17.

351 20 0
                                    

Donte te zhdukej qe aty. Lufta ishte humbur dhe tmerresisht keq. Dicka po e shtrengonte ne kraharor, nuk po mbushej dot me fryme. I ra te fiket ne mes te rruges dhe disa kalimtare e ndihmuan dhe thirren nje ambulance. Ne spital erdhi menjehere mamaja e tij te ciles i thane qe nuk kishte asgje per t'u shqetesuar, i kishte rene te fiket nga stresi. E pyeten se mos po kalon ndonje periudhe te veshtire ne jete.
-Po, ne fakt. Une jam ndare me bashkeshortin tim para dy muajsh. Por ai u duk se e perballoi mire. Nuk e di tani.
-Mund te kete qene kjo por edhe dicka tjeter. E rendesishme eshte qe ai tani eshte mire. Sonte le te rrije ne spital dhe neser mund ta nxirrni.
-Ne rregull, faleminderit.
Ori ishte bere lemsh. Nuk dinte c'te mendonte. Per Paulon i kishte humbur shpresat dhe tani ja ai vete po i kerkonte qe te lidheshin. Cfare dite. Duhet menjehere te merrte Darinin ne telefon. Telefoni i dilte i fikur. U shqetesua sepse ai asnjehere nuk e fikte telefonin. Por mendoi me vete ta provonte me vone. Ne te njejten kohe ishte edhe shume e lumtur. Me ne fund e kishte kuptuar qe ndjenjat e saj nuk ishin te njeanshme. Por a ishte e drejte t'ia falte gjithe ato lendime? Nuk e dinte prandaj kishte nevoje per Darinin ne keto momente mirepo ai nuk dukej gjekundi. Dhe nuk kishte ndermend te dukej me tek ajo.
Anisa kishte nevoje per me shume kohe per te bere planin gati dhe keshtu tani per tani kishte vendosur qe te pranonte te ndahej. Me pas do te vazhdonte me planin e saj qe te kthehej serish me te.
Paulo i afrohet kafes ku do te takohej me Anisen. Kesaj radhe ishte i vendosur se do te ndahej perfundimisht. Nuk i interesonte me asgje tani qe ishte bindur qe Ori e donte akoma.
-Hej,
-Ckemi. Ia kthen Anisa.
-Degjo te thirra ketu sepse dua..
-Dua te ndahem me ty,Paulo.
-Prit nje minute. Si?
-Shkurt dhe qarte. Dua te ndahemi. Cfare ka ketu per te mos kuptuar?
-Po...
-Mos thuaj asgje. E kam kuptuar se ti nuk me do. Nuk bej njeri me zor qe te me doje. Vetem kam nje kerkese. Te mos e marrin vesh familja ime deri kur te vendos t'ua them une. Keshtu qe bej kujdes te mos te shohin me ndonje gjate kesaj kohe.
-Ne, ne rregull. Domethene kaq ishte?
-Kaq ishte. Lamtumire. Dhe Anisa largohet nga kafeneja. Kishte nje buzeqeshje djallezore qe i pershkonte fytyren.
-Prit dhe do te shohesh i dashur. Prit dhe do te shohesh. Ha ha ha.
Paulo ishte teper konfuz per sjelljen e Anises po kujt i behet vone. Ai ishte i lire. Dhe me nje fryme shkoi tek shtepia e Orit. I dergon mesazh:
-A mund te dalim per nje shetitje?
-Por a harrove ato qe te thashe?
-Jo nuk i harrova. U ndava nga Anisa. Te lutem zbrit poshte dhe te flasim.
-Ne rregull.
Ajo ishte me e konfuzuar se Paulo por njeherazi edhe e lumtur. Tentoi edhe njehere te telefononte Darinin dhe i dergoi nje mesazh. Ishte bere merak per te. Por nga ai nuk kishte asnje shenje. E cuditshme per te. Doli nga shtepia dhe u takua me Paulon.
-Ori, jam i lire. Me ne fund mund te jemi bashke pa kurrfare pengese.
-Ti nuk po tallesh?
-Jo. Madje nuk ishte nevoja te beja asgje. Ajo e kishte kuptuar qe nuk e doja dhe me kerkoi te ndaheshim. Vetem ka dicka...
-Cfare?
-Nuk duhet te dalim shume bashke. Sepse ajo nuk u ka thene akoma prinderve te saj. Duhet te presim pak.
-Une te kam pritur gjithe keta muaj, do pres edhe pak.
Dhe ai afrohet dhe i jep nje te puthur. Kesaj radhe te vertete. As ajo nuk e kundershton. Me ne fund ishin bashke...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now