57(Fundi)

375 25 13
                                    

Muret e korridoret te atij spitali tashme i kishte mesuar permendesh tashme. Kishte me shume se nje ore aty duke u verdallisur dhe asnje nuk u kishte dhene asnje lajm. Xhesika dukej e shqetesuar dhe kjo gjendje e saj e deshperonte akoma me shume.

Por ankthi i tij kishte dhe nje arsye tjeter. Rafaeli. S'kishte marre asnje lajm prej tij gjithashtu. Madje i dukej sikur here-here shqetesohej me shume per te sesa per Andrren.

Provoi ta telefononte per te disaten here por serish asnje pergjigje. Sic dukej, ai donte ta vriste nga stresi sonte. Shpresonte vetem qe te ishte mire. Nuk donte qe e motra te mbetej e vetme me nje femije qe ne kete moshe. Femija po vinte ne jete tashme ndersa babai...ai bente mire ta mbante veten gjalle.

-Familjaret e zonjushe Andrres?-degjoi dike te therriste nga salla e lindjes ku kishte hyre ajo.

-Jemi ne,-thirren te dy njekohesisht me Xhesiken teksa vraponin per tek infermierja.

-Jam i vellai,-tha ai pas pak pa se ajo po i shihte me habi,-si eshte ajo? Po femija?

-Eshte shume mire. Ndersa femija...

Iu ngriu zemra te dyve kur ajo ndaloi dhe po mendohej.

-Femija eshte nje djale i shendetshem dhe jashtezakonisht i bukur,-degjuan nje femer tjeter te dilte nga salla duke buzeqeshur.-Une jam doktoresha qe e priti dhe me besoni kur ju them qe jane te dy mjaft mire. Do i dergojme pas pak ne dhome, sapo Andrra te marre pak veten.

-Domethene...u bera daje?!-pyeti pas pak Xhesiken me nje ze te hutuar. Ne ato momente e harroi fare Rafaelin dhe cfare mund te kishte ndodhur me te.

-Po,-tha Xhesika duke qare e iu hodh menjehere ne krahe. Sigurisht qe ai ia ktheu perqafimin e madje filloi te qeshte si i marre teksa e mbante ne krahe.

-Duhet tja themi Rafaelit menjehere,-tha Xhesika dhe atij i ra buzeqeshja pertoke,-Mendon se e ka mbaruar ate punen e rendesishme tashme?

Nuk i kishte treguar askujt per te verteten, se cfare po bente Rafaeli ne te vertete sepse kete te fundit as ai vete nuk e dinte.

Degjoi celularin te binte dhe ishte nje numer i panjohur. U largua pak nga Xhesika dhe i tha qe te shkonte pas Andrres sepse ne ato momente po e nxirrnin nga salla. Me pas iu kthye telefonates dhe lajmi qe mori ishte aq i kundert me ate qe donte te jepte.

Nje vdekje me nje lindje.



~~~~~~~~~~~~~~


-Andrra si ndihesh?-e pyeti Xhesika teksa iu afrua krevatit.

-Une,-mezi i dilte zeri nga lodhja,-Me kujto te mos bej me femije, te lutem,-tha dhe Xhesika qeshi. Sigurisht qe tani mendonte keshtu por perderisa ajo nuk hoqi dore nga te pasurit nje femije per arsye me te medha, nuk do ta bente per shkak te disa dhimbjeve.

-Rendesi ka qe tani je mire. Dhe femija gjithashtu. Eshte djale.

-Ku eshte?-pyeti teksa perpiqej te ngrihej dhe te shihte perqark.

-Do ta sjellin pas pak, mos u shqeteso.

-Po Rafaeli? Ku eshte ai?

-Epo ai nuk e ka mbaruar akoma ate punen qe te tha pak me pare por Giliermo tha qe do vije se shpejti,-genjeu ajo pasi edhe vete nuk e dinte se kur do vinte ai.

-Jam...e shqetesuar. Dicka ka ndodhur, jam e sigurt. E ndjej Xhesika, atij i ka ndodhur dicka e keqe,-tha dhe filloi te qante.

-Hej, hej qetesohu,-i tha por nuk ishte nevoja ta qetesonte pasi ne ato momente i sollen ilacin me te mire qe mund ta bente ate gje.

Has llegado al final de las partes publicadas.

⏰ Última actualización: Jun 27, 2018 ⏰

¡Añade esta historia a tu biblioteca para recibir notificaciones sobre nuevas partes!

S'do mund te ikesh pergjithmone!Donde viven las historias. Descúbrelo ahora