21

327 26 4
                                    

"E di qe ke ndjenja per mua..."

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Kishte ndaluar ne vend pas atyre fjaleve aq te guximshme. Nuk kishte ndaluar vetem ajo por dhe zemra e saj, dhe mendja. Cdo qelize ne te kishte ndaluar se punuari. Vete koha dukej sikur kishte ndaluar. Ne koken e saj vertiteshin ato fjale:"E di qe ke ndjenja per mua"

Si e dinte ai? Si mund ta dinte? Si e kishte kuptuar ai para saj? Si kishte guxim ta thonte me ze te larte njehere? Ajo ia kishte ndaluar edhe  mendjes se saj qe ta thonte, qofte edhe brenda kokes se saj. Ato fjale nuk ishin lejuar te degjoheshin as ne mendimet e saj me te largeta.

Nuk mund te kthehej dhe ta shihte ne sy. Kishte frike se syte do ta tradhtonin. Donte ta kundershtonte, t'i thoshte se e kishte keqkuptuar por ishte ajo qe e kishte puthur pak me pare, ishte ajo qe dridhej nga prekja e tij. Nuk kishte si ta kundershtonte. Por nuk mund as ta pranonte. Nuk duhej. Nuk mund ta shihte ne sy ne ato momente. Prandaj beri ate qe bente gjithmone per te shpetuar nga telashet:iku. Ia mbathi. Po ikte nga ai i cili i kishte perplasur te verteten ne fytyre, ate te vertete qe ajo kishte refuzuar ta pranonte por tani po ia nxirrnin me zor para syve. Ia mbathi.

-Ike,-tha ai me nje nenqeshje ne buze,-ike para se te rrefehesha per ndjenjat e mia ndaj teje. Ike kete here,-filloi te qeshte,-por sdo te ikesh pergjithmone.

~~~

*Pas nje jave*

Ndodheshin ne tavolinen e ngrenies dhe po hanin darke. Qe nga ajo nate, askush nuk ishte bere i gjalle per njeri-tjetrin. Shiheshin ndonjehere rastesisht ne ndonje perplasje ne shtepi por asnjeri nuk fliste. Andrra ulte koken dhe ikte kurse Rafaeli e ndiqte me sy derisa zhdukej ne cepat apo dyert e shtepise dhe qeshte me vete. Do ta gjente nje menyre qe te fliste serish me te ose me sakte ta detyronte te fliste serish me te. 

-A mund ta di pse jeni kaq te heshtur ju te dy?-ishte Leonardi ai qe theu heshtjen ne tavoline. Ishte sheruar tashme dhe po darkonte se bashku me ta ne tavolinen e ngrenies.

-Une per vete jam pak i lodhur,te me falesh,-tha Rafaeli dhe shikimin e hodhi nga Andrra.

-Ti? I lodhur? Mos ndoshta je lodhur nga ne? Rafael, nese te kemi bezdisur, ne mund...

-Jo,jo Leonard, cfare thua? Nuk jam i bezdisur nga ti. Perkundrazi, jam i lumtur qe po te ndihmoj. Thjesht, kam kaluar nje dite te veshtire, kaq.

-Ndoshta ne duhet te ikim ne shtepine tone vertet,-ishte Andrra ajo qe foli. Leonardi u duk i habitur ne fillim por pastaj filloi te mendohej kurse shikimi i Rafaelit ishte i papershkrueshem. Dukej sikur donte te thoshte:"As mos e co neper mend."  Nese ai ishte i inatosur qe ajo donte te ikte dhe donte qe ta mbante aty, atehere ishte nje arsye me shume per te ikur. Kur pa te atin qe po mendohej, vazhdoi me argumentet e saj per tu larguar.
-Dua te them qe, duke qene se Rafaeli ka kaq shume pune me bizneset e veta, atehere ne nuk kemi  pse ti behemi barre apo jo? Keshtu, ai do te kete nje pergjegjesi me pak. Si mendon baba?

Rafaeli dukej sikur do ta vriste. Dukej qarte qe ajo po perpiqej te ikte dhe ta hiqte qafe por ai sdo ta lejonte. 

-Ju nuk jeni aspak barre per mua. Kjo eshte me shume si nje bashkepunim mes bandash. Shume nga rojet aty jashte jane te Leonardit. Per mua nuk eshte aspak bezdi qe jeni ne shtepine time. Prandaj dhe do te qendroni ketu derisa te mos kete me rrezik. Dhe pike.-mbylli fjalimin e tij Rafaeli. Tani ishte rradha e Andrres qe ta shihte ate sikur donte ta vriste. Nderkohe ai i shkeli syrin dhe ngriti pak goten e veres si ne shenje dollie. E fitoi ai kete beteje, nuk e la te ikte.

-Baba...

-Andrra, e kuptoj qe deshiron te shkosh ne shtepine tende por vertet qe per sigurine tende eshte me mire te qendrojme ketu.

-Ne rregull, pra.-shfryu Andrra e merzitur.-Une po shkoj ne dhome. Naten e mire. 

-Naten e mire bije.

-Naten e mire Andrra,-tha Rafaeli me nje ngerdheshje ne fytyre, qe Andrres ia ngriti me shume nervat.

