32

262 27 1
                                    

Tashme kishte pushuar se qari por vazhdonte te qendronte mbi varrin e tij. Nuk donte te largohej nga ai, jo me. Rrinte dhe kujtonte cdo kujtim me te. Ndonese nuk kishte shume, cdo kujtim per te ishte i vlefshem.

Keshtu, fajsonte veten se pse nuk e kishte kuptuar me pare se sa e donte, sa i rendesishem ishte ai per te, keshtu ajo do ja jepte ate rendesi ne kohe.

Momentet me te bukura me te ishin vertet pak, por tashme ishin thesari me i cmuar i saj.

U ngrit qe aty por kete here ishte ndryshe. Edhe ajo vete u ndje ndryshe. Por nuk i kushtoi rendesi pasi e gjithe ajo ndjesi e tille zgjati shume pak, ne nje fragment sekondash.

U ngrit ne kembe dhe po veshtronte vendin ku ate e kishin varrosur. Tashme nuk po qante me por syte i kishte te kuq dhe te fryre nga te qaret e tepert. Ishte perhumbur ne boten e saj dhe nuk degjonte asgje perreth. Ishte ne ate bote ku ajo ishte me te, ku ishin te dy, te lumtur dhe se bashku.

Beri nje hap pas. Ishte koha te largohej nga ai vend. Do te ikte dhe sot nga ai por jo pa i thene nje mendim te fundit.

-E di...nese do te me dilje para tani dhe te me thoje qe nuk ke vdekur, qe ishte e gjitha nje genjeshter, une do te te falja. Mjaft qe ti te ishe serish ketu.

Por nga ta dinte ajo qe ato fjale te saj do ta corodisnin me shume pastaj, do ta benin te cmendej dhe do te duhej ti bente realitet.

-Ne rregull atehere, beje tani.-degjoi nje ze pas saj.

Te ishte gje mendja e saj qe po i bente nje loje te tille? Apo zemra? Kush me shume apo kush me pak, ajo u shokua. Zemra e saj ndaloi se punuari dhe mendja nuk po llogjikonte dot me. Nuk mund as te kthehej dhe ta shihte se kush i foli. Zemra e saj e njohu ate ze, por nuk mund ta pranonte, nuk mund ta besonte. Jo, jo ishte nje loje e mendjes. Mendja po i luante nje loje kaq te poshter, pavaresisht se e dinte se sa po vuante ajo.

Donte te kthehej pas, vetem e vetem qe ti provonte vetes se saj edhe nje here tjeter qe ai kishte vdekur, vetem qe te lendohej serish. Qe te mos shpresonte me sepse, per nje fraksion sekondi, ajo kishte ndjere shprese, kishte shpresuar qe kishte qene ai qe i kishte folur dhe qe ai ishte gjalle, qe kishte ardhur serish per te. Por aq zgjati dhe ajo fije shprese.

Hodhi syte per nga guri i varrit te tij. Veshtroi thelle ate gur sikur te ishte duke i kerkuar llogari, si te ishte duke i thene qe pse e le shpirtin e tij te dale jashte nga ai varr, qe pse nuk e mbajti aty brenda bashke me trupin e tij.

Por nga ta dinte Andrra qe ai varr nuk arriti te fuste brenda as trupin e tij jo me shpirtin, ate shpirt qe i perkiste asaj, qe ai e kishte mbajtur me zor, me dhune pas atij trupi para tre muajsh, vetem e vetem qe te mos largohej nga kjo bote, te mos vdiste, te mos largohej nga ajo.

-Per pak mendova se e degjova vertet ate ze,-tha ajo me ende duke pare gurin para saj,-por jo me. Nuk do te kerkoj me shprese aty ku nuk ka.-tha ajo dhe u kthye te largohej.

Por surpriza e vertet ndodhej pikerisht pas saj, ajo fije shprese pas se ciles ajo do te kapej aq fort ne ditet ne vazhdim dhe ndoshta gjate gjithe jetes se saj.

Sapo u kthye pas, u ndesh me nje pale sy te zinj qe e veshtronin intensivisht plot dhimbje, mall dhe pendese. Nese pak me pare perpiqej ti mbushte mendjen vetes qe ishte pjese e imagjinates se saj, tani nuk po mendonte fare. Tashme e vetmja gje qe bente ishte qe ta shikonte ate dhe duke mos iu besuar syve. Nje lot rrodhi nga syte e saj, me pas nje tjeter e nje tjeter derisa kishte filluar te qante. Por lotet nuk e ndaluan te shquante mire personin qe qendronte perballe saj, dhe te shikonte qe ai po afrohej tek ajo.

Jo, jo nuk mund te ishte e vertete. U spraps pas gjithnje  e me shume me cdo hap qe ai hidhte drej saj. Derisa ai ndaloi. Te njejten gje beri dhe ajo gjithashtu. U kthye drejt atij varri te mallkuar dhe po kerkonte nje pergjigje, nje shpjegim. Pse ai e kishte lene fantazmen e tij te dilte jashte? Pse? Ajo kishte vuajtur mjaft. Pse donte ta torturonte akoma me shume dhe pikerisht ne kete menyre?

-Andrra...

Monologun e saj me varrin bosh te tij e nderpreu ai ze. Ajo u kthye ngadale drejt tij dhe ai ishte aq afer tani. Aq afer saqe nuk i dukej e vertete.

-Jam ne enderr...-tha ajo mes lotesh.

-Andrra...

-Ti nuk je i vertete...

-Jo, vogelushe...-tha ai dhe zgjati doren drejt saj. Aq mjaftoi qe Andrres ti binte te fiket dhe ai e kapi. Ajo ra serish ne duart e tij dhe kete here ne nje menyre me te rrezikshme. Sepse kete here ai ishte kthyer nga vdekja posacerisht per te, vetem per vogelushen e tij.



Rafael's POV

Te kishte ate serish ne krahet e tij...oh sa e kishte enderruar kete moment keta 3 muaj. I kishte dhembur si dreqi te dinte se ajo e mendonte te vdekur dhe aq me shume kur ajo vuante per dicka qe nuk ishte as e vertete. Por nuk mund te bente asgje. Ai kishte qene  vertet ne rrezik per jeten pasi plumbi kishte qene shume prane zemres.

Pas atij sulmi e kishin cuar ne spital per ta shpetuar sepse nuk kishte vdekur ende. E kishin futur ne sallen e operacionit te gjalle poe e nxorrn si te vdekur sepse po, ai kishte vdekur njehere, kishte pesuar vdekje klinike. Ajo nuk kishte shkuar atje dhe nuk mund te kishte qene me i lumtur per kete. Por Leonardi kishte qene. Dhe ne momentin kur ate do ta nxirrnin nga morgu per t'i bere nderimet e fundit, ai ishte zgjuar. Tmerruese per kedo qe kishte qene aty por ai u ringjall.

Leonardi kishte qene ai qe kishte marre vendimin ta shpallnin te vdekur. Edhe atij i dhimbte ta shihte vajzen e tij te vuante aq shume por dhe te ndryshonte gjithashtu, sepse ndryshimi qe kishte ndodhur me te pas gjithe kesaj kishte qene negativ.

Por ja ku ishin tani. Rafaeli duke cuar Andrren qe ndodhej pa ndjenja ne shtepi dhe Leonardi qe i priste atje, duke menduar per zhvillimin e kesaj historie por edhe se si do tia shpjegonin asaj te gjithe kete lemsh qe kishin bere.




Tttaaattaaaaa....he m thash qe nk e kisha vrar me verte....ja ku esht dreqi si kokrra molles😂😂

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now