34

246 26 0
                                    

-Dukeni mire,-i tha ai dy personave te lidhur ne nje karrige para tij, qe nuk ishin dhe aq te vetedijshem per momentin. Ishte i nevrikosur me ata shqiptare te qelbur qe po i nxinin jeten, edhe pse ata nuk kishin asgje me te. Por me shume ishte i nxehur me veten, me ate qe i kishte bere asaj dhe me faktin qe pas kaq shume kohesh, jeta e tij varej serish nga dikush tjeter dhe kete here nga nje femer. Zemra e tij kishte filluar te lutej, e kete here lutej per faljen e saj. Kishte menduar qe kishte bere me te miren e mundshme per te por reagimi i saj i kishte provuar qe e kishte pasur gabim.

*Flashback*

Ishte munduar ta qetesonte sadopak pas atij shperthimi ne lot te saj e ia kishte dale mbane disi. Tashme ajo dukej sikur nuk ishte fare me aty menderisht por vetem fizikisht. E kjo gje i shqetesonte te gjithe ata. I shqetesonte fakti qe ajo nuk po reagonte ndaj fjaleve te Leonardit sepse Rafaeli nuk kishte me guxim t'i dilte para. E ajo rrinte aty, ulur mbi krevatin e tij, me veshtrimin e fiksuar diku prej shume kohesh tashme, ne ate boten e saj ku askush nuk po mund te hynte dot.

Pas shume perpjekjesh per t'i folur, Leonardi e doktori hoqen dore dhe dolen nga dhoma e saj ose e tij.  E Leonardi, i deshperuar ne maksimun, iu drejtua te vetmit person qe mund ta ndihmonte te bijen te merrte veten, qe si per ironi te fatit, ishte ai qe e kishte cuar ne kete gjendje.

-Une nuk mund ta takoj tani,-tha Rafaeli, kur ndeshi syte pergjerues te Leonardit.

-Te lutem, nuk dime se cfare po i ndodh. Nuk i pergjigjet askujt. Nuk flet. Nuk reagon.

-Por une...une...une nuk di cte bej. Ajo eshte keshtu per fajin tim.

-Edhe per timin Rafael. Eshte edhe faji im gjithashtu. Por te lutem perpiqu.

-Shpresoj qe ajo te mos reagoje me keq.

-Shpresoj qe ajo te reagoje.

U drejtua per ne dhomen e tij ku tashme ndodhej ajo. Hapi deren ngadale dhe hyri brenda ne dhome. E ajo ndodhej aty, me shikimin e fiksuar diku dhe shume larg nga kjo bote.

U afrua drejt saj me dicka qe nuk e kishte pasur me pare. Frike. Kishte frike tashme qe ti fliste apo ta shihte. Kishte frike nga ajo qe mund te ndodhte.

E ajo e ndjeu friken e tij dhe e pa ne sy. Dalloi qarte ankthin ne syte e tij dhe i pelqeu kjo gje. Ne fakt kishte qene duke e pritur. Ishte shokuar vertet por jo aq sa te humbiste vetedijen dhe te mos llogjikonte me. Nuk kishte dashur te fliste me askend tjeter por me ate. Sepse ai duhet te perballej me pasojat e genjeshtres se tij. Ai duhet te jepte nje shpjegim per ate qe i kishte bere asaj.

-Andrra...-tha ai sapo pa qe kishte vemendjen e saj.-Si je...

-Si jam?-tha ajo duke u munduar te ishte sa me e qete.-Si mendon ti se jam?

-Leonardi me tha qe...

-Qe te vish te shikosh se cme ke bere? Ee? Kete te tha te beje?

-Andrra une nuk doja qe...

-Sigurisht qe nuk doje Rafael. Une nuk kam thene kurre qe doje ta beje kete gje.-tha ajo dhe u ngrit nga krevati duke u drejtuar nga ai. Syte tashme ishin mbushur me lot por nuk do ti linte te dilnin jashte.-Por ama nuk kishe se pse ta beje apo jo?!

-Vogelushe...

-Mos me quaj mua ashtu,-tha duke bertitur dhe menjehere u mundua te qetesohej.-Mos me quaj ashtu,-tha serish me qete.

-E di ti se cfare kam bere une tere kete kohe? Se si kam mbijetuar?! Ta them une. Ketu, ne kete dhome, me rrobat dhe aromen tende, duke u perpjekur qe te mos te te harroja. Por e di cfare?! Duhet te te kisha harruar.

-Andrra...

-E di cfare?! Nuk duhet te te kisha njohur kurre.

-Mos fol keshtu...

-Por e di cfare tjeter? Qe serish nuk mund te resht se dashuri ty. Nuk mund te te urrej edhe kur mendoj per cdo lot qe kam derdhur per ty. Per cdo nate te ftohte dhe pa gjume prej teje.

-Oh vogelushe...

