42

221 21 5
                                    

Po perpiqej te hapte syte por e kishte te  veshtire per shkak te drites se diellit qe po i verbonte syte. Levizi pak ne krevat por menjehere ndjeu nje therje ne shpatullen e majte. E kjo ja nxorri gjumin tamam. Hapi syte me veshtiresi e pa qe ndodhej ne nje dhome qe nuk e njihte. Dhoma ishte e mobiluar mire e nga shkelqimi i diellit qe depertonte nga dritaret e medha, kuptoi qe ishte mengjes. Por nuk e dinte se cfare mengjesi ishte tamam tamam. Nuk dinte sesa mengjese kishte kaluar ne kete dhome. Dinte vetem qe dhimbja ne shpatull behej me e madhe sa here qe ai perpiqej te levizte. Shpatulla ishte e fashuar mire dhe e vetmja gje qe mendoi ishte plumbi qe kishte marre duke shpetuar Andrren. Kjo ishte e vetmja gje qe mbante mend. Asgje tjeter. Nuk dinte sesi i kishte vajtur filli kesaj pune. Por ama dinte qe me veprimin qe kishte bere, babai i tij nuk do ta falte kollaj.

Me pas vereu dicka tjeter. U habit sesi nuk e kishte pare me pare, sidomos aq afer sa e kishte.

Ne anen tjeter te krevatit ndodhej dikush, nje femer por nuk mund te shihte se kush ishte pasi fytyra i ishte mbuluar me floket e gjata bionde. Bionde. Ishte Xhesika. E ledhatoi lehte ne floke e ajo u zgjua menjehere.

-Giliermo,-tha me zerin qe i dridhej,-U zgjove! Me ne fund u zgjove!-tha ajo dhe iu hodh ne qafe, duke lejuar lotet te rridhnin lirshem tashme. Por u largua menjehere sapo degjoi renkimin e tij.

-Me fal, te lendova? Nuk doja. Me fal te lutem,-tha sapo u largua nga ai.

-Jam ne rregull, jam ne rregull. Nuk kam asgje,-tha ai.-Cfare kerkon ti ketu? Ku jam?

-Jemi ne shtepine e Andrres. Pasi u plagose ti, erdhi Rafaeli dhe Leonardi dhe te shpetuan. Ne fakt, na shpetuan. Mua, ty dhe Andrren.

-Une nuk kisha nevoje te me shpetonte njeri. Isha ne shtepine time. Isha i s...

-I sigurt doje te thoje? Prandaj je ketu sot, sepse ishe i sigurt?! Prandaj ke ndenjur 3 dite pa u zgjuar, sepse ishe i sigurt?! Prandaj ishe ne rrezik per jeten, sepse plumbi ishte shume prane zemres dhe nese sdo te ishte per Leonardin qe dha gjak per ty, tani do te ishe i vdekur?! Kjo ishte siguria qe te rrethonte?! Me thuaj pra, kjo ishte garancia jote per jeten?! Siguria ne ate shtepi, me ate njeri?!

-Leonardi...ka dhene gjak per mua?!

-Nga te gjitha ato qe te thashe, vetem per kete u interesove?

-Thjesht pergjigju.

-Po, ai dha gjak per ty. Dy here pasi gjaku yt ishte i nje grupi qe nuk gjendej kollaj dhe ishe me fat qe gjaku i babait tend perputhej me tendin.

-Ti...e paske marre vesh?!

-Kam 3 dite qe rri ketu Giliermo dhe sigurisht qe e kam marre vesh. Kam marre vesh gjithcka.

-Do te thuash...

-Edhe qellimin qe kishe per te permbushur ndaj kesaj familjeje. Por tashme edhe ti je pjese e saj. Mos e harro kete gje.

-Une...une nuk perkas ketu.

-Mos ji kaq i sigurt. Andrra dhe i ati kane qene shume te shqetesuar per ty keto dite. Kane ndenjur tere kohen ketu dhe jane lutur shume qe ti te sheroheshe sa me shpejt. Ndersa Rafaeli...epo ai eshte perpjekur te heqe dore nga vrasja jote. Andrra eshte perpjekur ta mbaje larg qe ketu, edhe pse ai i dha fjalen qe nuk do te te bente gje.

-Dua kaq shume te kisha pare fytyren e tij kur ka marre vesh qe une jam vellai i Andrres. E per me teper kur i eshte dashur te qendroje ne te njejten shtepi me mua e te mos me preke  dot. S'duhet te isha ne gjume. Sa kot!-dhe beri nje nenqeshje.

-Mos u tall me gjendjen tende. Edhe pse s'dua ta pranoj, e meriton kete qe po te ndodh dhe Rafaeli ka cdo te drejte te te beje cfaredolloj gjeje.

-Pse sdo qe ta pranosh kete gje?!-pyeti ai, duke dredhuar zerin e pas kesaj pyetjeje ajo e dinte qe asgje e mire spo vinte.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now