30

266 26 19
                                    

-Pra, ku do te hame mengjes?-pyeti ai sapo pa ate te dilte nga dushi. Do ti kishte pelqyer qe ta kishte shoqeruar edhe vete por ajo nuk kishte pranuar. Ne fillim ishte merzitur pak qe ajo kishte ende turp nga ai, sidomos pas nates se kaluar. Por pastaj iu duk e lezetshme fytyra e saj e skuqur kur ai i kishte bere kerkesen.

-Ku te duash,-tha Andrra nderkohe qe po thante floket me nje peshqir.-Po babai? Cfare do ti themi atij?

-Pamerak, ai di gjithcka.-tha Rafaeli duke mos e vrare mendjen per informacionin qe sapo i dha dhe vazhdonte te admironte ate veshur me nje bluze te tij, qe i linte zbuluar shume gjera, mjafueshem per te ndezur fantazine e tij.

-Ai di cfareee?!!!-tha Andrra duke u kthyer menjehere drejt tij, me nje fytyre te trokmaksur, duke mos e besuar ende qe Leonardi e dinte per ata te dy.-Si...si e mori vesh?

-Qetesohu,-tha ai dhe u ngrit ne kembe duke shkuar drejt saj,-e ka ditur gjithe kete kohe. Qe ate dite qe ty te rrembyen. Une i tregova gjithcka, sepse me zuri mat duke dale nga dhoma jote ate mengjes.

-Dhe, cfare tha? Si ishte reagimi i tij?

-Nuk di te ta them me siguri, por ama di qe me beri ti premtoj qe do te te mbroj, pavaresisht vendimit tend ne lidhje me mua.

-Domethene qe, nuk e kishte problem? Pranoi? Aq kollaj?

-Po vogelushe, pranoi. Aq kollaj.

Nje shprehi clirimi u duk ne fytyren e Andrres. Kishte pasur frike sesi do ta priste Leonardi kete lajm, si do reagonte. Kishte pasur frike se ndoshta ai do te kundershtonte, se nuk do ta pranonte lidhjen e tyre. Por tani ndihej me e qete. Tani nuk kishte asgje per tu shqetesuar ne lidhje me kete, sepse shqetesimet e verteta ekzistonin ende dhe ishin me te rrezikshme se aq.

-Pra, ku do ta hame mengjesin?-pyeti serish Rafaeli duke e kapur ate nga beli.

-Nuk e dija qe qenke kaq i uritur,-tha ajo me nje buzeqeshje ne fytyre.

-Ne fakt, jam i uritur per gjera te tjera por mqs ti nuk je ne gjendje te mi japesh per momentin, atehere mendova ta kompesoj me ushqim.-tha ai dhe i shkeli syrin.

-Ti je i cmendur.-tha ajo nderkohe qe u perpoq te largohej nga shtrengimi i tij.

-Jo, jam thjesht i dashuruar,-rrefeu serish ai duke mos e lejuar te largohej. Menjehere i vodhi nje tjeter puthje dhe ajo pranoi pa asnje problem qe tia jepte.

-Ose i pashprese.-tha ajo serish sapo u shkeputen nga njeri-tjetri.

-Ose pak nga te gjitha,-tha Rafaeli duke u larguar paksa.-Po te pres poshte derisa te behesh gati dhe pastaj do te dalim te hame jashte. Si thua?

-Do te presesh goxha.

-Ben mire te mos vonohesh sepse perndryshe, te betohem Andrra Hyseni, se do te vij ketu dhe do te te marr me force, sido qe te jesh, edhe nqs nuk je bere ende gati dhe do te ikim ashtu, do  apo sdo ti.-tha ai dhe u largua duke mbyllur deren pas tij.

-Perfundimisht i pashprese.-tha Andrra duke qeshur me vete nga fjalet e tij.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Ndodheshin ne nje restorant larg qytetit, ne mes te gjelberimit duke ngrene mengjes. Ishte vertet nje vend shume i qete dhe shume i bukur. Andrres gjithmone i kishte pelqyer natyra e paster dhe kishte shkuar ne shume restorante te tille, por ky i kishte shpetuar vemendjes se saj.

-Pra, te pelqen?-pyeti Rafaeli duke rimarre vemendjen e saj.

-Ku ka qene ky vend me pare qe une nuk e paskam pare akoma?

-Pikerisht ketu. Nuk besoj te kete levizur ndonje centimenter po nejse. Nuk e di pse nuk e ke pare ti.

-Me pelqen ky humori yt. Sesi me ben te ndihem.-tha ajo me ironi ndersa ai qeshi.

