46

231 28 18
                                    

Po prisnin ardhjen e Leonardit. Te gjithe ishin nervoze. Te gjithe pervec Arbenit. Ai mezi po e priste kete moment. E ajo ardhje aq e shumepritur erdhi.

-Andrra, Rafael...-tha Leonardi duke hyre brenda me furi.

-Leonard, mik i vjeter.-tha Arbeni duke ardhur drejt tij.

-Leri ata te ikin. Kjo ceshtje na perket vetem ne te dyve.

-Do te doja shume por nuk mundem. Tani, le te mbarojme pune shpejt. Kam gjithe jeten qe e pres kete monent.

-Jo kaq shpejt,-tha Rafaeli dhe nxorri armen, te cilen ia drejtoj atij. Te gjithe ne ate dhome nxorren armet e tyre gjithashtu. Giliermo qe ja drejtoi Rafaelit, rojet qe ia drejtuan atij dhe Leonardit. Vetem Andrra, Xhesika, Leonardi dhe Arbeni nuk kishin nje arme ne dore. Ky i fundit dukej shume i qete dhe i kenaqur.

-Mendon vertet se mund ta besh kete?!-tha ai dhe pyetjen ia drejtoi Rafaelit.

-Po, dhe do ta bej.

-Giliermo, mbaro pune me te.

Ai u mendua per nje sekonde, e syte i shkuan te Andrra qe po i pergjerohej me sy te mos e bente.

-Dilni jashte,-i tha ai rojeve.-Tani!

Ata pane njehere ne drejtim te Arbenit,  e pasi moren konfirmimin nga ai, dolen jashte qe te gjithe.

-Pra,-foli Arbeni,-le te vazhdojme. Ai do te ike i pari.

Giliermo vazhdonte te mbante armen drejtuar Rafaelit e mendohej se cte bente. Por veprimi i rradhes i la te shokuar qe te gjithe.

-Baba, te bera nje pyetje qepare,-tha ai dhe i drejtoi me pas armen atij,-A do te arrije te me lendoje nqs une heq dore nga kjo?!

-Dimitri,-i thirri ai me emrin e tij te vertete, qe i la akoma me gojehapur te tjeret.- Hiqe ate. Cfare mendon se po ben?

-Pergjigju. Tani!

-Sigurisht qe jo. Kush mendon qe jam une qe me drejton armen mua?!

-Po i ben serish bisht pyetjes. Pergjigju tani.

-Giliermo, mos e lejo te te mashtroje serish,-i tha Andrra.

-Qepe ti,-i bertiti Arbeni.

-Ne fakt, qepe ti,-tha Rafaeli. Tashme ishin 2 arme te drejtuara nga Arbeni. Asgje nuk po shkonte sipas planit te tij.

-Mos ma drejto mua ate arme Dimitri por atij-tha dhe beri me shenje nga Leonardi.-Ai duhet ndeshkuar dhe jo une. Une te kam dhene gjithcka qe ke deshiruar deri tani. Te kam dhene gjithcka.

-Me ke dhene gjithcka por nuk i je pergjigjur akoma pyetjes sime sinqerisht. Me thuaj pra, cfare do te me beje?!

-Ate qe ste kam bere deri tani, ti mosmirenjohes dreqi!-tha ai dhe nxorri nga xhepi nje arme e ja drejtoi Giliermos. E arma u shkrep por serish kete here kishte nje akt heroik, kishte nje sakrifice, qe theu shume zemra sepse kete here nuk kishte thjesht nje plage, por nje vdekje.

-Babaaaa,-bertiti Andrra e vrapoi drejt Leonardit, i cili tashme ndodhej i shtrire ne toke, i mbuluar me gjak.-Baba te lutem, mos vdis. Jo dhe ti, te lutem baba!-fliste ajo me lotet nder sy.-Mos ma bej kete...

-A..Andrra,-perpiqej ai te fliste por ishte shume i pafuqishem.

-Shhhh...mos fol, mos u lodh. Do te behesh me mire, Rafael, te shkojme ne spital,-tha ajo e zeri i dilte me ngasherima nga e qara.

Por Rafaeli ishte i zene duke bere dicka tjeter.

-Ti, bir bu$ht£e,-tha ai dhe u versul drejt Arbenit.-Cfare bere?-tha ai para se ti hynte ne grushta teper te fuqishem per burrin para tij. Inati dhe zemerimi e kishin pushtuar dhe nuk ndalonte dot.

Por ai qe kishte ndaluar ishte Giliermo. Nuk e besonte dot qe ai kishte qene gati ta vriste. Ate, qe supozohej te ishte djali i tij. Vetem tani e kuptoi sesa e genjeshtert kishte qene jeta e tij.
Kishte quajtur baba dike qe tentoi ta vriste pa iu dridhur qerpiku, e kishte dashur te vriste dike qe kishte qene vertet babai i tij e tashme vdiq duke shpetuar ate. Vdiq?! Vetem nga ky mendim erdhi ne vete dhe ktheu shikimin nga Andrra dhe Leonardi qe ndodhej ne toke. Me pas pa nga Rafaeli qe po rrihte Arbenin. Xhesika iu afrua ngadale me lot ne sy dhe e perqafoi. Nuk ia ktheu perqafimin ne fillim, por me pas i hodhi nje krah supeve.

-Giliermo,-degjoi zerin e dobet te Leonardit ne mes te asaj rremunje. U afrua drejt tij ngadale e ndjeu dicka qe se kishte ndjere me pare. Iu duk si mallengjim, e perzier me dhembshuri e ndoshta pak fare pendim e dhimbje.

U ul ne toke prane tij dhe Andrres, e cila vazhdonte te qante por nderkohe i kapi doren.

-Giliermo...me fal,bir. Me..fal qe...-forcat po e linin dhe mezi i nxirrte fjalet nga goja.

-Mos fol,-i tha ai-Do te behesh mire. Do te te cojme ne spital dhe...

-Giliermo,-tha dhe i kapi doren duke ia shtrenguar me tere forcen qe kishte.-Nuk ka me..shpetim. Eshte fundi tashme. Nuk..doja qe gj..gjerat te shkonin keshtu.

-As une,-peshperiti ai.

Nderkohe Rafaeli e kishte lene per nje moment Arbenin dhe u afrua drejt tyre. Mori Andrren ne krahet e tij dhe perpiqej ta ngushellonte por ishte e pamundur. Atij i duhej nje ngushellim per vete ne ato momente. Lotet e tij ishin gati duke shperthyer gjithashtu.

-Rafael,-tha Leonardi,-kujdesu per vajzen time, ti m..mafioz ngat..trrestar,-tha dhe filloi te kollitej edhe me shume se me pare.

-Andrra, me fal dhe ti bija ime, ti nukk e meri..toje kete!

-Jo, baba, mos ik. Mos me ler vetem.

-Nuk je vetem bije. Ke...Rafaelin dhe Giliermon, ata do te kujdesen per ty.

-Sigurisht qe po, plakush,-tha Rafaeli qe po luftonte shume per te mos i lene lotet te dilnin.-Asaj, nuk do ti mungoje asgje. Kurre!

-Mendoj..se tani mund..te shkoj..

-Jo baba jo...-tha Andrra duke qare tashme me ngasherima te medha.

-Do te..jem me Eleonoren time tani, me ne fund,-tha dhe pa nga Giliermo edhe njehere.-Me fal serish bir.

Dora me te cilen mbante te shtrenguar doren e Giliermos filloi te leshonte shtrengimin e saj e ai e kuptoi qe po vinte fundi. Nuk qau, nuk i vinte per te qare. Nuk i kishin krijuar akoma ato marredhenie aq te mira saqe ai te qante per vdekjen e te atit.

-Lamtumire...baba,-tha para se Leonardi te jepte shpirt, mjaftueshem para saqe ai ta degjonte e te largohej i lumtur ne kete bote.

E atehere askush nuk mund te luftonte me me lotet, as Rafaeli, qe i la te lire per te vajtuar nje mik te ngushte te tij.

Nderkohe qe te tere qanin, Giliermo u ngrit nga aty ku ishte dhe, me armen ne dore, u drejtua per nga Arbeni, i cili vazhdonte te qendronte i gjalle, shtrire ne toke.

E Rafaeli e shikonte dhe e kuptoi zgjedhjen e tij. Me ne fund, ai po bente dicka te duhur per njerezit e duhur. Po e contr ne fund hakmarrjen e tij.

Ne mes te qarave, u degjua nje e shtene qe nuk i beri pershtypje askujt ne ate dhome. Madje, per disa ishte nje clirim, edhe pse erdhi shume vone.

-Lamtumire edhe ti, baba,-i tha ai Arbenit, babait qe rriti, qe tentoi ta vriste e qe tani e vrau.


Shaka shaka😅fundi nuk vjen sonte, mbase neser😁😁

S'do mund te ikesh pergjithmone!Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt