25

293 28 3
                                    

Si fillim sorry for soooooooo long por nk kisha cte beja, kam disa jav pa cel edhe e shkeputur nga watti por tn jam serish ktu dhe le te vazhdojm me storyyn......


--------------------------------------------------------------------------------------

Vraponte dhe vraponte. Nuk e dinte as vete sa kohe kishte qe vraponte ne ate pyll qe dukej sikur nuk kishte fund. Kthente koken pas here pas here per te pare nese po e ndiqte ende njeri por asgje nuk dukej. Por ajo e dinte qe dicka nuk shkonte. Te shohesh qe po te ndjek dikush qe ti i druhesh eshte e frikshme por me e frikshme eshte kur ti nuk e sheh me ate njeri dhe mbetesh vetem ne mes te nje pylli dhe ta kerkosh me sy rreth e qark teje. Papritur degjoi nje te shtene. Pastaj edhe nje tjeter. Me pas hapa. Nxitoi serish. Sa me shpejt qe ikte aq me shume shpejtoheshin hapat prapa saj.

-Ndalo aty ku je ne kete moment ose i dashuri yt do te vdese.

Ndaloi. As vete nuk e dinte pse ndaloi por ja qe e beri. Nese do te vraponte edhe pak do te kishte arritur ne rrugen kryesore dhe dikush do ta ndihmonte aty por ajo ndaloi. Nuk donte qe ai te vdiste. Jo pas asaj qe i kishte thene para disa oresh.


'Flashback'


Andrra's POV

Ndodhej ne dhomen e saj dhe po mendonte. Per cfare? Per Rafaelin sigurisht. Ajo krijese e quajtur Rafael i kishte pushtuar cdo mendim kohet e fundit. Jo pa shkak sigurisht. Kush nuk do te mendonte gjate gjithe kohes per dike qe here pas here i dhuronte puthje te embla dhe torturuese, i bente vizita ne dhome pa lejen dhe dijenine e saj dhe ne fund ikte sikur nuk kishte ndodhur asgje dhe e acaronte ne maksimun. Perpiqej t'i mbushte mendjen vetes qe nuk e donte, qe e urrente. Sipas saj kot nuk thone: "Nese me do, do te jem ne zemren tende. Nese me urren do te jem ne mendjen tende. Te dyja jane ne favorin tim." Keshtu e pershkruante ajo ate qe po i ndodhte me Rafaelin. Jo se e donte, por e urrente. Ajo thjesht mendonte per te duke e urryer. Por a ishte vertet keshtu? Ja kishte bere vetes shume shpesh kete pyetje por gjithmone e bindte veten qe po. Por nga ta dinte ajo qe sot do te ishte dita kur do te kuptonte qe Rafaeli nuk kishte hyre vetem ne mendjen e saj por i kishte pushtuar edhe zemren.

-Andrra aty je?-degjoi zerin e te atit nga jashte deres pasi trokiti nje here.

-Po, baba hyr.

-Ka ndonje gje qe nuk shkon?-pyeti i ati sapo vuri re shprehine e ngrysur te fytyres se Andrres dhe u ul prane saj.

-Jo, jo asgje. Jam mire. Thjesht po mendoja per gjithcka qe po ndodh.

-Me vjen shume keq bija ime. Tani jemi ne kete situate vetem per fajin tim.

-Baba te lutem, mjaft tani. Mos e fajeso me veten. Tani te flasim perse erdhe.

-Do te shkosh diku me Rafaelin. Po te pret poshte. Vetem nxito pak te lutem sepse jeni mjaftueshem vone.

-"Jemi?" Ti nuk do te vish me ne?

-Jo, do te shkoni vetem ju te dy. Une do t'iu pres ketu. Vetem dua te me premtosh dicka.

-Cfare?

-Nuk do ta kundershtosh Rafaelin per asgje,te lutem. Shko aty ku te te thote ai dhe bej cfare Rafaeli te te urdheroje.

-Baba por...

-Cfaredo qe te jete, ti do ta besh. Dakort?

-Dakort.