-Oh une mund te te bej te ndihesh ne shume menyra,-tha ai duke u afruar paksa drejt saj, aq sa mundej sepse tavolina midis tyre nuk i lejonte.-Mund te te bej te qeshesh, te qash, te lumturohesh, te trishtohesh por thjesht nuk dua vete.

-Mendon vertet se ke nje ndikim kaq te madh tek une?

-Une nuk mendoj. Jam i sigurt. Psh., tani ti je e lumtur dhe kjo eshte vetem fale meje. Nese do te doja mund te te bej te trishtuar. Prandaj te ma dish per nder.

-Nuk po e ben per mua. Po e ben per vete.

-Praktikisht po. Nese ti je e lumtur jam dhe une. Nese nuk je nuk jam as une.

Ndersa ajo qeshi me fjalet e tij. Ndihej mire qe dinte se ai kujdesej per te.Ndihej mire qe ai e donte, qe nuk ishte vetem.

-Vetem se ka nje problem fare po fare te vogel,-tha Rafaeli pas pak, duke rrembyer menjehere vemendjen e Andrres.

-Cfare?-pyeti ajo.

-Epo une nuk jam mesuar te qendroj vetem me nje femer, me pelqen te eksploroj por nuk e di sesa dakort je ti me kete.

Me te thene ato fjale, Andrres i ngeci kafshata ne fyt dhe filloi te kollitej.

-Ej, ej qetesohu,-tha Rafaeli, i cili mezi po mbante te qeshuren.

Sapo Andrra mori veten paksa dhe u rikthye ne pozicionin e meparshem, u drejtua nga ai me nje fytyre tejet serioze por qe shpejt u kthye ne habi sapo Rafaeli filloi te qeshte me te madhe. Nuk po e kuptonte se cfare po ndodhte. Cfare kishte per te qeshur njehere?

-Cfare po ndodh? A mund ta di dhe une se cfare ka per te qeshur?

-Sapo vertetova qe kisha te drejte vogelushe.

-Sapo vertetove cfare?-pyeti Andrra ende konfuze.

-Sapo te vertetova qe une mund te te bej te ndiesh gjithcka. Ashtu sic te bera te lumtur, edhe te merzita.

-Kjo nuk ishte aspak per te qeshur,-tha ajo duke kryqezuar krahet para vetes nderkohe qe ai vazhdonte te qeshte.

-Ok, ok me fal. Nuk doja te te merzisja.-tha ai dhe i kapi fytyren me dy duar, duke e terhequr prane vetes dhe i dhuroi nje puthje. Aq mjaftoi qe ajo te buzeqeshte dhe buzeqeshja e saj mjaftoi qe ai te qeshte serish. Dhe keshtu filluan te qeshnin te dy. Dukeshin nje cift aq perfekt, aq te lezetshem, te pakten keshtu i dukeshin te tjereve ne restorant qe i shihnin me admirim.

Por midis tyre, fshehur pas njerezve, ndodheshin nje pale sy qe e shihnin dashurine e tyre me percmim, me urrejtje dhe zili. Pse Rafaeli te kishte nje femer te tille, aq te bukur, aq perfekte krah tij kurse ai jo? Pse ai duhet ti kishte te gjitha? Edhe ai ishte i pashem, por kurre nuk kishte pasur ato qe kishte Rafaeli. Perkundrazi, Rafaeli ishte rritur me idene e te ecurit gjithmone perpara ne jete, pavaresisht gjithckaje kurse ai ishte rritur me nje qellim te vetem:hakmarrje.

Prandaj, veprimi i rradhes do te vendoste shume gjera. Nxorri nga xhepi i tij nje pistolete dhe e drejtoi nga tavolina perballe tij, perballe dy njerezve qe duhet te urrente aq shume.

Kjo ishte. Do ta vriste. Do ti vriste te dy. Nuk i interesonte per planin qe duhet te ndiqte. Ai kishte pritur shume. Kishte shume kohe me ate urrejtje ne zemer, urrejtje qe ishte shtuar nder vite.

Nje zhurme u degjua...

Nje shkrepje arme...

Dikush duhet te ikte nga ajo bote...

Dikush tjeter do te vdiste per se gjalli...

Nje plumb...

Nje shenjester...

Nje fund...

Ose nje fillim...




Ja dhe ciftiii😃😍sa tmir qe i kam😂😂💜kaq te embel por  ska lezet vtm sheqer pa icik krip apo jo😂😂😂
Vtm mos me vrisni te pjesa tjt😳😢😢😢😢😢

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now