20

281 27 2
                                    

Ndodhej ne tarracen e viles se tij gjigande dhe po veshtronte qiellin. Ai ishte i kthjellet dhe plot me yje, ndryshe nga ai qe ndihej aq i  zymte. Ndihej i lodhur por edhe i mposhtur. U ngrit nga vendi ku ishte ulur dhe shkoi ne buze te tarraces. Veshtroi te gjithe perandorine e tij, njerezit qe i ishin betuar per besnikeri. Ashtu si miku i tij me i ngushte. 

*flashback*

-Zoteri, hasem disa probleme gjate rruges se transportimit te ngarkeses me policine.

-Cfare lloj problemesh?

-Po ja, ne ishim duke ecur normalisht, pa rene fare ne sy derisa disa patrulla policie dolen nga hici. Filluan te na ndiqnin por ne nuk mund te ndalonim per shkak te mallit. Por shoferi u tregua i shkathet dhe arritem ti humbnim.

-Do te thuash qe ju shpetoi shoferi nga kjo mesele?

-Emm...po zoteri.

-Ma thirr pak kete shoferin ne zyre.

~~~

-Pra, ti je ai qe shpetoi misionin e djeshem, keshtu?

-Mendoj se po zoteri.

-Si te quajne?

-Giliermo Mehia, zoteri.

-Djemte te lavderuan, thane qe ishe treguar i afte dhe i zgjuar dje. Madje, me thane qe ishe treguar i zoti edhe ne pune te tjera.

-Kam bere vetem punen time zoteri.

-Ne rregull pra. Nuk po i bie gjate. Ndoshta ty do te te pershtatej nje pozicion me i larte se ai i shoferit. Si mendon?

-Si ta shikoni ju te arsyeshme zoteri.

-I afte dhe i bindur. Deri tani me pelqen. Por ben mire te mbash te njejtin qendrim ndaj meje, dakort?

-Po zoteri.

~~~

Ndodheshin ne nje perleshje me arme. Po bastisnin nje nga magazinat me arme te njerit prej armiqve te Rafaelit. 
Rafaeli vendosi te perparonte pak perpara por ishte gjithashtu e rrezikshme. 

-Zoteri, kujdes-u degjua zeri i dikujt mes bresherimave te armeve dhe e shtyu Rafaelin tutje. U ngrit dhe pa qe Giliermo ishte shtrire ne toke dhe ishte plagosur.

E kishte shpetuar. Kishte ngrene nje plumb ne vend te tij. 'Cfare djali i cmendur' mendoi njehere.

-Nuk e di pse e bere por faleminderit,-tha duke e larguar qe aty.

~~~

-Rafa, miku im-tha duke iu marre goja nga pija.-Jo, me fal bos. -dhe filloi te qeshte.

-Ke pire serish? 

-Nuk mund ta besoj. Ti je trafikanti me i madh i droges dhe nuk e perdor?! Gabim, shume gabim.

-Une e perdor vetem kur dua dhe jo cdo nate. Me kete ritem do te vdesesh ne nje vit.

-Je kaq hipokrit,-filloi te qeshte akoma me shume,-"E perdor kur dua". Po kur nuk e perdor, cfare ben per tu kenaqur? Ah, po. Mbledh lloj-lloj femre ne dhome. Sa mire per ty se je shefi dhe te vijne te gjitha nga pas. Kurse ne...ne marrin ato qe teprojne nga ty...

-Giliermo mjaft, mos me lodh shume koken me keto...

-Madherise se tij i lodhet koka nga problemet e punonjesve te tij. Po me vjen kaq keq tani...

-Ti e di shume mire se nuk je thjesht nje punonjes ketu.

-Po, jam zagari i preferuar i bosit.

-Flasim serish neser pra. Nuk dua te diskutoj me ty cdo nate.

*end of flashback*

-Te gjeta me ne fund.

Ishte ai ze i embel qe e nxorri nga mendimet dhe qe e zgjonte cdo nate nga gjumi. Ishte perpjekur te afrohej me te tere javen por ajo thjesht e kishte shmangur. Tipike e saj. Tani po e kerkonte ajo. Duhet te ishte dicka e rendesishme sepse zakonisht ajo ikte nga ai ndersa tani po vinte vete.

-Po me kerkoje?

-Po. Ne fakt, nuk doja te rrija vetem ne keto momente dhe ti je e vetmja shoqeri ne kete shtepi.

-Ka ndodhur ndonje gje?

-Fola me babane. Ti e dije apo jo? Per mamane time?

-E dija. Dhe kam qene gjithmone ai qe kam insistuar per hakmarrje.

-Pse nuk e beri? Pse nuk e mori hakun e saj?

-Per shkakun tend. Nese ai do ti hynte asaj lufte, ishte e sigurt qe do te vdiste. Keshtu ti do te ngeleshe vetem. Mamaja jote nuk do te donte qe ty te ndodhte gje, prandaj dhe ai tu perkushtua ty.

-Kjo nuk eshte e drejte.

-Ti do qe te merret haku i saj?

-Sigurisht qe dua. Ata vrane mamane time dhe duhet te ndeshkohen.

-Do te thuash qe duhen vrare?

-Une...nuk jam nje vrasese. Ndoshta duhet tia dorezojme ligjit.

-Po tallesh apo jo? A e ke idene sa kohe te duhet te mbledhesh provat per ti futur te gjithe brenda?

-E di por...

-Ata bene loje te piset prandaj as ne nuk kemi pse te luajme paster.

-Do te thuash...

-E drejta nuk eshte per ne vogelushe por per ata qe nuk kane asgje per te fshehur. Kurse ne...bota jone eshte e erret dhe plot sekrete, ashtu sic e mesove pak me pare.

-Nuk te falenderova asnjehere per ate qe bere per babane tim. Faleminderit pra. Nuk e di se cdo te kisha bere pa ty, sinqerisht. Nuk di si te ta shperblej.

-Asgje vogelushe. Nuk ka nevoje per shperblim. Por, qe te qetesoj ndergjegjen tende, mendoj se mund te pranoj nje dhurate te vogel nga ti.-nje ngerdheshje iu formua ne fytyre dhe filloi te afrohej drejt saj. E ajo e kuptoi se per cfare fshihej pas asaj dhurate por nuk ishte ende gati tia jepte.

-Rafael...-tha ajo nderkohe qe fytyrat e tyre ishin disa cm larg njera-tjetres dhe ai e kishte kapur nga beli.

-Asgje pa deshiren tende vogelushe.-i peshperiti ai prane buzeve te saja. Ajo nuk foli por ia dhuroi ajo puthjen kete here. Te dy e shijuan ate puthje. Sepse ishte puthja e pare ne kohe paqeje, jo e imponuar nga frika apo shqetesimet. Ishte nje puthje e deshiruar nga te dy. Ishte Andrra ajo qe e puthi e para por ishte Rafaeli i cili me pas mori kontrollin dhe e thelloi puthjen. U shkeputen nga mungesa e ajrit dhe u pane ne sy. Shikimi i tyre ishte magjik ne ato momente dhe tregonte shume por ishte Andrra ajo qe e shkeputi duke u kthyer dhe duke ikur qe aty.

-E di qe ke ndjenja per mua...

Fjale te guximshme por te ndiera per dike, te rrezikshme per dike tjeter por te rendesishme per te dy..

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now