44

195 22 2
                                    

-Cdo te thuash qe po largohem?!-pyeti ai Xhesiken sapo ajo i dha lajmin.

-Epo nuk do te rri gjithe jeten ketu apo jo?!

-Sigurisht qe jo, mendon se une do te rri keshtu?

-Nuk me intereson se cfare mendon te besh ti. Eshte puna jote. Nuk te mjaftoi fakti qe me mbajte peng atje por tani do ta besh edhe ketu? Le te mos i hyjme ketij debati, ti nuk je ne gjendje shume te mire shendetesore.

-Oh, Xhesika Xhesika,-tha ai duke u perpjekur te ngrihej paksa,-as mua nuk me intereson se cfare mendon te besh ti. Prandaj, mblidh mendjen dhe mos guxo te largohesh.

-Mos po tallesh ti?

-Mos po tallesh ti qe deshiron te me lesh vetem me keta ketu? Qenke cmendur me duket. Ata do te me vrasin.

-Oh, mjaft me tani Giliermo, ti e di qe ata sdo ta bejne kete gje,sidomos tani qe u mor vesh se je djali i Leonardit.

-Ashtu?! Po Rafaeli?! Cfare do te me mbroje nga ai?

-Andrra. Ai nuk do guxonte te te bente gje per aq kohe sa Andrra nuk e lejon. Prandaj mjaft u solle si nje femije frikacak.

-Nuk po sillem aspak si nje femije frikacak dhe ti e di shume mire qe kam te drejte.

-E vetmja gje qe une di dhe qe eshte e drejte eshte fakti qe po shkoj ne shtepine time dhe per kete nuk me ndalon dot askush.

-Askush?! Je e sigurt?

-Po, jam shume e sigurt. Prandaj, mendoj qe tani ka ardhur koha te pershendetemi, serish, dhe kete here per here te fundit.

-E ke seriozisht?!

-Po.

Nje pergjigje qe e tha shpejte e shpejte dhe qe nuk ishte aq e sakte.

-Ne rregull pra,-tha ai duke ulur pak zerin ,-atehere me ler te te pershendes,-tha dhe u perpoq te ngrihej nga krevati. Dhimbjet e plages nuk e lejuan por ama bene qe te vinte ajo aty.
Ne ate moment e kapi nga kyci dhe e afoi drejt vetes. E Xhesikes i iku truri, sepse ne momentin tjeter ai po e puthte. Dhe ajo nderkohe.

-Me degjo mire Xhesika,-i peshperiti ai sapo u shkeput nga puthja qe po i dhuronte.-Mund te largohesh tani per tani, sepse jam i sigurt qe te duhet pak pushim nga e gjithe kjo, por kaq ama. Mos mendo qe do largohesh per shume kohe sepse gjeja e fundit qe me duhet tani eshte te ndjek nga pas kemba kembes nje femer. Jo sepse nuk e bej dot apo se nuk dua ta bej, por nuk kam kohe. Por mos me provoko gjithsesi, sepse do ta bej nqs nuk me le zgjidhje tjeter.

-Cfare do nga une?!

-Te dua ty! Prandaj, mos e mendo te ikesh nga une.-tha ai dhe i la nje puthje te lehte ne cep te buzez.
-Te pres serish,-tha dhe kete here e leshoi e ajo iku pa e menduar dy here.


2 jave me vone

-Eshte ne gjendje shume te mire tani,-tha doktorri qe kishte ardhur te vizitonte Giliermon.-E ka marre veten per bukuri. Plaga eshte sheruar plotesisht. Tani mund te vazhdosh aktivitetin tend te perditshem pa problem, vetem mos u sforco shume.-i tha ai Giliermos dhe me pas u largua, duke u shoqeruar nga Andrra deri ne hyrjen e shtepise. Tashme kishte ngelur vetem me Leonardin pasi Rafaeli as qe e kishte ndermend te dukej ne dhomen e tij me.

-Pra, me behet qejfi qe tashme je sheruar. Tashme mund...

-Mund te largohem. S'kam pse te qendroj me ketu.

-Dhe ku do te shkosh?!

