54

227 22 18
                                    

-Do te thuash qe je kthyer serish me Giliermon?! Xhesika, me behet qejfi kaq shume per ty,-tha dhe e perqafoi me sa fuqi kishte shoqen e saj, ulur aty te dyja mbi krevat.

-Epo, faleminderit! Ne fakt, ishte e veshtire te merrja nje vendim te tille por mendoj se vellai jot po perpiqet vertet te ndryshoje,-dhe me kete qeshen te dyja.

-Shpresoj shume qe po. Per te dy ju.

-Pra, kunata?!

-O zot jam kaq e emocionuar tani!-tha Andrra teksa e perqafonte serish.

-E ke nga hormonet e shtatzanise. Meqe ra fjala, si po te ecen?

-Oh eshte kaq e lodhshme por dhe e bukur gjithashtu.

-E di se cfare eshte tjeter e bukur?-nderpreu biseden Rafaeli teksa hyri ne dhome dhe u ul prane Andrres,-Gjumi im qe prishet cdo nate per te plotesuar tekat ushqimore te zonjushes,-tha dhe te tre qeshen ndersa ai i la nje puthje te vogel mbi floke.-Por eshte gje e bukur serish.

-Jam shume e lumtur per ju te dy. Jeni kaq me fat qe keni njeri-tjetrin dhe ate krijese te vogel se shpejti.-tha Xhesika dhe per nje moment iu mbushen syte me lot por i terhoqi serish brenda.

Ndersa Andrra e vuri re dhimbjen e shoqes, e ndjeu ate. E dinte se per cfare vuante shoqa e saj dhe i shtrengoi doren si per ti thene qe cdo gje do te shkonte mire. Nuk donte ta ngushellonte sepse kjo fjale i dukej shume e rende e ndoshta do ta bente Xhesin te ndihej me keq.

Xhesi e kuptoi mire mesazhin e saj dhe thjesht sa i buzeqeshi per ti thene qe ishte mire.

I vetmi qe nuk kuptoi asgje ishte Rafaeli. Ai kishte menduar se kishte qene nje urim i thjeshte por veprimet e atyre te dyjave i zgjuan kureshtjen se dicka me shume po ndodhte por serish, e la ate mendim ne harrese.

-Pra, kur do te behem teze saktesisht?-pyeti Xhesika si per te nderruar teme bisede.

-Para disa ditesh hyra ne muajin e nente keshtu qe se shpejti besoj,-tha dhe ktheu koken nga Rafaeli qe kishte nje buzeqeshje te stampuar ne fytyre.

Ishin te lumtur, qe te gjithe. Cdo gje po shkonte mire, te pakten keshtu mendonin ata.

~~~~~~~~~~~~~~~~

-E vetmja gje qe dua eshte te hyj brenda asaj shtepie dhe per kete me duhet ndihma jote. Te lutem, do te jap cte duash. Ti e di qe une kam para mjaftueshem per te paguar sherbimet e tua.

-Dhe me thene te drejten jam i cuditur nga kjo. Si ka mundesi qe nje e cmendur ti ruaje parate kaq mire pas gjithe ketyre viteve.

-Dakort. Po te lejoj te tallesh vetem sepse me duhet ndihma jote.

-Dhe cfare do nga une saktesisht?

-Te me fusesh brenda ne shtepine e tij. Kaq. Me te tjerat merrem vete.

-Pse nuk e gjen vete nje zgjidhje? Dua te them, nga psikiatria ia mbathe vete, pa ndihmen e askujt. Pse nuk ben te njejten gje dhe tani? Por bej te kunderten. Ne vend qe te dalesh jashte, hyr brenda.

-Ti nuk e kupton! Ti nuk e kupton!-dukej si nje njeri i deshperuar per nje teke te kote. Ne fakt, ajo ishte e deshperuar, nje e cmendur qe kishte logjiken e nje te cmenduri.-Une duhet te shkoj para se ata ta njoftojne qe jam arratisur. Nese ai e kupton kete gje do te marre masa dhe plani im nuk do shkoje kurre deri ne fund!

-Dakort, dakort! Do te te ndihmoj.

-Vertete?!-tha dhe u hodh perpjete si nje femije i gezuar qe po i premtonin lodren e tij te preferuar.

-Po. Bej parate gati sepse sonte do jesh brenda shtepise se Rafaelit. Meqe ra fjala Xhenoveva, me behet qejfi qe je kthyer serish kunder tij.

~~~~~~~~~~~~~

-Mora vesh qe je kthyer serish me Xhesiken.-e pyeti nderkohe qe syte i mbante nga gota mbi tavolinen e tij te punes.

-Po, ashtu eshte. Mendoj te kthej dhe une njehere per mire, mos te ti le ty te gjitha te mirat.

-Nuk jam aspak xheloz. Une kam gjera qe ti sdo ti kesh kurre dhe me kete mjaftohem.

