26

276 26 8
                                    

-Ku eshte Rafaeli?

-Ne ferr...

■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■

*Pas nje jave*

Kishte kaluar nje jave qe nga ndodhia e fundit dhe ate e mbanin ende te mbyllur ne nje dhome te erret, pa dritare, lidhur pas nje karrikje, me duart, kembet, cdo gje te mpire. Askush nuk ishte interesuar per te. I kishin ofruar ushqim dhe uje. Ne ditet e para nuk kishte pranuar te fuste asgje ne goje por pastaj ishte dorezuar. Nese ata do ta vrisnin, atehere nuk mendonte se do ta benin kaq kollaj. Kete e dinte mjaft mire, sidomos nga fjalet e fundit qe i kishte thene tashme armiku i perbetuar i familjes se tyre.

-Me leshoni ju maskarenj...do tju vrasss...babai im do tju vrase kur ta marri vesh kete qe po me beni...-vazhdontte te mermeriste pambarim me ato pak fuqi qe i kishin mbetur por me kot. Ata as qe kishin ndermend ta leshonin. Perkundrazi, njeri e qelloi me shpulle ne fytyre qe ta trembte dhe te pushonte por as ajo nuk kishte ndermend ta bente nje gje te tille. Nuk ishte ndier asnjehere krenare per profesionin e te atit por ate dite ishte perpjekur ta shfrytezonte ne maksimun reputacionin qe ai kishte ne boten e mafias. Por ajo as qe e dinte se ai qe do te dilte perballe saj kishte per qellim pikerisht jo te shkaterronte reputacionin e tij por te shkaterronte edhe vete Leonardin, Andrren dhe te gjithe ata qe i rrethonin dhe qe perpiqeshin ti mbronin, ashtu sic kishte bere me Rafaelin. Rafaeli...ku mund te ishte Rafaeli ne ato momente qe ajo vuante? Te ishte duke vuajtur edhe ai apo do te shfaqej si nje hero per te shpetuar Andrren? Do te shfaqej por jo tani, te pakten bukuroshen ta merrte pak malli per te.

-E di ti kush jam une?-ja dhe britmat e Andrres qe te nderprejne mendimet.-E dini ju kush eshte babai im? Do tju vras, ta dini kete. Do tju vras te gjitheve.

-Ti qe nuk di as se si mbahet nje arme? Shume bindese, vertet. Me impresionove tani.

Ktheu koken nga vinte ai ze tejet i rrezikshem per te dhe kush mund te ishte tjeter pervec tij: Giliermo. Sa e urrente ate njeri. Ai kishte nje buzeqeshje te vetekenaqur ne fytyre kurse Andrra mblidhte te gjithe mllefin qe mund te kishte ndaj tij.

-Ku eshte Rafaeli? Cfare do nga une?

-Nuk e kuptoj pse interesohesh kaq shume per te, vertet. Dua te them, ti as qe e do ate. Apo...Prit, prit...ti e do ate? Vertet? Hahaha...Kjo ishte e forte...

-Qepe dhe me thuaj cfare do nga une. Rafaeli te konsideronte mik kurse ti po ja punon pas kraheve. Si eshte puna me ju xhanem?! Nuk dini te jeni te pakten mirenjohes apo cfare?

-Hahaha une jam mirenjohes bukuroshe. Jam ndaj atyre qe e meritojne jo ndaj Rafes tend. Por me thuaj dicka...po ti cfare me konsideroje mua?

-Nje hipokrit, idiot, arrogant dhe i keq. Nuk me ke pelqyer kurre, qe ne momentin e pare qe te pashe dhe te jesh i bindur qe nuk me pelqen as tani. Tani me ler te shkoj perndryshe...

-Perndryshe cfare? Do ti thuash babait tend te me marre me shqelma? Apo te dashurit? Atehere po te them dicka: Leonardit nuk mund ti kerkosh ndihme sepse ate po e sjellin ketu ne keto momente. I gjori, mendonte se mund te te shpetonte fare i vetem, duke bere nje shkembim mes tij dhe teje. Por njerezit jane egoiste, vetem marrin, nuk japin. Gjithashtu nuk mund ti kerkosh ndihme as Rafaelit dhe e di pse? E thjeshte fare: sepse ka vdekur.

-Qepe. Mos guxo te thuash asnje fjale me shume.-nuk donte ta besonte ato qe ai po i thonte. Donte ta bente ate te pushonte por per cfare? Qe te arrinte te degjonte te qarat e shpirtit te saj?! Pak nga pak kishte filluar te qante vertet.  Lotet rridhnin si rreke nga syte e saj por asaj nuk i interesonte me asgje. Cfare po i ndodhte? Te ishte afruar vertet kaq shume me Rafaelin gjate gjithe kesaj kohe saqe tani nuk donte qe ai te vdiste apo cfare? Jo, nuk ishte kjo. Ishte nje arsye tjeter qe ate e vriste akoma me shume. E donte. Kishte rene ne dashuri me ate mafioz te poshter qe tani po i shkaktonte kaq shume dhimbje dhe per me teper me vetedije por ajo nuk e dinte kete.

-E di? Me dhemb te te shoh te vuash keshtu. Por kaq e ka dhe mallengjimi im. Nuk me intereson asgje madje kenaqem kur ju vuani.

-Cfare po thua i poshter? Cfare do nga une? Cfare te kemi bere?

-Ju...

-Giliermo lere me kaq.

Nje ze tjeter qe vinte nga dera. Po tani kush ishte? Te kishte valle kaq shume armiq i ati i saj apo Rafaeli?
Apo....

-Pershendetje Andrra...

Ktheu koken dhe njehere per te pare se kush ishte por nuk po i besonte syve. Po ky c'donte ketu? Dhe c'lidhje kishte me Giliermon? Ishte i njejti njeri qe kishte rrembyer babain e saj ne Shqiperi.

-Pse habitesh?-tha ai kur pa fytyren e trokmaksur te Andrres.- Menduat vertet qe do ta lija me aq hakmarrjen time? Ju s'keni pare gje akoma
Une do tju shfaros te gjitheve kuptove?

Ktheu syte nga Giliermo i cili dukej qarte qe ishte i inatosur por jo me zoterine. Perkundrazi, dukej i afert me te.

-Oh, me siguri po vret mendjen se cfare kerkon Giliermo ketu me mua dhe jo duke shpetuar kolumbianin apo jo? Ta shpjegoj une pra. Giliermo eshte nipi im dhe eshte i perfshire ne kete hakmarrje. Gjate gjithe kesaj kohe ka ndenjur me Rafaelin vetem per te qene prane familjes suaj dhe mqs Rafaeli tani nuk na hynte me ne pune e vrame. Me e qarte tani apo jo?

-Ju ndyrsira! Si guxuat? Ai nuk kishte asnje faj.

-Pra ti je vertet e dashuruar me te apo jo?

-Qepe...

-Nje arsye me shume qe e vrame. Ai nuk ishte i rendesishem vetem per ty por dhe per Leonardin gjithashtu duke qene se ai e ka konsideruar gjithmone me shume se nje ortak.
Por gjithsesi, tani te presim per Leonardin. Duhet te jete duke mberritur tani...

-Duart lart dhe asnje te mos levize...

Tatata...kam dy jav qe e kam nisur kte pjesen por me kot...tani e gjeta frymezimin qe ta mbaroj ose vullnetin😂😂njss shpresoj qe tju ket plq edhe pse nuk esht ndonje gje kushedi se cfar por ju premtoj qe pjs e tjr do jen me te bukuraaa😆😊😊

S'do mund te ikesh pergjithmone!Onde histórias criam vida. Descubra agora