9

348 26 0
                                    

Kishte tere diten qe mendonte per ate puthje. S'duhet ta kishte bere. Por e beri per te miren e saj. Vetem per kete. Por, thelle-thelle brenda tij ai e donte ate puthje. E kishte pelqyer, madje akoma me shume kur dhe ajo ia ktheu. 'Gabim' mendoi. Nuk duhet ta kishte puthur. Por ja qe e beri. Dhe pse e dinte qe nuk duhej, ai serish nuk ndihej dhe aq i penduar. Do ta ruante mire ne kujtese ate puthje sepse me shume mundesi do te ishte e vetmja qe do te merrte nga ajo. Qe do ti vidhte me sakte.
-Zoteri,-tha sherbyesja,-ka ardhur z.Giliermo. Deshiron te takohet me ju.
-Fute brenda,-iu pergjigj ai.
Giliermo ishte krahu i djathte i Rafaelit ne biznes dhe e konsideronte si vellane e tij. Shkonin shume bashke, edhe pse ndonjehere ziheshin per shkak te gabimeve te Giliermos dhe abuzimit te tij me drogen. Po,Giliermo e perdorte drogen dhe sa here qe Rafaeli e qortonte, ai acarohej dhe i thoshte fjale nga me te ndryshmet, nga me ofendueset. Por Rafaeli nuk e vriste shume mendjen sepse mendonte se i thonte ato fjale sepse ishte nen efektin e droges dhe te nesermen ai i kerkonte gjithmone te falur. Por ajo qe Rafaeli nuk dinte ishte se ato fjale qe Giliermo i thonte kur ishte i droguar ishin fjalet qe nuk guxonte tia thonte kur ishte esell. Jo aq e ndershme ndaj dikujt qe te konsideron vella apo jo? 
-Rafa,-thirri Giliermo sapo hyri ne dere,-kam disa dite qe nuk te kam pare. Je mire? Me kane munguar fjalet e tua "keshilluese" keto dite.-i tha ai me ironi.
-E cuditshme,-tha Rafaeli-zakonisht ty te acarojne fjalet e mia ndersa tani te paskan munguar.Shume tipike kjo sjellja jote kaq bipolare apo jo?- tha ai duke qeshur dhe u ngrit ta perqafonte.
-Per nje moment mendova se mos po me shmangie,-tha Giliermo  duke u ulur ne nje nga kolltuqet e zyres se Rafaelit.
-Pse duhet ta bej kete?-iu pergjigj Rafaeli duke u ulur ne kolltukun perballe tij.
-Po ja, mendova se ndoshta je akoma i merzitur per incidentin e para disa ditesh me ngarkesen tone.
-Jam akoma i inatosur per ate vella, dhe jam duke punuar per gjetjen e spiunit.
-Vertet mendon se ka nje spiun ne mesin tone?
-Nuk mendoj, jam i sigurt. Dhe do ta gjej. 
-Ne rregull pra. Mua me ke ketu per cdo gje.
-E di,-tha ai duke qeshur.
-Pra, cfare ke bere gjithe keto dite?
-Do te habiteshe po te te thoja qe kam qendruar ne shtepi duke u kujdesur per nje femer?
-Ne fakt, ndoshta do te habitesha nese do me tregoje se ne cmenyre po kujdesesh. Por mos u shqeteso te me tregosh detajet, e kam parasysh vete.-tha ai duke qeshur.
-Ne fakt,-iu pergjigj Rafaeli,-nuk e ke parasysh fare. Nuk eshte ashtu sic po mendon. Eshte vajza e Leonardit. 
-Meqe ra fjala, degjova per sulmin qe ishte bere ne shtepine e tij. Eshte cdo gje ne rregull? Eshte mire plakushi?
-Plakushi eshte ne Shqiperi si kokrra e molles por vajza eshte plagosur. Prandaj po qendron ketu derisa Leonardi te kthehet.
-Plagosur? Vajza e shqiptarit? Dhe ndodhet ketu? Ne shtepine tende? Vetem me ty?- tha ai dhe nuk e mbajti dot te qeshuren ne fjaline e fundit.-Je ne rregull? Kujdes nga hormonet djalosh. Kam degjuar qe ka nje bukuri te rrezikshme, sidomos per nje mashkull si ti.
-Le te mos harrojme qe eshte e plagosur dhe eshte vajza e mikut dhe ortakut tim keshtu qe ska asgje te rrezikshme. Kuptove?-i tha Rafaeli me nje seriozitet te papershkrueshem ne fytyre.
-Dhe kur po shqetesohesh ti per ortaket e tu? Dua te them qe nuk eshte hera e pare qe i vardisesh vajzes se nje ortaku apo jo?
-Mjaft tani Giliermo. E kam seriozisht. Ajo eshte e paprekshme.
-Si te thuash ti bos. -iu pergjigj ai.
Dolen nga studioja dhe u drejtuan per nga salloni i ndenjes.
-Ne rregull, faleminderit,-u degjua zeri i nje femre.
Hyne ne sallon dhe pane Andrren qe ishte ulur ne nje nga divanet aty.
-Wow,-tha Giliermo sapo e pa,-pra fjalet per kete vajze qenkan te verteta. Rafaeli beri sikur nuk i vuri re fjalet e tij dhe shkoi drejt saj.
-Po ti c'kerkon ketu?-e pyeti ai dhe sapo e pa ne fytyre, syte i shkuan te buzet e saj dhe mendja tek puthja qe kishin shkembyer para disa oresh.
-Nuk po mendoje te me mbaje mbyllur apo ajo?-tha ajo-Mesa di une, jam ne rolin e nje mysafireje dhe jo te nje pengu apo jo?
-Sigurisht qe jo, nuk e kisha me kete kuptim,-tha ai-por thjesht mendoja se do te qendroje ne dhome derisa te sheroheshe. Nuk prisja te dilje jashte kaq shpejt.
-Te jesh i sigurt qe jam me mire. Vetem krahun kam plagosur pak dhe mund te eci.
-Ne rregull, pra. Mund te shkosh ku te duash neper shtepi, pervec dhomes dhe zyres sime.
-Pse mendon se do te vija ne dhomen tende?-tha ajo dhe menjehere mendja e saj u kthye pas ne kohe tek puthja e tij. E dinte qe ishte skuqur ne fytyre nga ky mendim dhe u ndje ne siklet. Por u ndje akoma me ne siklet kur degjoi nje te kollitur pas saj dhe vuri re se nuk ishin vetem ata te dy aty.
Ktheu koken dhe pa nje djale rreth te 25-ve. Ishte i pashem por prania e tij nuk i pelqeu. I krijoi nje pershtypje te keqe qe ne shikimin e pare dhe u frikesua pak.
-Pershendetje,-tha ai-Une jam Giliermo dhe jam shoku i ngushte dhe njeriu me i besuar i Rafaelit.-dhe i zgjati doren. Ne fillim hezitoi por pastaj, duke mos dashur te tregohej e paedukate, shtrengoi duart me djaloshin.
-Pershendetje,-tha ajo me nje ze paksa te ulet ne krahasim me ate qe kishte kur po fliste me Rafaelin. Pa nga ai dhe ai dukej i qete ne pamje te pare, por serish kishte dicka qe e mundonte. 
-Kjo eshte Andrra,- tha ai me ne fund, duke iu drejtuar Giliermos,-vajza e Leonardit. Sic te thashe, do te qendroje ketu derisa Leonardi te kthehet. Andrra degjonte Rafaelin te bente prezantimin dhe i largoi syte nga i riu, por serish arrinte ti ndiente shikimet e tij me te. Bezdisese. Por ai qe dukej me i bezdisur ishte Rafaeli. Po te kishte qene ndonje tjeter, tani do ta kishte flakur jashte.Por nuk mund ta bente kete gje. Te pakten jo deri tani.
-Atehere,-tha Rafaeli, si per ta shperqendruar Giliermon nga 'pamja',-do te ikim?
-Ah, jo-tha ai,-une po iki, nuk ka nevoje te vish dhe ti. Gjithsesi,-dhe u kthye nga Andrra-ishte nje kenaqesi qe ju njoha. Dhe i puthi doren. Andrra kishte ngelur ne vend kurse Rafaelit po i dilte tym nga veshet. E kishte kuptuar qe Giliermos i kishte pelqyer ajo dhe nuk kishte ngurruar per ta shfaqur haptaz kete gje, edhe pse ai i kishte thene qe ajo ishte e paprekshme. Ndoshta duhej tia shpjegonte me mire, por jo tani. Ne nje rast tjeter. Tani kishte pune me te rendesishme per te bere. 
-Eja pra, te te percjell,-i tha serish Rafaeli. Dhe kete here iku vertet. 
'Me ne fund' mendoi Andrra.

Giliermo's POV
Vajza ishte vertet e bukur, ashtu sic i kishin thene. Por nuk kishte menduar se do te magjepsej aq shume nga ajo. I kishte ngulur syte dhe po e studionte mire. Kjo gje e kishte vene ne siklet te gjoren. Kete e kishte vene re dhe ai, por nuk e kishte vene shume ujin ne zjarr. Por kishte kapur veshtrimin e Rafaelit. Ai po qe dukej i inatosur. E sigurt qe e kishte vene re interesimin e tepert te Giliermos ndaj Andrres dhe nuk i kishte pelqyer. 'Pra i interesoka' mendoi Giliermo. Nuk donte qe te qendronte vetem me Rafaelin tani. E dinte qe do ti thonte ndonje gje per vajzen dhe ato fjale nuk i leverdisnin. Prandaj donte te ikte nga aty pa Rafaelin. Por ai ishte i vendosur qe ti thonte ndonje gje, prandaj dhe e shoqeroi jashte.
-Pra, te pelqeu?-e pyeti Rafaeli kur ishin jashte shtepise.
-Nuk ishte e keqe,-iu pergjigj ai, si pa te keq por dhe sepse nuk donte qe te binte ne sy.
-E pashe sesi po e veshtroje, dhe me lejo te te them dicka vella.-i tha ai-Une nuk i afrohem vajzes, jo se nuk do me pelqente, por sepse i premtova Leonardit qe do kujdesem per vajzen e tij dhe jo ti vardisem. Dhe kur flas keshtu per vete, flas dhe per te tjeret. Per aq kohe sa eshte nen kujdesin tim, asnjr sdo i afrohet keshtu qe as ti. Ne rregull? Mos ma merr personale, dakort?
-Te kuptoj shume mire,-i tha ai. Posi, i vinte ta vriste kur i thoshte ato fjale ne fytyre. Por sdo ta linte me aq.-Pa merak atehere, mendoj se do te arrij te pres derisa ti te kryesh detyren tende. Gjithsesi, nuk mendoj se Leonardi do te vonohet shume apo jo? Gjithsesi, tani po iki. Do ti kem parasysh fjalet e tua kur ta takoj heren tjeter. Mirupafshim vella.-dhe iku duke lene pas nje Rafael te xhindosur. Nuk kishte ndermend te qendronte me shume aty, sepse e dinte se cfare e priste nga ai lloj Rafaeli qe kishte lene pas.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now