14

280 27 1
                                    

Ndodheshin ne dhomen e hotelit dhe nuk kishin shkembyer asnje fjale qe nga ndodhia ne ashensor. Gjate kesaj kohe, Rafaeli kishte bere telefonata pafund me disa nga vartesit e tij ndersa Andrra thjesht kishte ndenjur ulur ne shtrat duke veshtruar tavanin dhe duke u menduar. Sic dukej, ai nuk ishte pa asnje plan sic ajo pandehte. 

-Pusho sonte vogelushe,-i tha Rafaeli sapo mbylli telefonaten e fundit.-Neser do te jete nje dite e madhe.

-Cfare do te ndodhe neser?-e pyeti Andrra duke u ngritur nga shtrati.

-Ajo per te cilen kemi ardhur apo jo? Ne fund te fundit, nuk do te rrime qe te presim te na sulmojme. Jemi ne ata qe do te sulmojne te paret.

-Pra, ke ndonje plan?

-Do te te tregoj gjithcka me vone.Tani do te hame darke.

-Darke?

-Po, pse nuk ha ti?

-Jo, thjesht e kisha humbur sensin e kohes. Nuk e kisha kuptuar qe eshte koha e darkes. Ku do te shkojme?

-Poshte tek restoranti i hotelit. Do te doja shume te te nxirrja jashte ne nje darke romantike por cte bejme? Keto jane kushtet. Nuk mund te rrezikojme. Me kupton apo jo?

-Po,po nuk ka problem. Nuk kam shume uri gjithsesi.

-Eja pra.

Dolen nga dhoma se bashku dhe u drejtuan per nga restoranti. U ulen ne nje tavoline ne nje zone paska te vecuar dhe sa me larg pjeses tjeter te njerezve. Nuk kishte shume veta, por serish rreziku mbetej rrezik. Porositen dhe ndersa po prisnin, vuri re qe Rafaeli po veshtronte dicka pas saj. Nga kureshtja e tepert ktheu koken te shihte se c'ishte ajo gje aq interesante. Por u be pishman menjehere. Ai mafioz i dreqit po shikonte dy vajza qe ndodheshin disa tavolina para tyre. Nje vale emocionesh inati dhe zemerimi e pushtuan te teren. Donte tia shkulte syte nga vendi ne ato momente dhe mezi po e mbante veten. Ndersa ato vajzat vazhdonin te qeshnin dhe e ngriten zerin pak me shume, me qellim qe Rafaeli ti degjonte. Benin biseda nga me te ndryshmet por rreth nje boshti:djemte. Tregonin preferencat e tyre per djemte dhe budallalleqe te tilla. 'Sa keq qe nuk ju kupton dot' mendoi Andrra me vete. Nderkohe Rafaeli kishte filluar te buzeqeshte dhe tu hidhte shikime te tjera vajzave, te cilat benin sikur nuk e kuptonin dhe vazhdonin te qeshnin gjoja me njera-tjetren. 
Ishte bere gati per ti folur por e nderpreu kamarieri i cili solli porosine dhe i uroi nje 'Ju befte mire' klishe. 

-Me falni nje sekond,-i tha kamarierit i cili u be gati te ikte.-A mund tju kerkoj nje nder?

-Po, patjeter zonjushe. Si mund tju ndihmoj-iu pergjigj ai me miresjellje.

-Pas nesh eshte nje tavoline me dy vajza. Jane duke bere shume zhurme dhe po na shqetesojne mua dhe te dashurin tim. A mund ti kerkoni ju lutem qe te ulin pak zerin? Une do ua kerkoja vete por nuk dua te tregohem e pasjellshme.-i tha.

-Po, sigurisht qe po. Ne fakt,-tha ai-atje do te shkoja sepse u ankuan dhe disa kliente te tjere gjithashtu. Pa merak se do ta rregullojme.

