1.

1.3K 30 19
                                    

Ishte e hene, dita e pare e vitit te trete te gjimnazit dhe Ori ishte vone si gjithnje. Arsyeja:Gjumi. Serish kishte ndenjur duke enderruar nen driten e henes dhe teksa mendimet ndiqnin njeri-tjetrin koha kishte kaluar dhe ishte tashme me vetem tre ore gjume.
Nuk degjoi as alarmin as telefonin kur po i telefononte shoqja e ngushte. Pas pak hyn ne dhomen e saj mami dhe e zgjon nga gjumi me shume veshtiresi.
-Oriii zemer zgjohu se u bere vone. He tani zgjohu, harrove se ke shkolle sot?
-Edhe pese minuta te lutem mamiii.
-Jo asnje sekond me teper, qe tani je vone. Hajde ngrihu, behu gati dhe dil.
-Mire, ne rregull po cohem.
Ngrihet nga shtrati dhe ben nje dush shpejt e shpejt, vesh nje pale xhinse dhe nje bluze me menge te shkurtra. Merr canten dhe del.
Rruges per ne shkolle hap telefonin dhe shikon thirrjen e humbur nga Marina, shoqja e saj me e mire. E merr ne telefon.
-Alo,Marina?
-Ori, perseri ne gjume ti moj? Si nuk erdhe nje here ne kohe.
-Nejse tani po vij a keni hyre ne klase ju?
-Jo akoma per fatin tend eshte dita e pare e shkolles dhe po na mbajne jashte ne oborr te shkolles kot.
-Mire pra se po nxitoj te vij. Pafshim
-Shihemi.
Po nxitonte per te shkuar ne shkolle dhe nga nxitimi desh e shtyp nje makine.
-Hap syte ku kalon, idiot.
-Ju kerkoj ndjese por nuk ishte vetem faji im. Edhe ju nuk po e shihnit ku po kalonit.
Ajo largohet pa thene asnje fjale me teper. I kishte bere pershtypje ai djali qe po ngiste makinen. Ishte i gjate, i lezetshem, brun, pak zeshkan. Dhe per me teper nuk kishte reaguar keq kur kjo i bertiti. Perkundrazi i kishte kerkuar ndjese. Dhe ne keto mendime e siper i afrohet shkolles dhe takon shoqen e saj.
-Ckemi,
-Erdhe me ne fund.
-C'behet ketu, apo si gjithmone?
-Ç'te behet ketu aman. Asgje s'ndodh asnjehere, vetem po na mbajne kot se koti jashte ne pike te diellit.
-Shkojme te zeme ndonje hije me mire.
-Po ti cfare paske? E pyet Marina kur i shikon krahun e gjakosur.
-Desh me shtypi nje idiot. Kete e bera kur u shmanga dhe humba ekuilibrin. Thote duke treguar krahun
-A deshiron te shkojme ne spital?
-Jo moj nuk eshte aq serioze. Vetem te marrim ndonje leukoplast ne farmaci.
Te dyja dalin nga shkolla dhe shkojne ne nje farmaci aty prane per te blere leukoplastet. Kur kthehen nxenesit ishin gati per tu futur brenda dhe ato vendosen ne rreshtin e tyre.
Si gjithmone diten e pare te shkolles nuk behej mesim kurre dhe pas nje fjalimi te shkurter te mesueses kujdestare, ishin te lire te benin c'te donin.
Sivjet kishin edhe nxenes te rinj ne klase per shkak te zgjedhjes se re te lendeve. Teksa po degjonte muzike se bashku me Marinen, nje djale, me trup mesatar, me tipare shume te bukura, e perplasin tek ajo. Duhej te ishte i ri ne klase dhe prandaj se beri shume te madhe.
-Me fal, u perplasa pa dashje.
-S'ka gje vetem heres tjeter tregohu me i kujdesshem.
Atij i beri pershtypje kjo vajze, ishte brune, me floke te gjata me onde, kishte sy rrezatues qe tregonin vetem miresi. Dhe i pelqeu menyra se si u pergjigj, kaq qete. Sa do ta pyeste per emrin shoqja e saj e ngushte e mori dhe dolen se bashku.
Sapo dolen nga klasa.
-Kush ishte ai djali qe sapo u perplas me mua?
-Si kush ishte? Nuk e njeh?
-Sipas teje do te te pyesja po ta njihja?
-Po ka qene te klasa tjeter moj. Ka ardhur sivjet te ne.
-Sikur i njoh une ata te klases tjeter tani ja fut kot edhe ti.
-Ehuu, mire. Ai eshte Paulo, ka qene te klasa perballe, vete eshte i mire si djale po shoqerine e ka paksa jo te pershtatshme. Po si erdhi e u perplas me ty ashtu moj.
-Pff, kujt i behet vone. Gjithsesi kot pyeta s'me intereson.
-Kur s'te interesonte pse pyete?
-Ashtu kot, a e kam te ndaluar te pyes?
-Jo moj se po bej shaka.
Mesuesja u thote se jane te lire te shkojne pasi merret orari i dites se neserme. Te gjithe behen gati te dalin dhe cohen ne kembe pernjeheresh. Orit i afrohet Paulo dhe nderkohe qe te dy po kalonin pernjehere ai shmanget dhe e le te kaloje ate para. Ajo vetem i buzeqesh dhe vazhdon rrugen pa e kthyer koken prapa. Kthehet ne shtepi dhe nje mal me pune e presin sepse mami sot ishte gjithe diten ne pune dhe duhej te pergatiste ajo gjithcka.

