31

269 26 20
                                    

*3 muaj me vone*

Se si kishte jetuar keto 3 muaj, as vete nuk e dinte. Ishte si nje kufome mes te gjalleve. Nje kufome qe perpiqeshin ta risillnin ne jete. Nje kufome qe i dhimbsej te gjitheve dhe per te cilen ndjenin keqardhje.

3 muaj. 3 muaj te plote pa te. Bashke me te kishte vdekur dhe ajo. Kishte vdekur edhe pse merrte ende fryme. Edhe pse ndodhej ende mbi toke. Zemra e saj kishte vdekur se bashku me zemren e tij. Me ate plumb te mallkuar qe i kishte marre gezimin me te madh qe po perjetonte pas aq shume kohesh. Dhe gjithcka prej atyre njerezve. Ata i kishin marre gjithcka. Ata i moren mamane, nje nga njerezit me te cmuar qe kishte pasur. Tani ate. Tani Rafaelin.

Ende nuk i besohej. I dukej si dje ajo dite kur ishin zgjuar aq te lumtur krah njeri-tjetrit, kur po hanin mengjesin e pare te tyre si te dashuruar. Momentet e fundit te lumtura se bashku, te fundit per gjithcka.

*flashback*

-Ok, ok me fal,-tha ai dhe e terhoqi ne nje puthje. Sa i pelqenin puthjet e tij. Ishin si nje droge per te. Nuk mendonte se do te donte njeri tjeter si ate.

U shkeputen dhe u pane ne sy. Kontakti sy per sy me te ishte perfekt. I pelqente menyra se si ai e shikonte. Syte e tij rrezatonin lumturi por edhe te sajat gjithashtu. Nje lumturi qe asnje nuk donte ta prishte, asnje nuk donte qe te merrte fund. Asnje pervec dikujt.

Dikujt qe po qendronte perballe tyre, me nje arme ne dore, drejtuar asaj. E ai e vuri re kete. E vuri re qe dashuria e jetes se tij ishte ne rrezik. Por ai nuk mund te lejonte qe asaj t'i ndodhte gje. Nuk mund ta pranonte humbjen e saj. Jo kur tani ishte aq i lumtur. Dhe lumturia e tij lidhej drejtpersedrejti me te, me ekzistencen e saj.

Prandaj veprimi i rradhes i kushtoi dicka teper te rendesishme, i kushtoi jeten e tij. Por nuk e mendoi aspak dy here. Per te do bente gjithcka, pa asnje medyshje, pa as me te voglen pendese.

Keshtu, me shpejtesi rrufeje doli para saj, duke e mbeshtjelle ate me trupi e tij, duke e mbrojtur nga ai plumb qe ra mbi te.

Ndersa ajo u shokua. Ne njerin moment kishte gjithcka dhe ne momentin tjeter asgje. Kapi menjehere fytyren e tij me duar dhe u perpoq ta mbante zgjuar, ta mbante gjalle.

Kerkonte me deshperim qe te sillnin nje ambulance.

Nuk po i besohej. Kjo nuk mund te ishte duke i ndodhur asaj, jo serish, jo ate.

Syte e tij po mbylleshin. Nuk kishte me forca ti mbante hapur. Por per nje arsye apo nje tjeter ai po buzeqeshte. Edhe pse ishte duke vdekur, ai buzeqeshte. I buzeqeshte asaj.

-Rafael,duro te lutem.-tha ajo mes lotesh duke u munduar ta mbante gjalle nderkohe qe ambulanca po vinte.-Do te behesh mire. Do te sherohesh zemra ime,-fliste ajo deshperimisht por me kot. Syte e tij po mbylleshin pak nga pak.

-Andrra...-degjoi zerin e tij te dobet ta therriste.-Te...te dua.-dhe me aq syte e tij u mbyllen.

-Jo, jo Rafael,-bertiste e bertiste por me kot.

Tashme ishte shume vone. Prandaj dhe qau. Qau, uleriti nderkohe qe shpirti i tij po largohej larg, larg prej saj. Uleriti e uleriti sikur dhimbja do te largohej nga ajo duke uleritur. Qau e qau sikur lotet te mbanin gjithe ate peshen e dhimbjes qe po ndjente ne ato caste dhe deshironte ti nxirrte jashte trupit te saj, jashte nga syte qe po shihnin makaber. Po shihnin ate pajete, po shihnin friken e saj me te madhe.

E shtrengoi fort ne kraharor, si te ishte duke e ndaluar qe te shkonte. Sikur thjesht te ishte e mundur kjo gje dhe te ishte kaq e thjeshte. Por nuk mjaftoi. Asgje nuk mjaftonte qe ai te qendronte aty me te. Asgje nuk e pengonte ate qe te ikte. Ashtu sic e pengonin gjithcka qe te qendronte.

*end of flashback*

I kujtohej ajo skene cdo dite. Momentet e tij te fundit i dilnin cdo nate ne enderr. Ishte penduar vetem per dicka, qe nuk i kishte shkuar ne varrim. Jo, nuk i kishte dhene lamtumiren e fundit. Ai e meritonte ndersa ajo nuk e kishte bere kaq gje.

P

or nuk kishte mundur. Nuk mund ti thoshte lamtumire sepse nuk donte. Ajo donte qe ai te qendronte me te pergjithmone, ne jete te jeteve. Keshtu qe nuk do ti thoshte kurre lamtumire. Do ta zvarriste shpirtin e tij ne toke derisa ajo te vdiste. Deri atehere le te vuante dhe ai ashtu sic po vuante ajo.

E vetmja gje qe kishte bere tere kete kohe ishte te shihte babane  e saj teksa torturonte ata. Dy vellezerit e asaj te mallkuar nuseje nga Berati dhe te nipit te tyre. Nuk kishte mbarim etja e saj per hakmarrje. Ishte bere si ata. Ishte bere nje kriminele. Tamam si ai. Ai e kishte ndryshuar teresisht. I dukej ironik fakti qe deri para disa muajsh deshironte ti qendronte larg mafias, larg Rafaelit ndersa tani ishte bere nje kriminele qe donte hakmarrje dhe donte serish Rafaelin gjithashtu. Donte qe ti kthenin Rafaelin medoemos. Por ishte e kote. Ai kishte ikur. Perfundimisht. Dhe ajo duhet te fillonte ta pranonte kete.

Por ama i kishte bere pershtypje edhe dicka tjeter. Babai i saj. Ai ishte sjelle cuditshem tere kete kohe. Ne fillim kishte derdhur edhe ai pak lot por me pas asgje. Me pas thjesht kishte ngushelluar Andrren. A thua te ishte faji vetem i saji qe ishte aq e dobet? Sepse ajo qante akoma, cdo nate. Flinte ne dhomen e tij. Perdorte parfumin  dhe rrobat e tij per te fjetur. Nuk donte qe te harronte aromen e tij. Nuk donte te harronte ate, edhe pse e dinte qe ajo gje nuk do te ndodhte kurre. Ajo i perkiste atij, me gjithcka qe kishte. Ndonese ai nuk ishte me, ajo i perkiste shpirtit te tij.

Tani ishte tek varri i tij. Shkonte cdo dite atje. Ishte bere nje rutine e perditshme, rutine qe e pengonte kohen te sheronte plaget e se shkuares, rutine qe e bente ta ndiente dhimbjen edhe me shume.

-Nuk di me se cfare te ndiej per ty,-tha ajo, ulur mbi varrin e tij.-Te dua por edhe te urrej. Pse e bere ate? Pse me shpetove mua?-ishte nje pyetje qe ja bente shpesh atij por dhe vetes. Dhe qe asnjehere nuk merrte pergjigje.

-Cfare te bej une ketu tani? Ky ishte qellimi jot heh? Te me beje te dashurohesha me ty dhe pastaj te me lije keshtu, te vetme dhe duke vuajtur? Nese do me doje vertet, atehere nuk do te kishe vdekur,-tashme kishte filluar te qante dhe lotet i shtoheshin gjithmone e me shume me cdo fjale qe thoshte.

-Nese do me doje vertet, ashtu sic pretendoje, atehere do ti kishe degjuar lutjet e mia apo jo? Kur une te thoja te mos shkoje, ti do te kishe qendruar. Por jo. Ti nuk e bere. Ti zgjodhe rrugen me te lehte:te vdisje pa u perpjekur fare te luftoje me vdekjen, per mua. Duhet ta kishe bere per mua te pakten dreqi ta haje. Vetem per mua.

Tashme ishte mbeshtetur mbi varr dhe qante. Qante me denese si nje femije i vogel qe i kane marre dicka. Sepse dhe asaj i kishin marre dicka, i kishin marre gezimin, i kishin marre ate dhe nuk ishte thjesht nje kukull qe mund ta merrte prape. Ate sdo ta merrte me kurre. Sepse ai ishte i vdekur tashme.
Rafaeli kishte vdekur.

Por, nese Rafaeli kishte vdekur vertet, atehere kush ishte ai pas atyre pemeve qe e shikonte ate me aq mall dhe dhimbje, dhe per me teper, po qante per vuajtjen e saj si te ishte ai vete qe po vuante?!


DO NOT KILL ME!
IT IS MY RIGHT TO DO EVERYTHING I WANT WITH THEM. MY BOOK, MY DESICIONS. RIGHT?

Tani me thoni te verteten, e kam qare naj cik kte pjesen apo hic fare?😂

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now