~~~~

Beri nje dush per tu qetesuar para se te binte per te fjetur. Ishte acaruar sonte. Nuk donte qe te qendronte akoma ne te njejten shtepi me te. Do ta kishte bindur te atin per te ikur nese ai nuk do te kishte folur. Nderkohe qe ajo turfullonte nga zemerimi, ai argetohej me gjendjen e saj. Sa kishte dashur tia hiqte ate vetbesim te tepruar.

Doli nga banjoja me nje peshqir rreth trupit dhe tjetrin duke thare floket. I kishte syte te mbyllur kur eci drejt pasqyres se komodines ne dhomen e saj. Ishte aq e pavemendshme saqe nuk e vuri re qe dikush ishte ulur ne shtratin e saj. E njejta gje edhe kur ai u ngrit dhe shkoi drejt saj. Kjo deri kur ai e kapi nga krahu, e ktheu drejt tij dhe i vuri njeren dore te goja qe te mos bertiste. Ne fillim u frikesua por kur pa se kush ishte, beri nje psheretime te cliruar. Pastaj i thirri mendjes se edhe ai ishte i rrezikshem. 

-Cfare po ben ketu?-tha ajo sapo ai i hoqi doren nga goja por serish e mbante te mbethyer me krahet e tij te fuqishem.

-Pra, do qe te ikesh qe ketu apo jo?-tha ai duke e shtyre drejt murit aty derisa e mbeshteti pas tij.

-Po...dua.-tha ajo me zerin qe e dridhej nga afersia e tepert e trupave te tyre.

-Dhe pse keshtu?

-Sepse...sepse nuk dua te qendroj prane teje.-"Sepse kam frike mos dashurohem pas teje" ishte pergjigja me specifike por nuk guxoi ta thoshte. 

-Shume keq atehere.-dhe me te thene keto fjale, ngjeshi buzet me te sajat dhe e rrembeu ne nje puthje te zjarrte, dominuese dhe kerkuese. Dhe ajo ia dha cfare ai kerkonte. Me pas i zhvendosi puthjet e tij drejt qafes dhe filloi ta torturonte embel aty. E ajo filloi te perpelitej. Puthjet e tij e conin ne parajse dhe e ndalonin qe te logjikonte. Prandaj ajo nuk shkeputej dot nga ai, te pakten jo derisa te donte ai. U shkeputen dhe u pane serish ne sy.

-Nuk do te ikesh dot prej meje,-tha,-as tani, as me vone.

Pas ketyre fjaleve u shkeput nga ajo dhe u drejtua drejt deres pa u kthyer pas, por me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre. Kurse ajo ra ne gjunje dhe dukej si e trokmaksur. Pastaj nje buzeqeshje e vogel i shpetoi nga buzet dhe pa e kuptuar kishte filluar te prekte lehte me gishtat e saj te holle vendet ku ai sapo e kishte puthur. Sapo e kuptoi se cpo bente, u ngrit qe aty dhe shkoi drejt pasqyres. Pa veten dhe pa qe ai i kishte lene nje shenje ne qafe. "Te lumte''tha me vete. " Te lumte edhe ty"i tha vetes duke iu drejtuar pasqyrimit te saj.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now