7

341 25 0
                                    

Hipen ne makine dhe po shkonin te hanin dreke ne nje restorant. Asnje prej tyre nuk po fliste.
*flashback*
-Po ti c'kerkon ketu?-pyeti Andrra sapo e pa te rehatuar mire ne njerin nga divanet ne sallon.
-Po te prisja ty, sigurisht
-Mua?! Pse duhej te me prisje mua? Ka ndonje problem?
-Ne fakt, po. Mqs babai yt nuk eshte ketu ai me tha qe te kujdesesha per ty gjate mungeses se tij. Besoj se te ka informuar apo jo?
-Oh po, me tha para se te ikte. Por nuk ka nevoje per kete. Une disi ta mbroj veten dhe nuk kam per ti thene gje babait nqs ky eshte problemi yt.
-Oh sigurisht qe po,-tha ai neperdhembe.
-The gje?
-Doje te thoje ashtu sic u kujdese dje?-dhe beri nje nga ato ngerdheshjet e tij karakteristike.
Andrra u vrenjt ne fytyre dhe u be gati tia kthente qe ishte faji i tij por vendosi te mos fliste me per kete teme.
-Atehere,-tha ajo duke u ulur-pse ke ardhur ketu? Babai me tha qe nqs do me duhej gje atehere te te thoja ty por nuk me permendi faktin qe ti do mee rrish nga prapa gjithe kohen.
-Erdha te te ftoj per dreke.-tha ai qetesisht.-E di qe nuk ke ngrene akoma sepse tani sa u zgjove nga gjumi apo jo?
-Faleminderit per ftesen por nuk kam uri.
-Po refuzon personin te cilit i eshte caktuar mbrojtja jote?
-Faktikisht po refuzoj nje person te panjohur per mua, qe e kam takuar per here te pare dje dhe ishte gati duke me shtypur me makinen e tij.-ia preu ajo.
Rafaeli filloi te qeshte dhe Andrra nuk po e kuptonte pse por kjo po e acaronte me shume.
-Atehere,-tha ai pasi pushoi se qeshuri-ku do ta hame dreken?
Donte, s'donte, e dinte qe ai sdo ta linte te qete keto dite keshtu qe pranoi.
*End of flashback*
-Me trego dicka per veten-ishte ai e e theu heshtjen i pari.
-Epo,-filloi ajo te fliste,-jam femer, 21 vjec, quhem Andrra dhe jam me origjine shqiptare. Me e sinqerte se kaq s'mund te tregohem apo jo?
Menjehere makina ndaloi dhe Andrra mendoi se mos ndoshta ai u acarua nga fjalet e saj dhe qe nuk i kishte kthyer pergjigje dhe filloi te frikesohej pak. Nderkohe ai fiku makinen dhe hoqi rripin e sigurimit.
-Mberritem,-tha duke u kthyer nga ajo dhe i erdhi prr te qeshur nga pamja e fytyres se saj.
Hyne ne restorant dhe kamarieri i drejtoi tek nje tavoline bosh ne nje cep te vendit.
Sapo u ulen, nje tjeter kamarier erdhi i mori porosine dhe u largua serish.
-Me trego dicka qe une nuk e di per ty,-serish foli ai i pari dhe kete here nuk i la vend Andrres prr shaka ne pyetjen e tij.
-Atehere,-tha ajo-jam studente ne fakultetin e mjekesise dhe deshiroj qe ne te ardhmen te behem doktoreshe. Me pelqen muzika dhe piktura. Jetoj vetem me babane ketu ne Amerike dhe sic mund ta dish mamaja me ka vdekur para 10 vitesh. Nuk di cte te them me shume per veten nqs nuk me pyet me specifikisht.
-Hera e pare dhe e fundit qe kam takuar mamane tende,-tha ai- ka qene nje jave para atij aksidenti. Me erdhi shume keq per babane tend.
-Ti e ke njohur mamane time?
-Po. Ne ate kohe une isha ne fillimet e mia ne kete biznes dhe babai yt me ka ndihmuar shume. Ai me besonte mua dhe qe 16 vjec me beri nje nga njerezit e tij me te besuar.  E respektoja shume, por akoma me shume kur para 5 vitesh ai me la te lire qe te ecja nen hapat e mi ne pune, si i zoti i punes sime dhe jo si punonjes i tij.
-Pse skam degjuar asnjehere per ty une?
-Leonardi nuk donte ta perfshinte familjen e tij ne biznese dhe une nuk i kam krrkuar ndonjehere qe te takoja ndonje nga ju. Takimi me mamane tende ishte krejt i rastesishem.
Biseden e tyre e nderpreu kamarieri qe solli porosine.
Per nje kohe te gjate, Rafaeli nuk i permendi me temat qe lidheshin me biznesin e tij apo te Leonardit, edhe pse ishte i sigurt qe Andrra donte te dinte me shume.
