37

276 25 10
                                    

Serish ne krahet e tij. E ai kishte ate serish mes kraheve te tij. Te dy vetem duke pritur agimin pas asaj nate sa te gjate, aq edhe te shkurter. A mund te ishin me te lumtur se kaq?! E thjeshte, po. Mund te ishin me te lumtur se kaq. Sepse problemet e tyre vazhdonin por tani ishin thjesht te perqendruar tek njeri-tjetri.

-E di?!-tha Rafaeli, teksa i perkedhelte floket me njeren dore e me tjetren kishte mbeshtjelle belin e saj.-Nuk e mendoja qe do te ishim serish ketu keshtu sonte.

-Si?-tha ajo e ngriti koken per ta pare ne sy.

-Bashke,-tha ai dhe i la nje puthje te lehte mbi buze. E ajo buzeqeshi. Buzeqeshi sepse ndihej e lumtur pas kaq shume kohesh, pas aq shume dhimbjesh.

-Po lind dielli,-tha Andrra teksa ktheu koken nga dritarja.

-S'ke fjetur gjate gjithe nates, ndihesh e lodhur?

-Aspak. Ndihem e lumtur.

-Edhe une bukuroshe, edhe une.

-Rafael...

-Po, bukuroshe...

-Me thuaj dicka qe ta mbaj mend gjithmone.

-S'mund te bej pa ty Andrra. Derisa te vdes, ti do te jesh deshira ime e fundit.

-Edhe ti do te jesh i imi, Rafael...

Nje puthje ne balle vulosi ato fjale te ndjera dashurie. Vetem tani mund ta bente gjumin te qete. Prandaj, aty ne krahet e tij, nen rrezet e para te diellit, i zuri gjumi prane njeri-tjetrit.

----------------------------------------------------------

Dhimbje koke. Kjo ishte gjeja e pare qe ndjeu sapo hapi syte. Nje dhimbje e tmerrshme koke. Po perpiqej te kujtonte se cfare kishte ndodhur por ndjehej akoma e trullosur nga nata e meparshme. Pa rreth e qark ne dhome por nuk ishte dhoma e saj. Nuk e kishte pare kurre kete dhome dhe nuk ishte ne shtepine e saj.

-Aaaaaaa...ku jam?!-bertiti me te madhe. Mos e kishin rrembyer?! Po perse do ta rrembente dikush ate?! Andrra. Ishte takuar me Andrren naten e meparshme dhe kishin pire. Shuma madje. Ajo i kishte treguar dicka per nje mafioz por nuk i kujtohej mire.

U ngrit nga shtrati dhe vuri re qe ndodhej akoma me rrobat e nje nate me pare. Shkoi drejt deres me shume mundim dhe doli jashte.

Perfundimisht, nuk ndodhej ne shtepine e saj. Ndoshta ishte ne shtepine e Andrres. Po, me shume mundesi atje duhet te ishte.

Po shihte rreth e rrotull per ndonje por dukej sikur nuk ndodhej asnje ne ate shtepi. Ecte e ecte deri sa...

-Aaaa...-bertiti por nuk mund te vazhdonte me pasi dikush i bllokoi gojen dhe e perplasi pas murit, duke bere qe ta shihte ne sy personin perballe saj.

-Pershendetje Xhesika!

----------------------------------------------------------

-Rafael, Rafael...-bertiste Leonardi qe nga kati i pare dhe dukej tmerresisht i inatosur.-Ku jeni?! Andrraaa...

-Baba, jam ketu, cfare ka ndodhur?!-tha Andrra duke nxituar teksa zbriste shkallet. Rafaeli e ndiqte nga pas.

-Andrra, Rafael...-thashme dukej i nervozuar dhe i friksuar gjithashtu.-Ja kane mbathur, ja kane mbathur.

-Kush?! Leonard, per ke po flet?!-pyeti Rafaeli.

-Giliermo i pari. Pastaj ai tjetri.

-Si ka mundesi?! Kur?-tha Andrra, qe dukej me e shqetesuar se ai.

-Sot ne mengjes. Mire jeni ju te dy? Andrra, je mire ti?

-Po baba, jam shume mire. Por qetesohu me pare.