-Ne shtepine time, me familjen time.-theksoi ai fjalen e fundit.

-Ti e di se cdo te te bejne ata pas asaj qe ndodhi apo jo?

-As edhe nje gje nuk do te me bejne. Une jam femija i tyre. Nese nuk me bene gje tere keto vite qe isha femija yt, nuk do te me bejne sgje edhe tani.-tha ai plot vetbesim, edhe pse e verteta ishte se as vet ai nuk e dinte se cfare mund te ndodhte. Prandaj nuk do te shkonte ne shtepine e tyre, por ne te tijen, pavaresisht se nuk kishte per qellim ti fshihej pergjithmone.

-Giliermo, ata nuk te bene gje sepse te sterviten per te me vrare mua. Por tani gjerat dolen jashte parashikimeve kur ti mbrojte Andrren. Keshtu qe te jesh i bindur qe gjera te paparashikuara mund te ndodhin edhe me ty tani dhe ti e di shume mire kete gje.

-Nuk me intereson se c'mendon ti. Asgje nuk ka per te me ndodhur. Dhe kjo eshte fjala ime e fundit. Tani po largohem.

-Giliermo, nese do te te duhet dicka, mund thjesht ta kerkosh dhe une do te bej me te miren time per te ta siguruar ate.

-Sic e the dhe ti, une u stervita per te te vrare ty dhe jo per te te kerkuar ndihme. Edhe pse, pavaresisht se nuk dua ta pranoj dhe ta bej, faleminderit qe me mbajtet ketu.-kaperceu ai krenarine me ato fjale per ato pak caste.

-Nuk ke pse me falenderon. Une thjesht bera ate qe cdo ba...

-Mos guxo ta thuash ate fjale.

-Dakort, si te duash ti. Por kjo nuk e ndryshon aspak te verteten. Te verteten ku thuhet qe une jam babai yt i vertete. Dhe...

-Dhe mjaft. Lamtumire!

Tha dhe doli nga dhoma e me pas nga shtepia e nga jeta e tyre gjithashtu. Te pakten keshtu mendonte. Por nuk dinte te thoshte nese shpresonte te njejten gje apo jo.

Ne dalje te shtepise u ndesh me Xhesiken e cila, pavaresisht se kishte luftuar shume me veten keto dy jave te mos vinte, ne fund kishte humbur.

-Giliermo, ku po shkon?!-pyeti ajo kur pa ate qe po largohej.

-Xhesi, Xhesi, Xhesi,-tha ai duke iu afruar,-erdhe shume vone e dashur. Por rendesi ka qe erdhe.-i dha nje puthje te shpejte dhe u fut ne makine. Ishte makina e tij e meparshme dhe me siguri aty duhet ta kishte sjelle Rafaeli.-'Po me ngel pishman tani qe ste takova bos'-mendoi ai me vete para se te shkelte gazin dhe te largohej qe aty.

***

Rruga per ne shtepi iu duk e shkurte. Sapo mberriti pa disa nga rojet e te atit tek dera dhe e dinte qe asgje e mire nuk e priste aty brenda. Per nje moment deshiroi te mos ishte larguar kurre nga shtepia e Leonardit. Por me pas e zhduku shpejt kete mendim nga mendja.

Mori guxim dhe hyri brenda ne shtepi. Rojeve nuk i foli fare dhe as ata nuk i thane asgje. Sic duket,kishin qene duke e pritur. Jo se nuk e dinte qe kjo gje do te ndodhte, por shpresonte qe te vononte sa me shume.

Hyri brenda dhe pa ate te ulur ne nje nga kolltuqet aty, duke i kthyer kurrizin e atij. Fakti qe ai nuk e shihte, nuk do te thonte qe nuk e dinte qe Giliermo kishte hyre brenda.

-Pra,zoteria denjoi me ne fund te shfaqet!-tha ai duke thithur nje puro,akoma me kurrizin kthyer nga dera.

-Baba, une...

-Mos me thuaj mua baba,ti i pafytyre!-tha ai dhe u ngrit menjehere ne kembe dhe drejtoi nje arme drejt Giliermos.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now