Para se te flinte vuri 4 alarme ne menyre qe te zgjohej ne kohe neser. Nuk duhej me te vonohej. U perpoq te flinte por nuk ia arriti ne mendje kishte dy djemte te cilet ne menyre te cuditshme ishin perplasur me te. Vendosi te bente nje mini konkurs midis te dyve se kush ishte me i bukuri e kush ia vlente te dashurohej me te. U kenaq nga konfrontimi midis te dyve dhe sesa larg e coi imagjinata. Dhe sa hap e mbyll syte kishte kaluar mesnata. Tani u perpoq serish ti largonte mendimet por ato vinin si stuhi ne mendje. E megjithate ia arriti t'i largonte dhe te flinte e qete.
Mengjes.
Ra alarmi i katert dhe ajo me ne fund u zgjua. Ishte vetem ne shtepi sepse mamaja kishte shkuar ne pune me heret. Behet gati me ngadale dhe ben gati mengjesin te cilin ajo nuk e anashkalonte kurre. Duke ngrene po rrinte edhe ne instagram duke pare kot. Ne ate moment i vjen nje follow request nga Paulo. Per nje moment syte i shkelqejne dhe zemra i rreh, por per arsye qe nuk po i kuptonte. Nuk ia pranon menjehere sepse nuk e njihte por e la aty edhe telefonin dhe fiku internetin. Pasi hengri doli nga shtepia me mendje te peshtjelluar dhe me mendime te rrufeshme njeri pas tjetrit qe ia mbushnin mendjen plot. Rruges u takua me Marinen dhe u drejtuan bashke per ne shkolle. Sapo arriten Ori u habit shume. Tek rreshti i tyre ishte nje djale qe nuk e kishin pare dje. Por ajo se nga e njihte, i dukej shume fytyre e pare. Dhe pas disa castesh veshtrimi asaj iu kujtua. Ishte ai djali ne makine qe desh e perplasi te djeshmen. Po ç'donte ai aty?
-Ori a je mire? E pyet Marina
-Mire jam pse pyete?
-Sepse ka gjithe kete kohe qe te tregoj dicka dhe ti se ke mendjen fare.
-Aaa me fal nuk e di pse u perhumba. Cfare po thoshe?
-Po flisja per ate djalin aty, po ate te gjatin, me sy jeshil, ai flitet se ka qene i lidhur me nje nga vajzat e klases tone dhe e ka poshteruar aq keq saqe ajo e shkreta kishte tentuar te vrase veten.
-Po me cilen?
-Me Arditen. Ajo e donte dhe ky thjesht u tall me te edhe e la. Edhe kjo shkoi e piu gjithe ilacet e mundshme qe kishte ne shtepi.
-Sa budallaqe. Po a vritet vetja per nje djale moj. Sikur u mbaruan.
-Tani ajo e kishte hak ate qe i beri se nuk eshte edhe aq e mire.
-Nejse ne s'ka c'na duhet jeta e te tjereve. Por ky ishte ai qe desh me perplasi dhe ne pamje te pare nuk dukej djale i keq.
-Uaa te ka perplasur Darini???? Me siguri i ke pelqyer qe te eshte pergjigjur tamam.
-Aman ngela une per te pelqyeren e atij. Pastaj s'me pelqen mua ai. Le te futemi ne klase se s'ia vlen te merremi me fjale per tipa te tille.
Oret pasojne njera-tjetren dhe mesimet ishin relativisht te shkurtra si ditet e para te shkolles. Oriana po vezhgonte Paulon i cili i kishte bere follow por nuk po i afrohej fare per te folur. Thjesht po rrinte me shoket e tij dhe nuk po tregonte ndonje interes te vecante per te. Dhe mendoi se thjesht ia ka derguar vetem se e ka pare ne klase, domethene sa per numer. Vendosi te mos i kushtonte me rendesi atij dhe te perqendrohej vetem te mesimi. Nuk kishte kohe per shperqendrime te tilla si djemte...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now