-Para deres, kane gjetur te vdekur dy nga rojet tane. Po sikur te kene hyre ne shtepi?!

-Eshte e pamundur, do ti kishim ndjere.-tha Rafaeli.

-Ku ishit ju?

-Ne gjume?-tha Andrra, por me shume i doli si pyetje.

-Andrra, ku fjete ti?

-Ne dhomen time,-u pergjigj Rafaeli.

-Po ti ku fjete pra?-iu drejtua atij.

-Epo, edhe une ne dhomen time...

-Si?!

-Baba, qetesohu.

-Jam ne rregull, jam ne rregull. Me behet qejfi qe jeni serish bashke tani. Jua them me gjithe zemer. Por tani kemi nje problem me te madh. Duhet ti gjejme medoemos.

-Do te fillojme qe tani kerkimet,-tha Rafaeli-Ata maskarenj nuk do te na shpetojne serish.

-Zoteri,-tha nje burre aty, i cili po vinte nga pjesa e prapme e shtepise,-zonjusha qe morem mbreme nuk eshte me ketu.

-Cila zonjushe?

-Ajo qe ishte me zonjushe Andrren.

-Oh po, ajo. Pse ku eshte?

-Nuk e dime zoteri.

-Rafael, ku eshte Xhesika?!

----------------------------------------------------------

U zgjua serish. Kete here ndodhej ne nje dhome tjeter. Por kjo ishte nje dhome qe e njihte. Kishte qene dhe here tjeter ketu. Ishte shtepia e ish te dashurit te saj. Po cfare kerkonte ajo ketu?! Ata ishin ndare para shume kohesh dhe ajo kishte qene nje ndarje qe Xhesiken e kishte lenduar shume. Kishte bere shume perpjekje per ta harruar ate mashkull, por nuk e dinte sesa ja kishte dale mbane.

-U zgjove me ne fund!

-Giliermo, cfare eshte kjo? Pse me ke sjelle ketu?!

Po, Xhesika dhe Giliermo kishin qene te dashur dikur. Madje, mund te themi qe Xhesika e kishte dashur me gjithe zemer ate, por nuk mund te thonte te njejten gje per te. E kur kishte pare se ai e donte thjesht si nje trup i bukur, e kishte lene. I kishte dhembur ndarja me te por e kishte vrare fakti qe ai nuk e kerkoi me kurre me pas. Qe nuk i tha asnjehere "Prit".

-Mendoja se do te te kishte marre malli per mua Xhes. Sa keq...

-Mos me trego mua sesa keq eshte. Shiko veten tende.

-Une?! Une jam shume mire.

-Cfare do nga une tani?! Te kam kerkuar te me lesh te qete dhe te mos me kerkosh me.

-Dhe e kam bere. Tere kete kohe, ske degjuar asgje per mua.

-Atehere cfare?! Pse u ktheve?

-Sepse me mori malli per ty!

-Hipokrit! Me ler te qete. Nuk dua asgje me nga malli yt.-tha dhe u drejtua drejt deres. Por ai nuk e kishte sjelle deri aty me kot. Edhe pse i kishte dale para krejt rastesisht, kishte ndjere mall kur e kishte pare. Dhe e kuptoi qe e dontr serish ne krahet e tij ate femer. Prandaj do bente gjithcka qe tia arrinte qellimit.

-Nuk me kujtohet te te kem dhene leje te ikesh,-tha duke i dale para dhe duke i bllokuar rrugen.

-Oh, ate leje e kam marre kohe me pare, prandaj mos u shqeteso.

-Kur?! Une nuk mbaj mend te te kem thene ndonjehere te ikesh.

-Por nuk me the as te qendroj. Eshte e njejta gje.

-Sdo te ikesh. Jo serish Xhesika.

-E kush je ti qe te me ndalosh njehere?!

-Kush jam une?! Ty duhet te te kujtohet shume mire kush jam une apo jo?! Sepse e ke te pamundur te me harrosh.

-Enderro Giliermo enderro...

-Ne endrrat e mia ti je serish e imja. Dhe endrrat ekzistojne per tu bere realitet apo jo?

-As mos te te shkoje nder mend...

-Epo ja qe me shkon...


Hey hey heyyy😀

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now