-Por mos guxo te vish drejt meje. Kjo nuk do te thote asgje. Kjo nuk do te thote qe une do te te fal si pa te keq, sikur asgje te mos kishte ndodhur kurre. Sepse ndodhi dreqi ta haje, dhe me dhembi si dreqi.-tha ajo per here te fundit dhe per te paren here, po largohej vete nga ajo dhome per te mos u kthyer me. I ktheu kurrizin atij sepse dhimbja e ringjalljes ishte nje goditje me e madhe se ajo e vdekjes.

-Ti me premtove ne varreza...-tha ai ne nje perpjekje te fundit per ta rifituar.-Ti the qe nese do te kthehesha serish, do te me falje. Jepi pra, me fal tani...

E zemra e saj thyhej ne cdo fjale qe ai i thoshte. Por tashme askush nuk mund ta nenshtronte ate. Dhe ajo nuk do te lutej me per dashurine e tij, nuk do ta bente ate me arsyen e ekzistences se saj. Keshtu qe u largua.

*End of flashback*

-Ti...ti je gjalle?-tha "vrasesi"i supozuar. Po, Giliermo ndodhej aty, i lidhur dhe i pafuqishem. Kishte qendruar aty per me shume se dy muaj dhe le te themi qe nuk e kishin trajtuar dhe aq mire.

-Hoho,-tha Rafaeli duke u munduar qe te qeshte por nervat nuk po e linin.-Giliermo, shoku im. Cfare po perpiqeshe te beje saktesisht ate dite sepse nuk e kam kuptuar kurre ne fakt!-tha ai dhe nje grusht perfundoi ne fytyren e Giliermos.

-Po me tregoje qe jam i prekshem?-nje tjeter grusht.-Apo qe me urren?-edhe nje tjeter
.-Oohh, prit pak,hahaha, po mundoheshe te me vrisje.-tha ai dhe kete here e grushtoi edhe me fort. Fytyra e tjetrit tashme ishte mbuluar me gjak.-Por mendoj qe e vetmja gje qe bere ishte te me vertetoje mua dhe vetes qe jam i pavdekshem apo jo?

E ndersa ai fliste, ajo ishte aty ne erresire duke pare me vemendje cdo veprim te tij. Kishte ardhur aty para tij si nje vend ku te mund te shfrynte nervat dhe te merrej me dicka tjeter pervec tij. Por nuk e dinte qe edhe ai do te vinte aty gjithashtu, duke frekuentuar te njejtin sport si ajo.

-Nuk e mendoja qe do te nxeheshe kaq shume,-tha Giliermo me ate pak fuqi qe i kishte mbetur dhe duke u perpjekur te qeshte, gje qe Rafaelin e acaroi akoma me shume.-Por shikoi anen pozitive,-tha ai dhe pyetja e vetme e Rafaelit ishte se per cfare ane pozitive po fliste ai.
-Tashme jeni te dy njesoj,-tha Giliermo e pa nga drejtimi ku ishte Andrra, edhe pse Rafaeli nuk shihte asgje.

-Te dy?!-pyeti ai i cuditur e atehere e kuptoi, atehere e pa.-Andrra...cfare kerkon ti ketu?!

-Ajo vjen gjithmone ketu, dhe kerkonte hakmarrje per ty. Pse, nuk e dije ti kete?

-Qepe,-foli ajo me ne fund dhe doli nga aty ku dukej se po i merrej fryma.

E ai e pa teksa doli dhe serish nuk beri asgje por pa me urrejtje drejt Giliermos dhe vendosi qe kete here te mos e linte me kaq. Keshtu qe e ndoqi jashte asaj ndertese.

-Andrra ndalo,-thirri ai pas saj teksa po shkonte drejt makines por ajo nuk e kishte ndermend.

-Andrra,-thirri serish por serish jo.

-Te thashe te ndalosh,-tha ai duke e kapur nga krahu dhe e perplasi pas makines. Ishin aq prane njeri-tjetrit saqe dukej se te dyve do ti dilte zemra nga vendi. Ai shikonte here syte e saj e here buzet. E kishte marre malli dhe kishte pritur shume. Ndaj dhe e puthi. Ne nje puthje si asnjehere me pare. Sepse i kishte munguar te dyve. Dhe Andrra nuk mund ta refuzonte. Fundja fundit, ajo prej mungeses se atyre buzeve kishte vuajtur tere kete kohe apo jo?!

U shkeputen e syte e tij shkelqenin ndersa te sajat ishin me lot. U mundua te largohej nga ai por ai kishte dhe nje kerkese te fundit per te.

-Kthehu serish ne dhomen time,-tha ai teksa mbante fytyren e saj me te dyja duart dhe afer se tijes.-Do te te pres sonte atje. Te lutem eja vogelushe.-tha ai dhe i la nje puthje te lehte ne balle.



Hiiii😀si fillim, sorryyyyy qe nuk kam postuar per kaq shuuum koheee😅por qe ja tek jam taniiii😁shpresoj qe tju ket pelqyer😚



S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now