-Pra,-tha ai-si ka mundesi qe vajza e Leonard Hysenit studion per mjekesi? Dua te them qe per cfare do te te duhet sepse nuk mendoj ta besh per para apo jo?
-Nese do te thuash qe babai im eshte nje mafioz i krimbur ne para dhe mua nuk me duhet te punoj sepse ato me dalin dhe teprojne, e ke gabim. Une nuk kam lidhje me mafian, nuk do te kem dhe nuk dua asgje nga ajo. As tani dhe as ne te ardhmen. Ajo qe une dua, eshte nje jete normale, me njerez normale dhe pa...
-Pa shiko, pa shiko ke paskemi ketu!-i nderpreu nje ze pas shpines se Rafaelit. Sapo ai u kthye ta shihte, nje hije e zeze i ra ne fytyre dhe dukej sikur do te shperthente nga momenti ne moment.
-Pra, Rafael, qekur paske filluar ti nxirrke prostitutat e tua per dreke?-tha ai burri pas Rafaelit. Zoteria ne fjale ishte rrethe te 40, me nje fizik te mbajtur mire dhe veshja qe kishte dukej se nuk ishte e lire.
-Kujdes se me ke flet, per ke flet dhe si flet,-ia ktheu ai dhe dallohej nervozizmi ne zerin e tij,-dakort Z.Nuredin?
Nuredin. Se ku e kishte degjuar Andrra kete emer po nuk i kujtohej. Por ishte e sigurt qe ishte shqiptar.
-Ka te drejte,-tha nje femer qe ishte bashke me te,-ajo nuk eshte nje prostitute.Madje ska lidhje fare me to.
Sapo vajza tha keto, Rafaeli u kthye nga Andrra dhe po e shikonte i shqetesuar. E ckishte ketu per tu shqetesuar njehere? Fundja, ajo vajze po i rikthente dinjitetin qe deri tani e kishin ngaterruar me nje prostitute.
-E njeh?-e pyeti zoteria.
-Ne fakt, cuditem se si ti nuk e njeh,-ia ktheu ajo.
Tani u be lemsh Andrra. Ne fillim zoteria i panjohur qe i pershendet, pastaj Rafaeli qe nervozohet nga kjo dhe tani zoteria duhej ta njihte Andrren sipas kendveshtrimit te zonjushes krah tij.
-Do me pelqente te rrinim akoma te bisedonim-tha Rafaeli-por ne sapo mbaruam dhe ishim gati duke ikur-tha aj duke u ngritur ne kembe. Andrra beri te njejten gje. Para se te dilnin nga restoranti, kthyen dhe njehere koken nga zoteria dhe ai po fliste ne telefon kurse zonjusha me te po i shihte dhe po qeshte.
'Cfare po ndodh ketu?' tha Andrra me vete.
U nisen per ne shtepi dhe asnjeri nga ata nuk thane asnje fjale. Zbriten nga makina dhe Andrra ndaloi tek dera kurse Rafaeli po fliste me dike ne telefon. Dukej i acaruar dhe shqetesuar ne te njejten kohe.Mbylli telefonin dhe u afrua tek Andrra. Ajo po e shihte me kureshtje dhe shqetesim njekohesisht dhe ai e vuri re kete.
-Kam vendosur roje te tjera shtese rreth shtepise prandaj nuk ke pse shqetesohesh.
-Kam arsye per tu shqetesuar?
-Jo, por thjesht mendova se mos ishe e frikesuar tani qe Leonardi nuk  eshte ne shtepi, prandaj.
-Epo nuk eshte hera e pare qe ai iken keshtu qe e ke kot. Por mos ndoshta shqetesimi yt lidhet me ate qe ndodhi sot ne restorant?
-Oh jo pa merak. Ai nuk ka asnje problem me ty, thjesht rivalitet ne biznes me mua.
-Dmth une jam ne rrezik per shkak te rivaliteteve te tua?! Bukur po e kryen detyren tende te mbrojtjes apo jo?!
-Te thashe qe nuk te kanoset asnje rrezik dhe aq me pak nga ai.
-Ne rregull, pra. Po te besoj. Mirupafshim-tha dhs u be gati te ikte.Por ai i kapi doren dhe e ndaloi.
Ajo u kthye nga ai dhe te dy ndenjen pak kohe duke u pare derisa ai u perkul pak dhe i dha nje puthje te vogel ne faqe. Andrra ngriu nga ky veprim kurse ai qeshi.
-Mirupafshim,-tha ai dhe iku.
Pasi e mori serish veten nga ajo ndodhi, hyri brenda me e coroditur se kurre. S'i kishin plasur ndonjehere kaq shume bomba brenda ne tru sa sot. Pa nga dritarja dhe vuri re qe rojet po shtoheshin. E dinte qe ishin rojet e Rafaelit por ajo qe Andrra nuk dinte ishtee se edhe ai vete do te ishte pjese e atyre rojeve ate nate.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now