-Faleminderit,-i tha Andrra kurse kamarieri u largua duke i dhuruar nje buzeqeshje te madhe.

Nderkohe Rafaeli po plaste nga inati. Andrra po i fliste kamarierit i cili dukej shume i interesuar ne kete bisede dhe u largua i lumtur. Ajo qe e acaronte me shume ishte qe ata po flisnin shqip dhe ai nuk po kuptonte asgje.

Nderkohe qe ai nuk kuptonte asgje, Andrra e kishte kuptuar shume mire fytyren  tij te inatosur. Mire ti behej. Ajo nuk beri asgje te keqe me kamarierin kurse ai edhe i buzeqeshi atyre budallackave. Po kenaqej me gjendjen e tij gjate bisedes me kamarierin,prandaj dhe i ktheu buzeqeshjen kur u largua. Ktheu syte nga Rafaeli dhe ai dukej sikur do ti vriste ne ato momente, ate dhe djaloshin. Injoroi shikimet e tij vrastare dhe filloi te hante. 

-Ushqimi qenka shume i mire.-tha. Nderkohe Rafaeli nuk kishte ngrene asgje por thjesht e shikonte kur hante dhe here pas here pinte nga gota e tij e veres. 

-Ti sikur nuk kishe uri? Mos ndoshta te erdhi uria nga biseda me kamarierin bukurosh?-i tha ai dhe nuk mund ti fshihte notat e xhelozize ne fjalet e tij.

-Bukurosh? Ah, po. Ishte mjaft terheqes ne fakt dhe rezultoi dhe shume i sjellshem madje. Sigurisht qe dhe ai ndihmoi ne urine time. Por le te themi qe mu kthye deshira prr te ngrene kur nuk po degjoja me zerin e disa budallackave qe po llomotisnin pa pushim.-dhe ktheu koken per nga tavolina e tyre. Por ato ishin larguar dhe nuk mund te ishte me e lumtur per kete. 
-Oh, qenkan larguar-tha.-Shume me mire atehere apo jo?

-Te shqetesuan ato vogelushe? Po te doje, mund te me thoje mua dhe e rregulloja une ate pune.-tha dhe e ktheu dhe nje here goten e veres.

-Dhe si do ta beje kete? Do uleshe ne nje tavoline me to, ne menyre qe te te kishin afer dhe te mos ishte me nevoja qe te bertisnin qe ti degjoje ti? Por pa merak, kamarieri u tregua aq i sjellshem saqe e rregulloi ai ate pune.

-Do te thuash se per kete gje po bisedoje me kamarierin? 

-Hahaha po pse? Mos u bere gje xheloz?

-Une xheloz? Mos me bej te qesh. Ishe ti ajo qe u bere xheloze. 

-Sigurisht qe jo. Mjaft me kaq tani. U ngopa. Po shkoj te fle.-dhe me aq u largua per ne dhomen e gjumit.

Ishte e acaruar shume ne ato momente. Nuk donte qe te qendronte afer Rafaelit akoma me shume. Kishte frike nga fjalet qe mund te thoshte nese ajo bisede do te vazhdonte akoma. E acaronte fakti qe Rafaeli ishte shume serioz teksa fliste, sikur te ishte i sigurt qe fjalet e tij ishin te verteta dhe nuk i pelqente kjo gje. Por me shume ishte acaruar nga vetja sepse thelle brenda saj ajo e dinte qe Rafaeli kishte te drejte. E dinte qe ishte bere xheloze per te dhe gjithashtu dinte qe ai ishte bere xheloz per te. Nuk i pelqente kjo gje. Xhelozia tregon pranine e ndjenjave dhe ajo nuk mund ta toleronte kete gje.
Nuk donte te pranonte qe kishte ndjenja per Rafaelin por gjithashtu i trembej faktit qe ai mund te kishte ndjenja per te gjithashtu.

S'do mund te ikesh pergjithmone!Where stories live. Discover now