-Shkojme pra. Ai po te pret ne makine.


-----------------------------------------------------------------------------

-A mund te me shpjegosh cfare po ndosh?-ishte ajo qe theu heshtjen ne makine pasi kishin udhetuar per 30 minuta.

-Pse mendon qe po ndodh dicka?

-Eeeee....nuk e di. Ndoshta ngaqe po vij me ty diku ku nuk e di as vete; ngaqe babai im tha qe te mos te kundershtoja per asgje; ndoshta ngaqe ti nuk e ke hapur gojen fare gjate gjithe rruges dhe kjo eshte pak ndryshe nga normalja. A nuk jane keto arsye mese logjike qe te jete duke ndodhur dicka?! Per te mos permendur faktin qe ne jeten tone gjithmone ndodh dicka dhe asgje nuk eshte normale.

-Ke te drejte vogelushe. Ne jeten tone asgje nuk eshte normale.

-Pra?

-Po na ndjekin.

-Dhe ti e thua kete kaq qetesisht?

-Po. Po na ndjekin sepse une dua. Kete here po i ngrejme ne nje kurth atyre.

-Si?

-Do ta shohesh. Nese ndodh ndonje gje qe nuk duhet, mbathja permes pyllit. Pas tij ndodhet nje tjeter rruge, me e populluar. Ma premto kete gje. Ah...edhe dicka:mos qaj shume per mua.

-Pse duhet te qa...-"Pse duhet te qaj une per ty?" do te thoshte nese nuk do te ishte per nje perplasje te makines se tyre me nje makine tjeter. Makina ndaloi dhe kur Andrra ktheu syte nga Rafaeli u tmerrua. Ai ishte i mbuluar tere gjak dhe ishte pa ndjenja, me koken e mbeshtetur mbi timon. Sapo u be gati te kapte Rafaelin, dera nga ana e saj u hap dhe dy burra te maskuar e nxorren me force nga makina.

-Cfare po beni? Kush jeni ju? Rafael...

Dicka nuk shkonte. Kjo ishte shume e lehte. Kete gje e kuptoi kur ata e leshuan shume kollaj. Gjeja e pare qe mendoi ishte te vraponte drejt pyllit. Vuri re dy makina te tjera qe ndaluan dhe disa nga njerezit aty u vune pas saj. Disa e ndiqnin, disa te tjere benin sikur e ndiqnin. Por ajo nuk ndaloi. Papritur mendoi per Rafaelin. Si e la atje ne ate gjendje? Por tani nuk mund te kthehej perndryshe do ta kapnin edhe ate.


'End of flashback'

-Ndalo aty ku je ne kete moment ose i dashuri yt do te vdese.

U kthye ngadale te shihte se kush e kishte ndjekur tere kete kohe. Dhe nuk kishte kush te ishte tjeter pervec Giliermos. Nuk e kishte pelqyer qe ne fillim dhe nuk po i pelqente as tani. Ajo nuk dinte gje cfare lidhje kishte ai me kete situate por nje gje ishte e sigurt:ai nuk ndodhej aty per ta shpetuar.

-Kapeni,-urdheroi dy nga djemte qe ishin aty dhe ata e kapen nga krahet por serish rezistence.

-Cfare po beni? Me leshoni menjehere,-filloi ajo te bertiste por me kot.

-Nese nuk do qe Rafaeli te vdese me mire ec para dhe mos fol fare, kuptove?

-Cfare do nga une? Cfare do nga Rafaeli?

-Shume gjera dhe asgje. Tani pusho.

Filluan te ecnin serish drejt makinave ku kishin ndaluar pak me pare. Sapo u ngjiten ne rruge, syte i shkuan te makina e tyre por Rafaeli nuk ndodhej me aty.

-Ku eshte ai? Cfare i keni bere?

-Hahah, qekur ke filluar te merakosesh kaq shume per ate trafikantin kolumbian? Do te bashkohesh shume shpejt me te, pa merak.

-Ku eshte Rafaeli?

-Ne ferr...


S'do mund te ikesh pergjithmone!Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin