15

288 25 0
                                    


Rafael's POV

E pa teksa ikte dhe buzeqeshi me vete. 'Kjo vajze do me cmende' mendoi me vete. I vinte per te qeshur nga kokefortesia e saj. E dinte qe ajo ishte bere xheloze dhe kete e kishte kuptuar qe ne fillim. Prandaj dhe kishte vazhduar qe t'i buzeqeshte atyre vajzave. Nuk eshte se kishte qene shume i interesuar per to por per te pare nje fytyre te xhelozuar ia vlente. Te pakten per momentin. Ajo ia kishte kthyer me te njejten monedhe. I kishte folur kamarierit. Nga njera ane ishte zemeruar si dreqi qe ajo, pavaresisht pranise se tij, i kishte folur nje tjetri dhe prr me teper ne nje gjuhe qe ai nuk e kuptonte. Por fjalet e saj pastaj...e pyeti nese ishte bere xheloz. Sigurisht qe ishte bere. Ai nuk kishte frike ta pranonte kete gje. Por i pelqeu ideja qe ajo deshironte qe ai te ndihej xheloz per te. Ajo kishte dashur ta bente ate te ndihej njesoj si ai dhe i pelqente kjo gje. Vogelushja kerkoi hakmarrje dhe diti si ta merrte.

Ktheu dhe nje here goten e veres dhe u ngrit. Nuk mund ta linte vetem Andrren dhe per me teper nuk donte. Kerkoi per kamarierin dhe sapo e pa ate te vinte drejt tij, iu kujtua biseda e meparshme me Andrren dhe ai qe nuk kishte kuptuar asgje. Do ta merrte vesh se cfare i kishte thene por nuk do ta pyeste aq haptaz.

-Cdo gje ne rregull zoteri?-e pyeti ai(biseda zhvillohet ne anglisht).

-Po, doja te paguaja llogarine. Dhe faleminderit gjithashtu per nderin qe i bete te dashures sime qepare.

-Oh, pa merak zoteri. Ato vajzat kishin shqetesuar dhe disa kliente te tjere dhe une thjesht i thashe qe te ulnin pak zerin, kaq.

-Shume faleminderit gjithsesi.-i tha ai i lumtur. Te pakten ajo nuk e kishte genjyer. La parate dhe nje bakshish te majme per kamarierin dhe u largua drejt dhomes se gjumit. Do ti kishte pelqyer qe te kishin marre nje suite por nuk donte qe ta tepronte me paraqitjen. Kishte frike se do te binin shume ne sy dhe prr me teper nuk ishte as sezon pushimesh qe te ngaterroheshin me turistet.

Hapi deren e dhomes dhe pa ate shtrire ne nje cep te krevatit. E sigurt qe donte ti rrinte sa me larg ate nate por fati i saj i keq qe do flinin ne nje krevat. Hyri ne banjo dhe vendosi te bente nje dush. Nje dush te ftohte, si per tu kthjelluar paksa. Doli nga banjoja dhe kishte vetem nje peshqir rreth belit. Pa qe ajo ishte akoma ne ate pozicion ne shtrat. 'Duhet ta kete zene gjumi' mendoi. Veshi nje pale te brendshme dhe u shtri ne anen tjeter te krevatit. Sigurisht qe nuk shkoi ne cep fare ashtu si ajo. Ai nuk e kishte problem qe ta kishte afer prandaj dhe nuk u shqetesua shume qe ti qendronte larg. E zuri gjumi shpejt, por plot me mendime per te nesermen. Shpresonte vetem qe ata te mos i kishin bere gje Leonardit se per te tjerat do te kujdesej vete.

2:45am

Rafael's POV

-Te shqeteson ndonje gje?-e pyeti dikush. Ishte nje femer. Mjaft e njohur nga zeri. Por kush?

-Jo, jo ne fakt. Kush je ti?

-Hahah, nuk po me njeh? Jam ajo qe ti ke deshiruar aq shume tere kete kohe.

-Ku je?-e pyeti serish.

-Jam ketu, me ty.-dhe ndjeu dike ta prekte ne sup. Ktheu koken por nuk ishte askush.

-Mos me zhgenje,-i tha serish.

-Por kush je? Me ler te te gjej.

-Mos me lendo.-serish i njejti ze.
-Une mund te te dua, por kam frike.

-Atehere tregoje veten dhe me ler mua te te heq cdo frike.

-Do ta bej, por deri atehere do te vuajme te dy. Ti me shume. Deri atehere do te vuash shpirterisht dhe fizikisht, vetem per mua.

U zgjua menjehere nga gjumi. Kishte qene ne enderr. Cfare endrre thuaj. Ajo femer, ai ze...po e cmendte. 'Do te vuash'. Si do te vuante? Pse? Kush ishte ajo? I kujt ishte ai ze aq i njohur per te por qe nuk mund ta identifikonte dot ne enderr? Ishte aq i njohur dhe i embel... Ashtu si... 

'Oh zot' mendoi me vete.

Ktheu koken dhe pa qe Andrra ishte mbeshtetur pas trupit te tij dhe...e kishte perqafuar. 'Kjo sikur nuk donte' tha me vete dhe filloi te buzeqeshte. 
'Une mund te te dua por kam frike'. Te ishte zeri i saj? Ajo kishte frike te binte ne dashuri me te? Por pse? Dmth, e kishte nje ide per pse-ne, por nuk mendonte se punet do te ishin aq serioze. 

Po e veshtronte ashtu sic ishte duke fjetur dhe i pelqente. Pastaj...
filloi te ndihej cuditshem. E veshtroi serish. Krahet e kishte mbeshtjelle pas trupit te tij kurse koken e kishte vendosur ne kraharorin e tij. Ndersa kembet...'Dreq' mendoi. Nuk ishte hera e pare qe ndihej ne kete menyre me nje femer apo me Andrren. Trupi i saj perfekt ishte shume i ngjeshur pas te tijit dhe per pak i kishte hipur siper. Dhe si per ta  perkeqesuar gjendjen, njera kembe e saj ishte mes dy kembeve te tij.

'Bukur fare' tha. U mundua qe ta largonte por ajo u afrua akoma me shume me te. 

-Andrra,-u mundua qe ta zgjonte por asgje.
-Andrra te lutem mos ma bej kete.-tha por jo. Ajo nuk kishte ndermend te levizte.

-Perfundimisht ishte zeri yt,-tha.-Ti je e vetmja femer qe po me ben te vuaj shpirterisht dhe...-per nje moment pa poshte ne pjesen e kembeve,-epo dhe fizikisht gjithashtu. 

Po monologonte me veten por nuk i interesonte edhe nese ajo zgjohej. I duhej ta hiqte disi mendjen nga ajo situate por nuk ishte aq e lehte. Dhe si per dreq, nuk po e linte rehat as imagjinata.

-Kjo ka per te qene nje nate e gjate,-tha duke shfryre,-por shume, shume, shume e gjate.


S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now