19

342 26 3
                                    

Kishin nje jave qe ishin kthyer ne New York. Leonardi permiresohej dita-dites. Torturat qe i kishin bere i kishin shkaktuar shume plage ne trup por fati kishte qene ne anen e tij qe kishte shpetuar dhe qe nuk e kishin vrare akoma. Plani i tyre kishte qene qe te vrisnin Andrren ne fillim ne prezencen e Leonardit por Rafaeli ishte treguar me i shpejye dhe me i zoti.
Kishte pasur fat dhe i lutej zotit qe te kishte akoma sepse nuk e kishte bere akoma biseden me Andrren. As ajo nuk kishte kerkuar qe te fliste me te akoma. Po priste qe ai te sherohej dhe te rimerrte veten. Nuk donte qe ta lodhte me shume pasi as ato qe kishte kaluar nuk ishin te lehta. 

Tani ndodheshin ne shtepine e Rafaelit. Kishin vendosur te  qendronin atje derisa kjo mesele te mbaronte. Dhe me "mbarim" donin te thonin vrasjen e tyre. Ose te atyre ose te ketyre.  

Nderkohe Leonardi kishte thirrur Andrren ne dhomen e tij. Mqs ndihej me mire, kishte vendosur qe te fliste me te dhe ti tregonte gjithcka qe kishte ndodhur ne te kaluaren dhe qe e torturonin akoma. Por si? Duhet ta kishte menduar me mire ne fillim sesi tia tregonte dhe pastaj ta therriste. Por shume vone. Trokitjet ne dere tregonin se ajo kishte mberritur dhe se tashme ishte shume vone per tu kthyer pas. 

-Hyr,-iu pergjigj ai trokitjeve te saj.

-Baba, me kishe kerkuar?

-Po, hyr te lutem.

Dhe ajo ashtu beri. U ul ne cep te krevatit. E ndiente qe kjo kishte per te qene nje bisede e gjate prandaj dhe zuri nje vend.

-Si ndihesh tani?

-Shume me mire, fatmiresisht. Kjo fale teje dhe Rafaelit.

-Baba, ti e di qe une do te kujdesem gjithmone per ty.

-E di bija ime, por kam frike se isha une ai qe nuk u kujdesa mjaftueshem per ty.

-Mos fol keshtu. Ti je kujdesur tere keto vite per mua. Pastaj mua nuk me ndodhi asgje.

-Sepse ishte Rafaeli. Ty te mbrojti ai jo une. Nese nuk do te ishte Rafaeli, ne tani do te ishim...

-Por nuk jemi. Kjo ka rendesi. Tani mbaroi. Ti shpetove.

-Mbaroi? Shpetova?
Jo Andrra, tani nuk mbaroi, tani filloi. Dhe une vertet qe shpetova kete here por ata hodhen hapin e pare pas kaq shume vitesh dhe jam i bindur qe nuk do te ndalen tani.

-Cfare ka ndodhur baba? Ne te kaluaren tende? Dhe c'lidhje ka me mua? Ata thane qe ishte faji im dhe i mamase sime. Pse? 

-Andrra me degjo. Pavaresisht cdo gjeje qe une do te te tregoj tani, mos harro kurre dicka:ti dhe mamaja jote jeni njerezit me te pafajshem ne kete histori. Dakort? Cdo gje e bera une dhe me beso, ishte vetem nga dashuria per nenen tende.

-Po te degjoj.

-Shume mire atehere. Cdo gje nisi para 27 vitesh. Atehere une isha nje djale i ri dhe trashegimtari i vetem i babait tim. Im ate, dmth gjyshi yt, ishte nje njeri i drejte dhe ndryshe nga shume shqiptare te asaj kohe. 
Ne ate kohe isha i fejuar dhe pas tre  muajsh do te martohesha. Duhet te dish dicka...nusja nuk ishte mamaja jote. Ashtu si une, dhe ajo ishte e bija e nje mafiozi shqiptar, por jo aq te fuqishem sa babai im. Ishte vajza e vetme ne ate familje dhe kishte dy vellezer. Dihej qe martesa jone ishte me shume per ceshtje biznesi sesa deshire per te bere nje krushqi normale si njerez normale. Te gjithe e dinim kete. Madje dhe vajza. Por pavaresisht kesaj, pavaresisht se dinte qe ishte trajtuar si nje placke lufte, serish ajo u dashurua me mua. Ishte e bukur, me duhet ta pranoj. Por une nuk e doja. Dhe e di pse? Sepse doja mamane tende. Kisha kohe qe isha dashuruar me te. Gabimi im me i madh ishte qe nuk i tregova babait tim per kete dashuri qe ne fillim. Jam i sigurt qe ai do te kishte gjetur nje zgjidhje per kete.
Mamaja jote ishte studente ne Tirane ne liceun artistik. I binte violines.  Ishte mjaft e zonja. E kam njohur ne nje mbremje qe zhvillohej per Vitin e Ri ne nje salle ballosh dhe ajo se bashku me disa te tjere te liceut po jepnin nje koncert. Ishte e magjishme. U dashurova me shikim te pare. Per nje moment harrova qe isha i fejuar. Ashtu sic harrova kur e pergezova pas shfaqjes, jashte salles kur po ikte. E harrova fejesen edhe kur fillova te shoqerohesha me te. E harrova kush isha dhe cfare beja kur rashe ne dashuri me te dhe bera qe edhe ajo te dashurohej me mua. Ajo me tregoi cdo gje per veten:sesi kishte mbijetuar ne jetimore, per punen, per dashurine per muziken. Ndersa une...une e genjeva per gjithcka. E megjithate ne perjetuam nje histori dashurie. Por cdo gje ishte shume e bukur per te qene e vertete. Me duhet ti tregoja. Nuk mund ta genjeja pergjithmone. Keshtu qe nje dite vendosa ti tregoja cdo gje per jeten time. Dhe ate dite ajo vendosi te ikte nga une. Nuk mundi te ma falte. Te pakten jo aq shpejt. Kur shkova ne shtepi, te gjithe e vune re ndryshimin tek une. Isha i lodhur, i thyer dhe i deshperuar. Babai ishte i pari qe me pyeti nese kisha ndonje problem. Por une nuk e kisha me vajzen qe dashuroja qe te me thoshte te luftonim per njeri-tjetrin prandaj dhe iu dorezova fatit tim. Nuk i tregova asgje. Pas kesaj e hasja here pas here Eleonoren ne rruget e Tiranes dhe arrija ta shikoja qarte vuajten ne syte e saj. Por nuk mund te beja asgje sepse dhe une vete po vuaja.
Cdo gje ndodhi nje jave para marteses. Nuk do ta harroj kurre ate nate, ate nate qe me ndryshoi gjithe jeten.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now