,-tha ajo duke i zgjatur doren. Ai e mori dhe ia puthi.

Andrra's POV

Ne fillim u cudit pak nga kjo dhe ishte duke e veshtruar per nje kohe te gjate ate te ashtuquajturin 'Rafael' duke u munduar te deshifronte shikimin e tij. Do te kishte qendruar akoma ashtu po te mos ishte zeri i babait qe i therriti.

-Ejani te ulemi,-tha babai i saj dhe 'zoteria' u ul ne karriken prane Andrres. 'Mrekulli' mendoi ajo duke rrotulluar syte.

Rafael(Miguel Angel Silvestre)

Rafael(Miguel Angel Silvestre)

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now