55

216 25 15
                                    

Nuk i shqitej nga mendja biseda qe kishte bere me Giliermon para disa oresh. Ajo bisede i solli ndermend kujtime te vjetra, kujtime qe ai kishte vendosur ti mbyllte thelle ne zemer dhe nuk fliste shpesh per to. Vetem Giliermo dhe Leonardi e dinin. Nuk i kishte treguar as Andrres. I kishte shkuar shpesh ndermend ta bente, por ata mezi gjenin lumturi ne ato jetet e tyre fatkeqe e jo me te hapte plage te vjetra te tijat.

Ne mendjen e tij kishte gjithmone nje "ndoshta".

Ndoshta, nqs ata te dy nuk do kishin ngelur jetime pergjithmone, atehere gjerat do kishin shkuar ndryshe.

Ose, nese do te ishin biresuar nga ndonje cift i mire njerezish, do te kishin marre rruge tjeter, ndryshe nga ajo ku ishin sot.

Nese ai nuk do ishte  perpjekur te ishte me i forti, atehere do ti kishte kursyer vetes nje armik ne ate kohe, nje grindavec te pasur, ashtu si ai, por me prinder mafioze. E atehere ndoshta Xhenoveva nuk do kishte nje arsye pse ta vriste ose te pakten keshtu mendonte ai.

Ajo qe ia brente me shume ndergjegjen ishte fakti se nuk e kuptoi kurre se e motra ishte e semure dhe se duhej te kishte filluar trajtimin ne spitalet psikiatrike shume kohe me pare.

Ndoshta, nese ajo nuk do te ishte aq e varur nga paraja qe ne ate moshe aq te re, atehere ata do ishin te dy sot, vella e moter, se bashku, si nje familje e vertete.

Nuk e kishte vene re qe nje lot i kishte shpetuar nga syte nga keto mendime. Ai nuk donte te qante per te sepse Xhenoveva nuk i meritonte lotet e tij e as dashurine e tij prej nje vellai. Por me shume nuk meritonte faljen e tij.

Por ai e kishte falur, si nje vella i mire qe ishte. Nuk kishte lejuar qe ta burgosnin, por as ne jetimore nuk e linte dot.

Ia propozuan, i thane nje shqetesim kryetaret e jetimores, qe e motra kishte crregullime mendore e duke pasur parasysh faktin qe kishte tentuar ta digjte per se gjalli ate vete, e kishte besuar. Dhe per te miren e saj, e kishte shtruar ne nje spital psikiatrik.

Por sigurisht, Xhenoveva nuk i ishte aq mirenjohese te vellait. Edhe ne momentet kur kundershtonte me tere force doktorret qe donin ta mbyllnin brenda, ajo nuk reshti kurre se mallkuari Rafaelin.

Ditet kaluan dhe vetem pas 2 javesh, Rafaeli shkoi qe ta vizitonte. I gjori, mendonte se ajo do i kishte therritur mendjes dhe do te ishte penduar per ate qe beri, shpresonte qe do te kishte serish motren e tij, por jo cdo gje shkoi ashtu sic ai deshironte.

*FLASHBACK*

-Mund te them qe ajo eshte shume me e qete se c'ishte ne fillim por mendoj se qetesuesit kane bere punen e vet ne fund te fundit.-i tha doktorri teksa e shoqeronte per ne dhomen e saj.

-Mbase eshte sheruar tashme. Ndoshta ajo ishte thjesht nje krize nervore,-iu pergjigj ai, me mendimin se do i mbushte mendjen doktorrit por me se shumti vetes se tij.

-Nuk mendoj keshtu.-ishte pergjigja e fundit qe mori para se te hynte ne nje dhome cmendine, ne dhomen e se motres.

-Xhenoveva,-e thirri ai lehte, sa per ti terhequr vemendjen. Ajo qendronte ulur mbi parvazin e dritares, me shikimin e fiksuar diku jashte.

-Xhenoveva,-i thirri serish pas disa sekondash heshtje dhe asnje reagimi te saj. Ajo ktheu koken ngadale dhe sapo pa Rafaelin, nje buzeqeshje i mbiu ne fytyre.

Perseri i gjori Rafael, sepse besoi qe ajo ishte mire tashme dhe dashuria per te vellain i ishte kthyer. Por, i gjori ai.

-I gjori ti,-i tha dhe ajo lehte, ende me buzeqeshjen ne fytyre.

-Cfare?!-pyeti ai i cuditur por nuk pati kohe te mendonte shume gjate sepse e motra u cua menjehere nga vendi ku ishte dhe me nje thike ne dore, qe e nxorri nga poshte trikos, iu sul atij me nje qellim te vetem:ta vriste.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now