13

308 24 2
                                    

Ndodheshin ne avion dhe po prisnim qe te nisej. Ishin ulur bashke dhe asnjeri nuk po fliste. Ora ishte 9:15am dhe pas pak do te niseshin per ne Shqiperi.

-Kam frike,-tha Andrra pas pak, duke thyer heshtjen. Gjate gjithe mengjesit nuk kishin shkembyer  fjale.

-Vertet?-e pyeti Rafaeli,-Ne fakt eshte e cuditshme. 

-Cfare eshte e cuditshme?

-Se si e bija e nje mafiozi nuk eshte mesuar ende me keto gjera. Gjera msfiash, dmth.

-Epo babai im me ka mbrojtur gjithmone dhe nuk me eshte dashur te di se si funksionojne keto gjera.Pastaj, ai nuk ma ka imponuar kurre qe te jem pjese e ketyre gjerave dhe nuk mund ti jem me mirenjohese per kete gje.

-Gabim, sipas mendimit tim.
Nese une do te kisha nje femije, qofte djale apo vajze, gjera e pare qe do ti mesoja do te ishte si te mbante nje arme dhe me pas shenjestren.

-Po tallesh? Cfare lloj prindi je ti qe deshiron kete lloj jete per femijet e tu?

-Ne fakt, une nuk jam prind keshtu qe nuk eshte ndonje problem i madh. Pot hejj, duhet tia le dikujt te gjithe ate perandori qe kam ngritur apo jo?

-Jo.-iu pergjigj shkurt ajo. Do ta vazhdonin akoma me shume diskutimin nese nuk do te ishte per stjuardesen qe po lajmeronte per nisjen e fluturimit. 

Udhetimi kaloi i qete dhe e kaluan thuajse ne heshtje. Andrra fjeti pak gjume ndersa Rafaelin nuk e zuri gjumi. Po mendonte per kete udhetim dhe sa i rendesishem ishte. Dhe i rrezikshem gjithashtu. Do te ishte ne nje vend te huaj, te panjohur prr te. Nuk kishte ndonje influence te madhe ne ate vend sepse shqiptari i vetem me te cilin kishte bere ndonjehere biznes ishte Leonardi dhe ate e kishin rrembyer. Te tjeret qe njihte nuk e kishin shume qejf dhe nuk donte kurrsesi qe ta merrnin vesh se ai ishte ne Shqiperi.

-Rafael,-zeri i dobet i Andrres e shkundi nga mendimet. Sic duket ishte zgjuar pak me pare dhe ai kishte qene aq i perhumbur ne mendime saqe nuk e kishte vene re.

-Po,-iu pergjigj ai.

-Eshte cdo gje ne rregull? Mu duke i shqetesuar.

-Deri tani cdo gje shkon mire. Gjithcka do te filloje kur ne te zbresim nga ky avion. 

-Qe do te jete pas gjysme ore.

-Cfare?

-Oh, he pra tani. Nuk e degjove stjuardesen qe lajmeroi pak me pare qe per gjysme ore do te ulemi?

-Hmm, jo ne fakt. Isha...i shperqendruar. Sa kohe ke qe je zgjuar?

-Pak minuta.

-Pra, per cfare kishe frike?

-Ah...epo, per gjithcka. Dua te them, eshte nje situate per te pasur frike apo jo?

-Cdo gje do te shkoje mire.

-Thua valle?

-E di qe nuk ke shume besim tek une, por une do te te provoj te kunderten. Do te te bej te me besosh, madje me shume sec i beson vetes.

-Eshte gje ky nje premtim?

-Po. Eshte nje premtim. Diten kur ta kuptosh kete gje, do te jete dita kur une do te kem zene nje vend te rendesishem ne jeten tende.

Andrra filloi te ndihej ne siklet. Nje njeri si ai nuk mund te futej ne jeten e saj. Nuk duhej. Dhe ajo sdo e lejonte. Do te ikte gjithmone nga ai, sapo te shpetonte nga kjo situate. Rafael Kintana nuk ishte askush per te dhe sdo te ishte kurre. Papritur, ndjeu nje ndjesi te cuditshme. Avioni po ulej dhe ky ishte nje cast shume i frikshem per Andrren. E urrente kur avioni ulej ne piste. Gjate kohes kur ai do te prekte token dhe e gjithe pesha do te leshohej ne ato rrota te vogla, asaj i dukej sikur avioni do te rreshkiste nga momenti ne moment dhe do te humbte ekuilibrin dhe pastaj...epo pastaj mirupafshim. Dhe ky ishte i njejti moment. Po tmerrohej. 'Edhe pak, edhe pak' mendonte me vete. Ne castin final, instiktivisht kapi doren e Rafaelit dhe e shtrengoi fort. Rafaeli ne fillim e pa me habi nga ky veprim i papritur por pastaj e kuptoi friken e saj dhe qeshi me vete. 

-Qetesohu, vogelushe. Mbaroi tashme.-i tha ai duke i peshperitur ne vesh. Nderkohe Andrra e kuptoi cfare po bente kur u permend nga fjalet e tij. Menjehere e hoqi doren dhe pa ate te buzeqeshte. Ndjeu faqet ti skuqeshin dhe kjo nuk ndodhte shpesh. Ndersa ai qeshi akoma me shume me shprehjen e fytyres se saj. E kuptoi qe ishte ne siklet dhe prandaj nuk e ngacmoi, edhe pse kishte shume deshire qe ta bente. Por cdo gje ne kohen e duhur, mendoi.

Zbriten nga avioni dhe pas nje pritjeje te gjate ne nje rradhe te gjate ne nje linje te gjate, dolen nga aeroporti. Vendosen te merrnin nje makine me qera aty sepse do u duhej per ditet ne vazhdim. U nisen drejt qytetit te Tiranes dhe po diskutonin se ku do te shkonin.

-Nuk do te shkojme ne asnje nga shtepite e babait tend. Kjo do te ishte e rrezikshme. Mund te na gjenin lehte.-tha Rafaeli.

-Atehere ku pra?

-Ne nje hotel, sigurisht.

-Por a nuk mund te na gjejne dhe ne hotel serish? Dua te them, ne do te regjistrohemi me emrat tane dhe do te na njohin.

-Hahaha, seriozisht e ke ti? Dhe une qe po mendoja se pse nuk me kishe pyetur ende.

-Cfare te te pyesja? Dhe cfare ka prr te qeshur?-e pyeti Andrra kur pa qe ai vazhdonte te qeshte me te.

-Shiko pak pashaporten tende.-tha ai dhe mezi po mbante te qeshuren. Nuk mund ta besonte qe ajo nuk e kishte vene re akoma. Ishte vertet aq naive saqe nuk e kishte hapur pashaporten nje here te vetme gjate gjithe rruges? As ne kontrollet ne aeroport madje. Thjesht ia kishte dhene punonjesve dhe e kishte marre serish mbrapsht, pa e hapur fare.

-Cfare eshte kjo?-pyeti Andrra, me nje shprehje te habitur ne fytyre sapo kishte lexuar te dhenat e saj ne pashaporte.

-Cfare ka Eloise e dashur?-e pyeti Rafaeli qe dukej sikur do te shperthente nga te qeshurat nga momenti ne moment.

Ndersa Andrra kishte shtangur. Ai i kishte nderruar pashaporten e saj me nje fallco. Kishte nderruar identitetin e saj dhe ajo nuk kishte marre vesh asgje. Eloise Hunter. Ky ishte emri i saj i ri. Kombesi angleze.

-Si e bere kete?-e pyeti Andrra vetem pasi mori veten nga ajo "tronditje" shokuese. Nuk ishte problemi qe i kishte nderruar identitet, sepse fundja fundit kjo ishte dicka e duhur per te miren e misionit. Me shume  e kishte inatin me veten qe nuk e kishte kuptuar.
-Pse nuk me the gje?-e pyeti serish.

-Mendova se do ta kuptoje.-i tha ai. Sigurisht qe nuk do ta linte pa u tallur pak me te.
-Pra, ne cilin hotel do te shkojme?-e pyeti ai, ne perpjekje qe ti shpetonte pyetjeve dhe qortimeve te saj.

-Vazhdo te ecesh drejt.-i tha ajo, duke u perpjekur qe ta injoronte ate dhe shikimet tallese te tij. 'Budallaqe' mendoi.

*Pas nje ore*
Ndodheshin ne recepsionin e hotel "Theranda" dhe po benin prenotimin e dhomave. Ne fakt, po e bente Rafaeli. Andrra po veshtronte rreth e qark sallonit te hotelit. Kishte nje arredim te bukur. Po vazhdomte te admironte vendin kur veshet i kapen zerin e Rafaelit kur tha "Nje dhome dopio". Nuk do te flinte ne te njejten dhome me te, asnjehere. U kthye nga ai dhe ishte gati ta kundershtonte por ai u tregua me i shpejte dhe e kapi per dore dhe u nisen drejt ashensorit.
Sapo dyert u mbyllen, e mbeshteti Andrren pas ashensorit dhe mbeshteti koken e tij tek e saja.

-Ke frike mos te bej gje?-e pyeti me ze te ulet, por mjaftueshem qe Andrra ta degjonte dhe ta pushtonin dritherimat.

-Jo por...

-Shume mire pra sepse nuk me pelqejne vajzat frikacake.-tha u largua nga ajo.

-Pse duhet te fleme ne nje dhome,-filloi Andrra te diskutonte.-Une mund te...

-Jo nuk mundesh.-e nderpreu Rafaeli.-Nuk mund te te le vetem, sidomos gjate nates keshtu qe ky diskutim mbyllet ketu.-tha ai dhe doli sapo dera e ashensorit u hap. Nderkohe Andrra kishte ngelur ne vend e shokuar nga ky vendim i tij. 

-Eja pra,-i tha Rafaeli kur pa qe ajo nuk po levizte nga vendi.
-Pa merak,- i tha duke nenqeshur,-nuk do te bej asgje pa deshiren tende.


Me thoni se c'mendim keni per historine time.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now