22.

345 18 16
                                    

Te nesermen Darini duhej te largohej nga qyteti per te shkuar ne shkollen qe i kishte thene mamaja. Nuk donte te shkonte. Ate vendim e kishte marre ne kulmet e deshperimit, ndersa tani deshironte shume te rrinte vetem me Orin. S'dinte si ti thoshte mamase se tij. Ajo do te kujtonte se ai po tallej. Ne keto mendime e siper zgjohet Ori.
-Miremengjes. I thote duke buzeqeshur.
-Miremengjes e bukur. I thote Darini.
-Sa eshte ora?
-7:03.
-Te behemi gati per shkolle.
-Ori, duhet te flasim.
-Cfare ka ndodhur tani? Te lutem nuk dua me lajme te keqija.
-Jo nuk eshte lajm i keq. Pak i pakendshem po jo i keq.
-Po...
-Kur te pashe ate dite ty dhe Paulon...
-Pra, na paske pare?
-Po, po kaloja rastesisht dhe ju pashe ju te dyve teksa bisedonit. Syte e tu shprehnin frike por edhe dashuri e kuptova qe ti e doje. Dhe nuk mund te te shikoja teksa beje zgjedhjen e gabuar. Keshtu qe i thashe mamit qe te me regjistronte ne nje shkolle private.
-Pra nuk te paska detyruar mami qe te shkosh. Ti paske kerkuar vete. E pse?
-Sepse sic e thashe me siper te kam shume per zemer dhe nuk doja te te shikoja te beje zgjedhje te gabuara, nderkohe qe nuk mund te beja asgje per te te ndaluar. Dhe sot duhet te shkoj atje, por te premtoj se do te bej dicka qe te me perjashtojne shume shpejt. Ne menyre qe te kthehem serish.
-Oh Darin. Nuk ke pse ta besh. Po cfare shkolle eshte?
-Eshte gjimnaz, por qe permban edhe programe sportive dhe jam regjistruar ne skuadren e futbollit. Ne menyre qe te fitoj bursa studimi ne universitet ne ShBA.
-Uaaa Darin, seriozisht e ke? Duhet te shkosh patjeter. Ti do te behesh futbollist?
-Po me mesimet nuk jam ndonje gjeni dhe tek sportet ndihem shume mire. Sidomos tek futbolli.
-Nuk duhet ta lesh kete mundesi te te ike nga duart per mua. Darin duhet te ikesh, behet fjale per te ardhmen tende.
-Por te dua edhe ty ne te ardhmen time. Pastaj a do jesh mire vetem?
-Po une nuk jam vetem, kam Marinen. Pastaj mund te vish fundjavave dhe gjate pushimeve verore.
-Nuk e dija qe ishe kaq tifoze e madhe e futbollit.
-Une jam e fiksuar. Gjithmone kam dashur te kem dike te afert futbollist. Dhe ja tani do te kem shokun e ngushte. Sa bukur.
-Ori po te shkon vone per ne shkolle.
-Ah, harrova fare. Me duhet te behem gati shpejt dhe te dal. Hajde edhe ti mos u vono.
-Ne rregull. Ngrihemi dhe dalim.
Ata u bene gati te dy dhe dolen. Darini coi Orin deri tek shkolla dhe iku me makine ne shtepi per te marre valixhet dhe per t'u nisur per tek shkolla e re, ne kryeqytet. Ishte teper i lumtur, pavaresisht se nuk do te mund te shihte Orin perdite. Gjithsesi ishte pune muajsh dhe pastaj ata do te ishin gjithmone bashke. Kishte vendosur t'i tregonte per ndjenjat e tij sapo te mbaronte matura ne menyre qe ajo te mos shperqendrohej dhe te dilte mire ne provime...

Dashuri apo Dashuri?Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin