24

339 30 5
                                    

-Rafael, cfare po ben ketu?-pyeti Leonardi i cili dukej konfuz por dhe pak i inatosur-Dhe pse je duke qeshur si i marre?

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Nje i kapur mat. Ja cfare ishte ne keto momente. I zene ne flagrance. Po tani si t'ia bente? Leonardi do ti kerkonte llogari se cfare bente kaq heret ne mengjes duke dale nga dhoma e vajzes se tij dhe kishte te drejte. Nuk po i pelqente me ideja e tij. 

-Une...une...epo...erdha te shihja nese Andrra ishte zgjuar.

-Dhe perse duhet ta shihje sezben ate?

-Epo, me duhej te diskutoja ne lidhje me te ne lidhje me dicka.

-Ne lidhje me cfare?

-Po ja...shkojme te hame mengjes me pare? 

-Rafael, ne lidhje me cfare?

-Dakort pra, do te te tregoj gjithcka. Eja te shkojme ne zyren time.

Shkuan ne zyre dhe Leonardi dukej i vendosur qe te mos i falte asnje minute kohe.

-Pra, cila ishte urgjenca qe doje te flisje me aq patjeter me vajzen time?

-Perpara se une te te tregoj gjithcka, duhet te me premtosh qe nuk do te marresh asnje vendim te nxituar apo te inatosesh, ne rregull? Dua vetem te me kuptosh, edhe nqs nuk me mbeshtet.

-Duhet te filloj te trembem?

-Leonard, une...Shiko Leonard, e di qe kemi qene shoke prej kohesh dhe une sot jam ketu vetem ne sajin tend. E di qe eshte e veshtire per tu degjuar gjithashtu por nuk mund te bej asgje. Leonard, une...une jam i dashuruar me vajzen tende.

E tha me ne fund. Pas gjithckaje e pranoi. Ia pranoi dikujt pervec vetes se tij. E tha haptaz, me ze te larte. Iu duk sikur u clirua nga dicka shume e madhe. Por pastaj u kujtua qe tani kishte nje problem akoma me te madh. Leonardi.
Pa nga ai dhe nuk mund te shihte pertej fasades se syve te tij. Ndjeu frike. Si rralle here ne jeten e tij ndjeu frike. Kishte frike se ndoshta ai do ta kundershtonte, se ndoshta babai i vajzes qe ai dashuronte nuk do ta pranonte, ndoshta ngaqe nuk deshironte te humbiste nje mik, te vetmin mik qe i kishte mbetur, sepse tjetrin sapo e kishte humbur.

Leonard's POV

-Leonard, une...Shiko Leonard, e di qe kemi qene shoke prej kohesh dhe une sot jam ketu vetem ne sajin tend. E di qe eshte e veshtire per tu degjuar gjithashtu por nuk mund te bej asgje. Leonard, une...une jam i dashuruar me vajzen tende.

~~~

I dashuruar? C'donte te thoshte Rafaeli me kete? Per cfare dashurie po fliste? Per te njejten dashuri qe kishte ndjere edhe ai para ca vitesh? Nuk mund te ishte. S'duhej te ishte. Apo duhej? Jo,jo, cfare po mendonte keshtu? Andrra...ajo nuk do ta pranonte kurre. Apo do ta bente? Fjalet e saj nuk premtonin nje dashuri te tille, sidomos me Rafaelin, me dike si Rafaeli me. Por ndoshta ajo do te bente nje perjashtim per Rafaelin. Mbase ajo do ta pranonte ate. Po ai a donte qe ajo ta pranonte?

-Leonard, nuk do te thuash asgje?

Ndoshta dashuria e Rafaelit do te ishte shpetimi i vajzes se tij. Nese Rafaeli e donte vertet, ai do ta mbronte ate nga cdokush. Por edhe ai e kishte dashur Eleonoren e tij dhe serish nuk mundi ta shpetonte. Mjaft tani. Nese Andrra do ta donte gjithashtu...

-Leonard, e di qe...

-Cfare mendimi ka Andrra per kete? Te do edhe ajo?

-Jemi ne diskutim e siper. Ajo nuk deshiron ta pranoje...akoma.

-Mendon se ajo do te te doje nje dite?

-Nuk mendoj, jam i sigurt.

-Po nqs jo?

-Nuk e kam menduar ende kete pjese, por mendoj se dashuria qe kam per te do te me bej te marr vendimet me te mira per te.

-Po une cfare duhet te mendoj? Cfare duhet te bej? 

-Leonard, nese Andrra nuk me do, ti ke te drejte ta largosh ate nga une por nqs po...nuk do te ta fal sado miq te jemi...

-Miq?! Ti je dashuruar me vajzen time! Po ti ku e le miqesine?

-Nuk mund ta ndaloja. Ti ke rene vete ne dashuri me pare. Me dike qe ne ate kohe ishte e ndaluar, e pamundur. Prandaj me kupto. Te lutem Leonard.

-Une...une thjesht nuk dua qe vajza ime te perfshihet me shume ne kete bote.

-Nuk mendon se ajo eshte perfshire mjaftueshem deri tani? Dhe ti e di shume mire qe une jam i vetmi qe mund ta mbroj ate, edhe me mire se ti madje. Mendoje nqs nuk me kthen nje pergjigje tani.

-Atehere mendo edhe ti dicka. 

-Cfare?

-Nese ajo nuk te pranon, mos u udhezo nga inati dhe ta lesh ne meshire te fatit vajzen time por nga dashuria dhe mbroje pavaresisht gjithckaje.

-Do ta bej.

-Atehere te uroj fat sepse te nevojitet.


Cfare ndjesie te kthehesh serish ketu......sorry for not updating for soo long but is school foul 😂😂not mine...maturante maa😂😂😂☺

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now