-Cfare ke? Pushtet? Kam edhe vete. Nje grua? Jemi ne te njejtin stutus. Nje femije se shpejti? Edhe une se shpejti.-as vete nuk e dinte se pse e tha ate fjale kur atij as qe i shkonte ndermend te behej me femije. U cudit me veten, por me shume u cudit kur u gezua paksa nga ky mendim.

-Deshiron te behesh baba? Me behet qejfi per ty atehere.

Nuk donin ta pranonin se ishin shoke. Ishin ende te ftohte me njeri-tjetrin. Por ama bisedat nuk i kursenin. Aspak te percipta dhe i benin te dy te ndjeheshin mire. Nuk ishin shoke. Te pakten keshtu thoshin.
Nderkohe qe Giliermon e gezoi ky mendim, dike tjeter pas deres e shkaterroi. Xhesika qante nen ze kur kuptoi se heret apo vone ai do ti kerkonte nje femije, dicka te cilen ajo nuk mund tia jepte. Jo se nuk donte, oh kjo ishte deshira e saj me e madhe, por nuk mundte. Ajo nuk ishte e afte te kryente nje nga detyrat me te medha si nje femer. Ajo kishte deshtuar. Prandaj u largua pa bere shume zhurme, si nje humbese, si dikush qe i vinte turp nga ajo qe ishte ose nga ajo qe nuk mund te ishte. E ajo sdo te ishte kurre nje nene.

Pavaresisht dhimbjeve jashte asaj dhome, biseda brenda vazhdonte e pas pak do te zhvillohej ne nje tjeter lloj bisede.

-Kam dashur gjithmone te te pyes per dicka,-tha Giliermo e Rafaeli ngriti syte nga kurioziteti.-Mos ma merr per keq, thjesht doja ta dija. Nuk ka problem nese sme pergjigjesh.

-Cfare?

-Epo...

-Thjesht thuaje Giliermo, mos e zgjat nese do pergjigje.

-Xhenoveva...cfare u be me te?

Nje varg kujtimesh i erdhi ne mendje nga ai emer. E kishte harruar fare. Kishte kohe qe nuk e kishte pare me, vite me sakte. Ndjeu shume gjera. Keshtu iu duk per nje moment. Por me pas asgje. Me pas vetem zbrazetire nga ai emer. As dhimbje, as zemerim e aq me pak mall. Jo, ai vetem mall nuk ndiente per ate femer.

-Nuk e di. Nuk kam marre vesh gje per te.

-Cdo te thuash qe ske marre vesh gje per te? Ajo eshte...

-E di shume mire se kush eshte ajo dhe nuk me intereson. E meritoi vete denimin qe po vuan sot.

-Akoma e fajeson?

-Nuk e fajesoj per asgje por ama nuk eshte faji im qe ajo eshte sot atje ku eshte.

-Nuk e ke takuar kurre me?

-Jo. Nuk ma ndiente. Duhej ta lija pas. Ashtu sic ajo vendosi te bente me mua para disa vitesh.

-Te kuptoj por serish...Ajo nuk eshte nje njeri dosido ne jeten tende.

-As une nuk isha ne te sajen. E si perfundim, ajo dha urdher qe te me vrisnin pa e menduar dy here. E perse? Sepse dikush i kishte premtuar nje shume te majshme parash per koken time.

-Si ndodhi me pas...qe u cmend?

-Ajo e cmendur ishte. Nuk i fajesoj aspak femijet e jetimores kur frikesoheshin nga ajo prej veprimeve te saj. Ata e kuptonin qe dicka nuk shkonte me te, qe kur ishte femije. Ndersa une...une u verbova nga dashuria.

-Nuk ishte as faji jot. Ti nuk kishe nga ta dije.

-Ke te drejte. Nuk kisha. Por faji i saj po. Une...dreqi ta haje, isha njeriu i vetem qe ajo kishte ne jete dhe ajo per mua gjithashtu. Si mundi? Si mund ta bente?-shpertheu me ne fund pas gjithe asaj kohe. Tani po ndjente serish. Dhimbje, zhgenjim e ndoshta dhe mall.

-Ndoshta ajo ishte xheloze. Qe ti ia mbathe nga jetimorja pa te dhe po beje para ne jete.

-Por une i premtova. I thashe qe do te vija ta merrja sapo te rregulloja ndonje gje ne jeten time. Ndersa ajo, pranoi te me vriste kundrejt disa parave te mallkuara.

-Sa vjet eshte me e vogel se ty?

-Dy. Dy vite diference. U rritem bashke. Une e doja si askush tjeter dhe ja cfare mora ne kembim.

-Nuk e kuptoj si e beri ne fakt. Eshte e paimagjinueshme ne fakt. Askush sdo ta bente kete gje.

-Sigurisht qe eshte e paimagjimueshme sepse isha vellai i saj dreqi ta haje, i vellai.


Sorry for being soo late...
(Pjeset e fundit keto)

S'do mund te ikesh pergjithmone!Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang