38

236 21 0
                                    


Kjo pjes esht vetem per Xhesiken dhe Gilin😁

-As mos te te shkoj ndermend...

-Epo ja qe me shkon...

_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_-_

Nuk po i besohej dot. Ai nuk e kishte bere vertet kete gje apo jo?! Po, e kishte bere dhe do ta paguante per kete.

E kishte lidhur. Pas krevatit. Ai njeri nuk njihte limite, kjo gje ishte e sigurt. Ama ajo do ja mesonte qe duhej te ndalonte tashme. Edhe pse nuk i dinte qellimet se pse e kishte rrembyer, serish nuk kishte ndermend ta ndihmonte me qellimet e tij.

-Giliermoooo...-bertiste e bertiste por ai nuk kishte ndermend qe te shfaqej edhe per pak. Si te mos mjaftonte qe e kishte lidhur, kishte mbyllur edhe dhomen me celes gjithashtu. Mendonte se po tregohej i kujdesshem por ne fakt po sillej thjesht si nje torollak. E si mund te arrinte ajo deri tek dera njehere?!

Me ne fund u lodh duke bertitur dhe ra ne qetesi per nje cast. Veshtroi dhomen ku ishte me vemendje dhe nje vale kujtimesh i erdhen ne mendje. Ne ate dhome cfare nuk kishin ndodhur. Ne ate dhome ajo ishte dashuruar me te per here te pare, ne ate dhome i kishte falur gjithcka e ne ate dhome i kishte dhene fund gjithckaje gjithashtu.

*Flashback*

Ndihej e tensionuar dhe e inatosur por me se shumti e lenduar. Edhe njehere tjeter, ai i kishte treguar qe nuk e donte dhe nuk do ta donte kurre. Ne fakt, e kishte ditur gjithmone kete gje por nuk kishte dashur ti kushtonte rendesi. Por sonte, ate nate ishte ndryshe. Kete here ai i kishte dhene proven perfundimtare qe per ate ajo ishte thjesht nje femer me te cilen mund te argetohej dhe te kalonte bukur per pak kohe por kaq, asgje me shume.

I kishte kerkuar qe te hiqte dore nga droga. Ky kishte qene shkaku i asaj zenke ate nate. Por ai sdo ta bente. Ai nuk do te hiqte dore nga ai pluhur i mallkuar, por do te hiqte dore nga dicka tjeter, qe e konsideronte me te thjeshte per tu harruar.

-Giliermo, mos e bej me...-edhe pse me shpirt te vrare, ajo serish nuk hiqte dore.

-Cfare te mos bej?! Nuk e kuptoj se cfare po perpiqesh te besh! Mendon se mund te me bindesh mua? Mua?! Dhe kush njehere? Ti!  Je e cmendur Xhesika, kaq mund te them.

-Une nuk jam e cmendur! Jam e...

Do ti thonte qe ishte e dashuruar por nuk kishte guxim. Per te, ky rrefim ishte nje gabim qe po bente ndaj vetes sepse ai nuk e meritonte dashurine e saj.

-Cfare je? Ma thuaj. Jam kurioz.

-Asgje nuk jam. Ne rregull?!

-Sigurisht qe nuk je asgje. Kete e kam ditur. Nqs je ketu ne dhomen time pasi une kam mbaruar pune, eshte e ditur qe je nje hic. Por nuk po flisnim per kete. Doje te thoje dicka tjeter. Cfare?

Ndihej e thyer?! Jo, sepse ai e kishte thyere shume here deri me tani keshtu qe nuk i bente me pershtypje kjo ndjenje. Ndihej e perdorur. Nje hic. U ndje nje hic. Ashtu sic e tha dhe ai. Ajo ishte kthyer ne nje hic, duke u lutur per dashurine e tij. Por ai nuk lutej per te sajen e nuk kishte ndermend ti jepte as te tijen. Madje, ai nuk donte asgje nga ajo. Trupin e saj,mund ta gjente ne cdo femer tjeter, ky nuk ishte nje problem aq i madh. Kurse ajo, ajo nuk ishte e afte ti falej nje mashkulli tjeter per sa kohe ishte ai.

-Ke te drejte,une jam nje hic. Por pyes veten se cfare mund te jesh ti duke qene i rrethuar nga hicat.

-Une e dashur, nuk jam i rrethuar nga hicat. Njerezit e vertete qe une kam ne jeten time nuk jane hica. Kalimtaret po.

E uli edhe me poshte. Donte ti tregonte qe nuk kishte asnje rendesi per te. E po ja arrinte qellimit. Por kaq ishte.

-Ke serish te drejte. Jam nje kalimtar ne jeten tende. Prandaj, si nje kalimtare qe jam, ashtu sic erdha, erdhi koha edhe te largohem.

-Po largohesh? Nuk u ndjeve mire sot me mua apo cfare?

-Jo, thjesht nuk ndihem mire kur ti je prezent. Prandaj, eshte me mire te largohem. Nuk besoj qe do ta kesh problem.

-Jo, cfare problemi mund te kem une?! Eshte zgjedhja jote. Une nuk mbaj njeri me zor apo jo?!

-Jo, jam e sigurt qe jo!

*End of flashback*

E pra,ai po e mbante sot me zor aty. E ajo nuk dinte se pse.

-Kotelja paska rene ne qetesi me ne fund!

Nuk e kishte ndjere kur kishte ardhur. Kishte qene e perhumbur ne  kujtime.
Kurse ai kishte ndenjur duke e veshtruar.

-Ti...njeri i poshter! Me ler te iki.

-E perse keshtu? Mendoj se jemi mjaft mire keshtu apo jo?-tha dhe u ul ne cep te krevatit.

-Mire?! Jo, nuk jemi aspak mire. Une nuk dua te qendroj ne kete vend me.

-Jam kurioz te di perse.

-Ti je shume kurioz. Per shume gjera. Por mundohu ta kuptosh serish se pse apo cfare.

-Serish?! Ah, po. Si heren e kaluar. Prit pak,kemi qene ne kete dhome per here te fundit apo jo? Ne kete krevat. S'kam nderruar as dyshekun.

-Te urrej!

-Por kthehemi serish tek "Kurioziteti". Si heren e kaluar. Do te te them dicka per ate dite.

-Qepe.

-Jo, e kam seriozisht. Nuk do te tallem me.

-Mos me bej te qesh. Kur me ke marre ndonjehere seriozisht ti mua?!

-Po te marr tani. Po te marr tani. Nuk eshte kurre vone apo jo?

-Ti u talle me mua!-me ne fund shpertheu. I la lotet te lire para tij.-Ti me quajte te pavlere! Nuk kam pasur kurre asnje rendesi per ty! Ti...une...

-Ti me doje...-tha ai qete, duke e pare ne sy.-E di! Ti me doje. Kjo ishte ajo qe do te me thoje ate dite apo jo?

-E ti me quajte nje hic. Po, Giliermo! Kjo ishte ajo qe do te te thoja ate dite.

-Une...nuk doja te te ofendoja Xhes. Vetem se, ate dite isha nen efektin e droges dhe...

-Ti je gjithmone nen efektin e droges! Ti nuk do te me marresh kurre seriozisht! Sepse nuk ndjen asgje per mua! Dhe nuk do te ndjesh kurre!

-Nuk jam me...kam hequr dore nga ajo. Duhet ta kishe kuptuar qe jam esell ne keto momente. Dhe...mos ji kaq i sigurt!-tha ai dhe u afrua shume prane saj, aq prane sa ajo mendoi se do ti dilte zemra nga vendi nga momenti ne moment.

-Largohu...-tha me zerin qe i dridhej ende nga te qaret por edhe nga prezenca e tij.

-Perse Xhesika?! Mbase...mund te kemi nje mundesi tjeter...

-Jo, jo me Giliermo. Nuk do te bie me pre e mashtrimeve te tua.

-Une nuk te kam mashtruar kurre kukull. Me thuaj, te pata thene ndonjehere me pare qe te doja apo premtime e budallalleqe te tilla?! Jo, nuk e pata bere. Ti e dije situaten qe ne fillim. Prandaj dhe nuk mund te thuash qe te kam mashtruar ndonjehere.

-Pse mi kujton ato kohe...

-Qe te te tregoj se gjerat kane ndryshuar! Qe edhe une do te ndryshoj...per ty!

-Vertet mendon se do ti ha keto genjeshtra?!

-Cfare duhet te bej qe te me besosh?

-Me ler te lire Giliermo. Nuk dua asgje prej teje. Vetem me ler te shkoj!

-E ku do te shkosh?! Atje ku te gjeta?! Qendro larg tyre Xhesika. Ata nuk jane njerez per ty.

-E kush eshte njeri per mua? Je ti?! Mos me bej te qesh. Me ler te iki. Andrra eshte shoqja ime dhe nuk do ta le kurre.

-Shume keq pra.-tha dhe u ngrit nga shtrati.

-Cfare?! Giliermo me ler te iki tani!

-Do te te lija, por te jesh e bindur qe nuk do ta bej me tani qe di qe do te shkosh serish atje. Po e bej per te miren tende Xhesika. Nuk dua te te lendoj vetem sepse je ne frontin e armikut!

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now